Do të ndalemi sërish tek aferat që i kemi pagëzuar me emrin “5B-të” e Belinda Ballukut. Në emisionet e shkuara, ju kemi treguar se si miliona euro të investuara në infrastrukturë, energjetike, e kudo kanë patur një destinacion, xhepat e drejtorëve të Belinda Ballukut. Sot do t’ju tregojmë për një tjetër linjë abuzimi të ‘Drejtorëve të Belës’. Këtë herë oreksi është shtrirë në ndërtimin e Parqeve Fotovoltaike një prej sektorëve, ku qeveria e Edi Ramës dhe vetë Belinda Balluku i kanë dhënë fokusin kryesor. Por të dhënat e përftuara nga investigimi ynë, na fakton që edhe në këtë sektor përfituesit kontratave dhe lejeve, janë sërish “5 B”, drejtorët e Belinda Ballukut.
Si investimin më të suksesshëm por edhe më të kushtueshmin qeveria e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut si ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, mbeten ‘Tigrat’, të cilat siç ju faktuam në emisionet e shkuara janë fund e krye, një aferë e pastër me miliona euro. Duket se ‘Tigrat’, nuk janë e vetmja aferë në sektorin energjetikë, pasi ato që kryeministri Edi Rama përpiqet t’i shesë si sukses, Parqet Fotovoltaike, janë një nga sektorët e reja, hambar milionash për drejtorët e Belinda Ballukut. Fal bashkëpunimit të fortë me Ballukun, zemërgjerësisë së institucioneve të drejtuara nga rilindja dhe me firmë të Edi Ramës, këta drejtorë janë sot pronarët ‘defakto’ të këtij sektori energjetik.
Maksim Et’hemaj, një personazh jo shumë i njohur për publikun, por një nga personazhet kyç të Belinda Ballukut, sa i përketë mbarimit të punëve, kryesisht në fushën e Aviacionit Civil, ku edhe vetë Balluku gëzon një eksperiencë të gjatë. Maksim Et’hemaj aktualisht është Drejtor Ekzekutiv i Autoritetin e Aviacionit Civil Shqiptar, dhe me një përvojë 22 vjeçare në menaxhimin e trafikut ajror. Por përvoja e Et’hemajt, fal lidhjeve të forta me Belinda Ballukun, apo familjarëve të tij, është po ashtu e suksesshme edhe në kontrata me qeverinë. Sipas standartit rilindas, bashkëpunëtorët e afërt të ‘Shefe Belës’ shpërblehen me licensa po me firmë të saj.
Në tetor të vitit 2020 themelohet kompania “GREEN PLUS ENERGY” me aksionere shtetasen Eva Kjaer dhe administrator shtetasin Gjergj Pano. Objekt i aktivitetit: Implementimi dhe menaxhimi i projekteve gjeneruese te energjise – elektrike, fotovoltaike, dhe gjithe llojeve të tjera të prodhimit të energjisë dhe veprave ndihmese në gjithë territorin e Shqipërisë.
Discussion about this post