GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Komisioni i Ligjeve shtyn për nesër shqyrtimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Komisioni i Ligjeve shtyn për nesër shqyrtimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shtyu sot shqyrtimin e shtesave dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor, të propozuara nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike.

Në fillim të mbledhjes, kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka informoi mbi kërkesën e deputetit të PD-së, Oerd Bylykbashi për shtyrjen për ditën e nesërme të ndryshimeve në Kod, për shkak të pamundësisë për të marrë pjesë në mbledhjen e sotme.

Kërkesa e Bylykbashit gjeti miratimin e deputetit të PS-së, Damian Gjiknuri, ndaj komisioni vendosi shtyrjen e shqyrtimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Duke reaguar mbi këtë vendim, deputeti opozitar, Enkelejd Alibeaj e konsideroi pazarin e radhës mes PS-së dhe PD-së.

Alibeaj theksoi se prej 1 viti e gjysmë ka depozituar në Kuvend 10 projektligje për ndryshime në Kodin Zgjedhor të cilat nuk janë marrë ende në shqyrtim.

“Me sa duket për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dy vëllezërit siamezë nuk e kanë gjetur gjuhën sot. Ka të paktën 1 vit e gjysmë që kam depozituar një set ndryshimesh lidhur me Kodin Zgjedhor. Donit të bënit pazar si në 26 korrik dhe e bëtë atë pazar por nuk e bëtë aq mirë. Po sillni prapë një pazar të ri, po e shtyni dhe po e shtyni procesin. E kuptoj fare mirë, situata është fare e qartë për këdo se para respektimit të rregullave të këtij parlamenti prevalon gjithmonë marrëveshja, por ju së paku si kryetare e komisionit jeni të detyruar që ato propozime të miat t’i sillni t’i shqyrtojmë”, tha Alibeaj.

Në përgjigje të Alibeajt, Bushka sqaroi se dy projektligjet të cilat u shtynë për nesër kanë në thelb votën e diasporës për mbulimin e kostos për kthimin e fletëve të votimit si dhe çështjet e mirëorganizimit të procesit të kërkuar nga KQZ.

“Këtu nuk bëhet fjalë për pazar. Sa i takon nismave tuaja, po kemi një proces i cili përveç nismave tuaja ka edhe nisma të tjera. Edhe unë kam një nismë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor që jam pjesë e punës në këtë Kuvend, por siç ka një traditë parlamentare ka tashmë një proces që duhet të ndodhë me bashkëdakordësinë e të gjithëve dhe ka po ashtu rekomandime të OSBE/ODIHR që duhet të adresohen. Është një proces në vijim, kur të jeni të gjithë dakord të ulemi në këtë komizion dhe të shqyrtojmë këto çështje”, tha Bushka.

Etiketa: kodi zgjedhorKomisioni i Ligjeve

Lajme të lidhura

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani
Aktualitet

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve
Aktualitet

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26
Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)
Aktualitet

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26
Para
A e largon kafeja dhimbjen e kokës? Ja këshillat që duhet të ndiqni

Kafja e tepërt çon në akumulimin e yndyrës në bark

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani
Aktualitet

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26

Protesta para Kryeministrisë ka marrë tjetër drejtim në mbrëmje, pas disa orësh pa incidente. Fillimisht, drejt godinës është hedhur një...

Lexo më shumë
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26
Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26
Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

17:16 - 21/10/26
E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë

E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë

16:53 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com