GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Komisioni për Inceneratorët, deputetja e PD-së: Ka tentativa për ta bllokuar

22:11 - 14/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Komisioni për Inceneratorët, deputetja e PD-së: Ka tentativa për ta bllokuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka folur në Radarin Informativ me gazetaren Jonida Shehu në lidhje me skandalin e inceneratorëve. Ajo u shpreh se PD nuk do të jetë avokati politik i asnjë individi në rast se rezulton i përfshirë në skema që abuzojnë me buxhetin e shtetit.

“Ne e kemi thënë. Çdo denoncim jo vetëm i palës përballë por edhe çdo përfaqësues që ka abuzuar edhe 5 lekë nuk ka rëndësi qasja politike. Ai duhet të hetohet nga organet e drejtësisë. Vërtetë politika ka pikëpyetje për qasjen morale por do të ishte e pamoralshme që politikanët të kërkojnë që të hetohet vetëm pala tjetër. Kushdo duhet të hetohet dhe duhet të ketë avokatin personal dhe jo avokatin politik. PD nuk jetë avokati politik i asnjë individi” – tha ajo.

Për arrestimin e Lefter Kokës, Çupi tha se asnjë ministër nuk mund të hedhë asnjë firmë i vetëm. Ajo theksoi se Komisioni hetimor do i shërbejë SPAK sa i përket dokumentacionit në lidhje me këtë hetim, ndërsa shtoi se ka një tendencë nga ana e PS për të penguar hetimin.

“Komisioni hetimor ka një diapazon hetimi për të tre inceneratorët. Dëshmitarë janë thirrur kryetarët e bashkive, kryeministri, ministrat e financave. Nuk pretendohet që gjithë procedurat i kreu vetëm një ministër. Asnjë ministër nuk mund të bëjë as edhe një firmë pa dijeninë e Edi Ramës. SPAK është një hap por nuk është i gjithë procesi. Procesi do jetë i përfunduar kur t’u tregohet shqiptarëve që këto lekë janë përdorur për zgjedhjet e 25 prillit.

Mendoj që Komisioni Hetimor do jetë ndihmë për SPAK për dokumentacionin. Gjithçka gjejmë do ia vëmë në dispozicion organeve hetimore. Ka një tendencë për të penguar hetimin. Është diskutuar në mbledhjen e fundit se nëse institucionet nuk do reagonin do i padisnin në SPAK. Komisioni Hetimor do të vazhdojë punën dhe do ta kryejë të gjithë procesin. Do donin ta përfundonim për tre muaj. Nëse nuk mbyllet do ta vazhdojmë për t’u treguar shqiptarëve që denoncimet tona kanë qenë të drejta.  Ne jemi një komision, por jemi dy palë. Jemi ne dhe pala e PS që janë munduar ta pengojnë në të gjitha format” – u shpreh ajo.

Më tej ajo është shprehur se Komisioni hetimor do ta përfundojë edhe pse ka një pengesë të institucioneve për të dëgjuar përgjigje. Sipas saj, abuzimi me inceneratorët është përdorur në zgjedhjet e 25 prillit.

“Unë besoj te këto organe dhe besoj se edhe nga presioni i opozitës SPAK do të veprojë edhe për kallëzime të tjera nga opozita. Do të ketë një mbledhje për mënyrën si do të koordinohemi për komisionin hetimor. Komisioni hetimor do ta përfundojë edhe pse ka një pengesë të institucioneve për të dëgjuar përgjigje.

Ka ende institucione që nuk kanë kthyer përgjigje dhe kanë tentuar ta pengojnë. Ne i kemi qëndruar parimit sepse e kemi ngritur komisionin hetimor pa interesat personale. Ky abuzim është përdorur për rezultatin zgjedhor të 25 prillit. Raportet e ndërkombëtarëve shkelmojnë atë që pretendon qeveria që zgjedhjet janë fituar. Jo, zgjedhjet nuk janë fituar” – deklaroi Çupi.

Etiketa: BllokimdeputetjaInceneratoretKomisioniPDtentativa

Lajme të lidhura

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Aktualitet

“Të pezullohen afatet e qëndrimit në paraburgim”, Meta bën rekurs në Gjykatën e Lartë

15:28 - 25/02/26
Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen
Aktualitet

Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

14:18 - 25/02/26
Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama
Aktualitet

Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama

13:15 - 25/02/26
Para
A ka alenca në shtëpi? Banorët përballen njëherë e mirë për këtë çështje

A ka alenca në shtëpi? Banorët përballen njëherë e mirë për këtë çështje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me  institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale
Aktualitet

Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale

08:20 - 26/02/26

Në një botë që po bëhet gjithnjë e më e paqëndrueshme, Shqipëria vijon të qëndrojë jashtë hartës së shteteve në...

Lexo më shumë
Shkrumbohet makina luksoze, mjeti në pronësi të një personi me precedent penal (Emri)

Shkrumbohet makina luksoze, mjeti në pronësi të një personi me precedent penal (Emri)

08:12 - 26/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 25 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:58 - 26/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Shkurt 2026

07:50 - 26/02/26
Parashikimi i motit, 9 Mars 2025

Parashikimi i motit për sot, 26 shkurt 2026

07:44 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com