GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Komiteti i Stabilizim-Asociimit: BE të caktojë datën e Konferencës së parë me Shqipërinë

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Komiteti i Stabilizim-Asociimit: BE të caktojë datën e Konferencës së parë me Shqipërinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuvendi i Shqipërisë dhe Parlamenti Europian i bëjnë thirrje këshillit të BE të përcaktojë sa më parë një datë për konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë për hapjen e negociatave. Ky mesazh u përforcua nga një dokument që pritet të miratohet ditën e nesërme nga Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit, i cili ka nisur sesionin e parë të takimit të 14-të.

E pranishme në këtë mbledhje ishte ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, e cila theksoi se Shqipëria ka avancuar në plotësimin e të gjitha rekomandimeve të Komisionit Evropian dhe po pret miratimin e kornizës negociuese dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

“Politika e jashtme e Shqipërisë është tërësisht në një linjë me politikën e jashtme të BE-së dhe kjo shprehet edhe në rolin e Shqipërisë si një anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit. Shqipëria po ushtron një ndikim mjaft pozitiv në garantimin e sigurisë, paqes dhe stabiliteit në rajon e më gjerë”, tha Xhaçka.

E njëjta gjë është nënvizuar edhe nga Taulant Balla i cili tha se Shqipëria i ka kryer detyrat e saj të shtëpisë. Sipas tij Shqipëria nuk ka qenë kurrë kaq afër ndërmarrjes së hapit më të rëndësishëm atij të vendosjes së marrëdhënieve me BE. Balla gjithashtu u shpreh se vendi ynë është i vendosur të vijojë të arrijë rezultate të qëndrueshme në lidhje me prioritetet kyçe që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbrojtjen e të drejtave themelore dhe reformën në administratën publike.

“Viti 2021, ka qenë një vit dinamik. Shqipëria nuk ka qenë kurrë kaq afër ndërmarrjes së hapit më të rëndësishëm të marrëdhënies me Bashkimin Evropian. Nën prizmin e aspiratave tona, mosrealizimi i pritshmërive ka qenë i lidhur ngushtë edhe me mosmarrëveshjen ende të pazgjidhur mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Arritjet tona janë pranuar dhe vlerësuar në mënyrë unanime nga të 27 anëtarët e BE. Mundësitë tona për të avancuar në bazë të meritave tona të përmbushjes së kërkesave të Këshillit për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare nuk kanë qenë kurrë më të mëdha e megjithatë, ne vazhdojmë të mbetemi një dëm kolateral i mosmarrëveshjes Bullgari-Maqedoni e Veriut.”

Nga ana tjetër, në fjalën e saj, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, nënvizoi se ka ardhur koha që BE të vlerësojë ecurinë e Shqipërisë dhe ta konkretizojë atë më hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

“Dita për të marrë vendime të guximshme, si për Shqipërinë, ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut, ka ardhur prej kohësh. Këtë moment Bashkimi Evropian duhet ta shfrytëzojë e  konkretizojë. Shqipëria ka pranuar me vetëdije të plotë dhe ka përqafuar qasjen e bazuar në merita për bisedimet e anëtarësimit. Ne kemi detyrat tona dhe tani është radha e BE-së për të vlerësuar arritjet tona dhe respektuar premtimet”, theksoi  Nikolla.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, tha se Shqipëria ka arritje të prekshme në avancimin e reformave.

“Reforma në drejtësi po shënon progres dhe miratimi i ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e afatit të organeve të vetting-ut me një mbështetje të gjerë është pozitiv dhe duket të pasohet nga konsensusi për çështjet e mëdha të zhvillimit të vendit”, tha ambasadori.

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Isabel Santos, nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së medias së lirë dhe luftën kundër dezinformimit.

Gjithashtu, Kryetar i Delegacionit të Parlamentit Evropian, Manolis Kefaloiannis nënvizoi se Shqipëria duhet të bëjë më shumë për respektimin e të drejtave të pakicave, mbështetjen e lirinë e medias dhe transparencën e financimit dhe pronësisë së medias.

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri u mblodh në takimin e 14-të, pas rreth 4 vitesh ndërprerjeje. Ndërkohë, ditën e nesërme në datën 24 shkurt do të mbahet sesioni i dytë. Sesioni u drejtua nga Manolis Kefalogiannis, Kryetar i Delegacionit të Parlamentit Evropian dhe Taulant Balla, Kryetar i Delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë në Parlamentit Evropian. Në mbledhje, përveç anëtarëve të Komitetit nga Parlamenti Evropian dhe Kuvendi i Shqipërisë, mori pjesë dhe përshëndeti edhe Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Olta Xhaçka, dhe Ambasadori i BE-së në Shqipëri, z. Luigi Soreca.

Së fundmi, në mbledhje diskutuan edhe anëtarët e delegacionit të Kuvendit, deputetët Alfred Rrushaj, Toni Gogu, Enkelejd Alibeaj, Famtir Xhafa, Enslemvera Zake, Jorida Tabaku, Ina Zhupa, të cilët prezantuan këndvështrimet dhe vlerësimet e tyre për ecurinë e reformave integruese dhe reformat e tjera në vend.

Etiketa: Ambasada e SHBABEKryetar i Delegacionit të Parlamentit EvropianKuvendi i ShqipërisëLindita NikollaManolis KefaloiannisOlta Xhackaparlamenti europianPolitikeShqiperi

Lajme të lidhura

Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!
Breaking Views

Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!

20:41 - 21/06/26
“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin
Breaking Views

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin

20:31 - 21/06/26
Protestë e emigrantëve edhe në Genova: Rama të japë dorëheqjen, nuk mund të heshtim më!
Breaking Views

Protestë e emigrantëve edhe në Genova: Rama të japë dorëheqjen, nuk mund të heshtim më!

20:20 - 21/06/26
Para
Ramën e lënë nervat dhe i hakërrehet deputetes Zhupa: S’më ngre dot mua gishtin, ti s’ke turp

Ramën e lënë nervat dhe i hakërrehet deputetes Zhupa: S’më ngre dot mua gishtin, ti s’ke turp

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!
Breaking Views

Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!

20:41 - 21/06/26

Aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj ka marrë fjalën përpara mijëra qytetarëve, duke përcjellë një mesazh të fortë dhe të drejtpërdrejtë...

Lexo më shumë
“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin

20:31 - 21/06/26
Protestë e emigrantëve edhe në Genova: Rama të japë dorëheqjen, nuk mund të heshtim më!

Protestë e emigrantëve edhe në Genova: Rama të japë dorëheqjen, nuk mund të heshtim më!

20:20 - 21/06/26
Incidenti me flamurin izraelit/ Lideri i protestës Arben Kola: Ka grupe serbe dhe greke të infiltruara…

Incidenti me flamurin izraelit/ Lideri i protestës Arben Kola: Ka grupe serbe dhe greke të infiltruara…

20:10 - 21/06/26
Protestuesit kalojnë pranë ‘Fan Zone’: Bashkohuni me ne

Protestuesit kalojnë pranë ‘Fan Zone’: Bashkohuni me ne

19:51 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetbetlike girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomcasibom girişjojobet girişbetkomjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis