GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Komisioni për Metën, Hysi: Presidenti s’ka të drejtë të kërcënojë policinë

10:01 - 25/05/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Komisioni për Metën, Hysi: Presidenti s’ka të drejtë të kërcënojë policinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit është mbledhur sot për të diskutuar mbi shkeljet e pretenduara nga maxhoranca që ka bërë Ilir Meta gjatë fushatës dhe ditën e zgjedhjeve të 25 prillit, socialistja Vasilika Hysi ka parashtruar disa prej tyre.

Anëtarja e PS-së në këtë komision u ndal tek disa nene që sipas saj ka shkelur kreu i Shtetit, duke risjellë në vëmendje disa deklarata të tij. Sipas saj, asnjë institucion nuk ka imunitet që të shkel liritë dhe të drejtat e njeriut.

Duke u ndalur tek shkeljet e presidentit Meta, Hysi tha se presidenti nuk mund t’i tërheq vëmendje diplomatëve, apo të kërcënojë Policinë e Shtetit. Ndër të tjera ajo tha se kreu i shtetit nuk ka kompetenca që të administrojë zgjedhjet, por të vlerësojë ato.

“Asnjë institucion nuk ka imunitetin që të shkel liritë dhe të drejtat e njeriut. Se në ç’shkallë kufizohen, edhe këto përcakton në nenin 17 të Kushtetutës. Në këtë kuadër, përsëri një çështje të dytë që do të doja të theksoja janë kompetencat e presidenti. Ai justifikohej se ka të drejtë që të mbrojë Kushtetutën dhe Republikën. Kompetencat e presidentit rregullohen ne nenin 92. Në këtë nen nuk thuhet se presidenti i drejton sms policisë, gjykatave. Ai nuk bën dot thirrje për referendum. Ai duhet të japë certifikim të zgjedhjeve apo vlerësime. Presidenti nuk mund të tërheq vëmendje ndaj diplomatëve. Askush nuk ka të drejtë të shprehet dhe të japë urdhra dhe të kërcënojë punonjësit e Policisë së Shtetit. Shprehet e presidentit të Republikës që i bën thirrje dhe i shantazhon punonjësit e policisë, është një shkelje.

Konkretisht më lejoni të theksoj deklaratë e presidenti në 24 prill, në ditën e heshtjes zgjedhore. Përmbajtja e deklaratës është; “Dëgjojeni mirë Presidentin e Republikës, boll dëgjuat përfaqësuesit e Ndraghetës”. Kush është Ndragheta?! Ne, deputetët?! “Nëse jo, një pikë gjaku të derdhet nesër, mjerë ju”. Çfarë është kjo? Kjo shprehje është kanosje, është shumë domethënëse. Në 24 prill, presidenti i Republikës përmend; “kriminelët janë të rrezikshëm kudo, por më të rrezikshëm janë kriminelët e veshur me uniformë.’, Pra sulmon punonjësit e policisë. Neni 135 thuhet se pushteti gjyqësore ushtrohet nga gjykatat e Apelit, e Larta apo Kushtetuesja dhe jo nga presidenti. Në cilin nen të Kushtetutës thuhet se prokurori duhet të dëgjojë presidentin e Republikës?! “Sfurqet”. Jemi në periudhën primitive??”, tha ajo.

Etiketa: Ilir MetaKomisioni hetimor

Lajme të lidhura

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren
Breaking Views

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Para
Mbyllen shkollat në Tajvan, shkak rritja e rasteve me Covid19

Mbyllen shkollat në Tajvan, shkak rritja e rasteve me Covid19

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com