GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kaos në komisionet parlamentare, TVSH i ndërpret sinjalin PD-së

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kaos në komisionet parlamentare, TVSH i ndërpret sinjalin PD-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka nisur me debate të ashpra, mbledhja e Komisionit të Ligjeve, ku deputetet e opozitës kanë injoruar vendimin e qeverisë për të zhvilluar mbledhje online.

Përfaqësuesit e PD janë paraqitur fizikisht në sallë, ndërsa ka qenë sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi që ka ndërprerë vazhdimisht drejtuesen e Komisionit, Klotilda Bushka, duke i kërkuar që t’i japi fjalën të flasë.

“Nuk na e cakton ti. Duam fjalën, jemi prezent. Ti je prezent në sallë, ne jemi prezent në sallë, na jep fjalën. Nuk na i cakton ti ku logohemi dhe ku punojmë ne. A ka mundësi të na e japësh fjalën? Nuk mund ti mohosh deputetëve të drejtën e fjalës,” tha Bardhi.

Pas përfundimit të takimi, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi tha se mbledhjet online janë për t’i mbyllur gojën qytetarëve, ndërsa shtoi se sipas tij, Rama po i mohon opozitës kundërshtimin e aferave korruptive.

“Mbledhja online është një mënyrë t’i mbyllur gojën qytetarëve. Ne do të zbatojmë Kushtetutën dhe Komisionet të zhvillohen fizikisht. Mandatin që na ka dhënë populli, të garantojmë transparencën nuk pranojmë që me këto mjete pretendojnë për pandemi, ne jemi këtu të mos e lëmë Edi Ramën që ta kontrollojë shtetin me afera korruptive. Ne do të marrim pjesë në Komisionet e tjera, opozita do të qëndrojë kështu. Ne nuk bojkotojmë, ishim prezent. Ne jemi prezent për të kundërshtuar këtë vendim dhe Edi Rama po i mohon opozitës që të marrë pjesë në komisione dhe të kundërshtojë aferat që ai përpiqet ti kthejë në ligj”, tha Bylylkbashi.

Komisioni i Shëndetësisë, PD akuzon PS: Ndërpreu transmetimin live!

Partia Demokratike ka akuzuar kuvendin se gjatë mbledhjes së Komisionit të Shëndetësisë, i kanë ndërprerë fjalën deputetes së PD, Albana Vokshi.

Sipas PD, në momentin që Vokshi ka marrë fjalën, në kanalin e RTSH që paguhet nga buxheti i Shtetit, është ndërprerë transmetimi i Komisonit.

“Kuvendi i Shqipërisë ndërpret transmetimin e mbledhjes së konstituimit të Komisionit të Shëndetësisë. Në kanalin rtsh kuvend që paguhet nga taksat e qytetarëve, mbledhja e Komisonit që drejtohet nga deputetja e PD, Albana Vokshi, u ndërpre kur zonja Vokshi po shfaqte fotografitë që tregojnë dy standardet e maxhorancës, mbledhje online për t’i kufizuar hapësirën opozitës dhe mbledhje fizike të qeverisë dhe PS pa respektuar masat për pandeminë”, shprehet PD.

Me herët përplasje pati dhe në Komisionin e Ligjeve, ku deputeti Oerd Bylykbashi pas përfundimit të takimit tha se mbledhjet online janë për t’i mbyllur gojën qytetarëve, ndërsa shtoi se kryeministri Rama po i mohon opozitës kundërshtimin e aferave korruptive.

Etiketa: Komisoni i Ligjeve

Lajme të lidhura

Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve
Breaking Views

Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve

21:51 - 26/10/26
Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë
Breaking Views

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

20:17 - 26/10/26
Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi
Breaking Views

Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi

19:51 - 26/10/26
Para
Champions League, zbulohet si do ndeshen sot Milan-Atletico Madrid

Champions League, zbulohet si do ndeshen sot Milan-Atletico Madrid

TË FUNDIT

Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve
Breaking Views

Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve

21:51 - 26/10/26

“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë në shesh për...

Lexo më shumë
Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

20:17 - 26/10/26
Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

20:02 - 26/10/26
Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi

Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi

19:51 - 26/10/26
Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë

Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë

19:41 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com