GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Komisioni i Disiplinës bën “kërdinë”, dënon disa skuadra dhe lojtarë për thyerje të rregullave sportive

21:42 - 31/03/22
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Komisioni i Disiplinës bën “kërdinë”, dënon disa skuadra dhe lojtarë për thyerje të rregullave sportive
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka vënë disa gjoba ndaj disa klubeve dhe lojtarëve për thyerjen e rregulloreve sportive.

Komisioni ka dënuar lojtarin e Labërisë Fc, Alfredo Sinaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS duke e dënuar me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti, po ashtu dhe ekipin Labëria Fc, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Edhe lojtari i FC Gramozi, Edmond Osmani, është dënuar për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Bashkë me Osmanin është dënuar dhe Maldin Lice, për sulm ndaj kundërshtarit, me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FK Këlcyra, Haki Shele, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. KF Laçi U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21, kundër FK Apolonia U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

Komisioni ka dënuar dhe lojtarin e  Kukësit U-21, Alessandro Xhambazi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Po ashtu dhe lojtarin e  KF Egnatia U-21, Alessandro Kacbufi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FK Kukësi U-21, Ardit Hila, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti, ndërkaq lojtari i Shkëndija Tr. U-17, Ensar Tafili, dënohet me 4 (katër) ndeshje.

Lojtari i Football Republic U-17, Ardit Manjani, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Po ashtu është urdhëruar Sektori i Garave pranë FSHF për kryerjen e verifikimeve të nevojshme për çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-17 – Grupi B, midis Football Republic U-17 dhe Vora U-17.

Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-17 – Grupi B, midis KF Skënderbeu U-17 dhe Vora U-17. Urdhërohet Sektori i Garave pranë FSHF për kryerjen e verifikimeve të nevojshme.

Lushnja Femra U-16, për aktivizimin e dy lojtareve që nuk kishin të drejtë të luanin në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Femrave U-16 – Grupi B, kundër KF Skënderbeu U-16, në bazë të neneve 30/3 dhe 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3.

Lojtari i ROAMEL, Bledar Lami, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i ROAMEL, Kristi Vangjeli, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Friends Team, Gevi Madani, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Friends Team, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Sunday League – FSHF, kundër ROAMEL, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0. Pranimin e kërkesës së lojtarit të Football Republic U-17, Franc Rabeta, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Etiketa: denimefshfkomisioni i disiplines

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Para
Alibeaj kryetar grupi dhe jo kryetar i komanduar? Ja çfarë thotë Bylykbashi

Alibeaj kryetar grupi dhe jo kryetar i komanduar? Ja çfarë thotë Bylykbashi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com