GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Komisioni i Vettingut, tender 40 mijë USD për sigurimin shëndetësor të komisionerëve dhe familjarëve

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Komisioni i Vettingut, tender 40 mijë USD për sigurimin shëndetësor të komisionerëve dhe familjarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisionerët janë kujdesur të sigurojnë pranë kompanive private shëndetin, të administratës dhe të familjarëve – duke përfituar privilegje të pamerituara me kosto dhjetëra mijëra USD në dëm të xhepave të qytetarëve.Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është organ kushtetues, i përbërë nga 12 komisionerë, të miratuar në bllok me vendimin nr.82/2017 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ky institucion kryen procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve bazuar në tre kritere, atë të vlerësimit të pasurisë, kontrollit të figurës dhe vlerësimit të aftësive profesionale. Në faqen online të Komisionit, thuhet se misioni i këtij institucioni është zbatimi i Kushtetutës dhe ligjit për të garantuar transparencën e procesit të rivlerësimit dhe rikthimin e besimit të publikut tek institucionet e drejtësisë.
Shumica e magjistratëve të shkarkuar gjatë viteve të fundit prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, janë penalizuar për probleme në kriterin e pasurisë.
Por, duket se komisionerët veprojnë me standarde të tjerë kur bëhet fjalë për përfitimin e të mirave familjare për veten e tyre dhe për familjarët, nëpërmjet keqpërdorimit të taksave të qytetarëve shqiptarë. Sipas të dhënave të publikuara nga vetë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në vitin 2020 janë zhvilluar disa tenderë, dy prej të cilëve kanë pasur si qëllim sigurimin e jetës dhe të shëndetit të komisionerëve, administratës së këtij institucioni, si dhe të familjarëve të komisionerëve.

Më 17 korrik 2020, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka përmbyllur procedurën e një tenderi me vlerë 4.4 milionë lekë(rreth 40 mijë USD), me objekt “sigurim shëndeti për këshilltarët, familjarët e komisionerëve dhe stafin administrativ për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Kontrata është nënshkruar me kompaninë private ALBSIG Sh.A.

Po ashtu, komisionerët janë kujdesur edhe për veten e tyre për të siguruar jetën në kompani private, me para nga buxheti i shtetit. Pak ditë më vonë, më 30 korrik 2020, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nënshkruar një tjetër kontratë “për sigurim jete dhe shëndeti të komisionerëve”. Në këtë rast, tenderi me vlerë po rreth 4.4 milionë lekë(rreth 40 mijë USD), është fituar nga kompanitë “SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA” SH.A, “SIGAL LIFE UNIQA GROUP AUSTRIA” SH.A dhe “SiCRED” SH.A. Komisionerët që po kryejnë procesin e vetingut për magjistratët janë zyrtarët më të mirëpaguar në vend. Pagat e tyre shkojnë deri afër 4 mijë USD në muaj. Por këto të dhëna tregojnë se ata nuk janë mjaftuar dhe kanë shfrytëzuar funksionin shtetëror dhe buxhetin e shtetit, me qëllim për t’u ofruar privilegje, jo vetëm në favor të tyre, por edhe për familjarët – veprime në dëm të qytetarëve shqiptarë.

Etiketa: 40 mije dollareabuzimfamiljarkomisionerkryesore2vettingu

Lajme të lidhura

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Para
Tritoli në ish-bllok/ Një minutë para shpërthimit, si shpëtuan dy kalimtarët

Tritoli në ish-bllok/ Një minutë para shpërthimit, si shpëtuan dy kalimtarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie
Aktualitet

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

08:05 - 11/11/26

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar me pasoja fatale është shmangur mëngjesin e sotëm në lagjen “Afrim i Ri”...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 11 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:03 - 11/11/26
Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Nëntor 2026

07:28 - 11/11/26
Parashikimi i motit për sot, 26 Nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 11 Nëntor 2026

07:26 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com