GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Kompania e bosit të kokainës, fiton tenderin e “Albpetrol”

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Kompania e bosit të kokainës, fiton tenderin e “Albpetrol”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërkohë që reforma në drejtësi trumpetohet sikur po bën namin por në fakt tenderët vazhdojnë t’i fitojnë kompanitë që kanë lidhje me botën e krimit. Njëra prej tyre është firma “Leka 2007” e cila deri në datë 28.02.2018, ka qenë në pronësi të Parlind Selaj. Ky i fundit cilësohet si një ndër bosët e kokainës në Itali, i dënuar me burg dhe gjithashtu subjekt i ligjit anti-mafia në Shqipëri.

Në vitin 2018 në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, Parlind Selajt dhe vëllezërve të tij iu sekuestruan disa pasuri në vlerën e rreth 1.4 milionë eurove. Këto përfshinin hotele, bare, restorante, apartamente, vila, automjete luksoze etj.

Dyshohej se këta prsona e kishin vendosur këtë pasuri si pasojë e aktivitetit të tyre kriminal të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe shfrytëzimit të prostitucionit.

Pas aksionit të policisë, Parlind Selaj dhuron kuotat e tij prej 50% të kapitalit në favor të ortakut Luigj Leka, i cili mbetet ortak i vetëm i shoqërisë. Në këtë mënyrë kompania “Leka 2007” do të kishte mundësi përsëri të fitonte tender. Dhe në fakt kështu ndodhi. Madje njëri prej këtyre tenderëve kjo kompani e ka fituar vetëm pak ditë më parë nga Sh.A Albpetrol. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-07949-10- 12-2021 dhe me objekt “Blerje automjet zjarrfikëse për QEMNG Patos”. Fondi limit është 11,800,000 lekë të reja pa TVSH.

Kanë qenë vetëm dy kompani që kanë marrë pjesë në garë, pra kemi të bëjmë me një konkurrencë të cunguar. Për më tepër vlerat e ofruara nga të dyja kompanitë kanë qenë thuajse të njëjta, ku firma “Leka 2007” ka ofruar lehtësisht më pak, aq sa për t’u dukur si fituese. Siç dihet, në rastet kur pjesëmarrësit ofrojnë vlera të ngjashme, ka dyshime të forta se fituesi ka qenë i paracaktuar.

Firma “Leka 2007” u shpall fituese për vlerën e ofruar prej 11,290,000 lekë të reja ndërsa oferta e firmës konkurruese ishte 11,700,000 lekë të reja. Gjithashtu vlera fituese është thuajse identike me fondin limit, përkatësisht sa 95.7%. Ndërkohë që SPAK nuk i pikas këto afera.

Etiketa: Albetrolbosikokainakompaniakryesore2tender

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
Shoferi i ambulancës e përplas, motoristi tenton ta sulmojë fizikisht

Shoferi i ambulancës e përplas, motoristi tenton ta sulmojë fizikisht

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje
Breaking Views

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

20:44 - 09/11/26

Dy motrat aktiviste Elsa dhe Fatma Paja, që ndodhen prej ditës së parë në shesh folën për mikrofonin e News24....

Lexo më shumë
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com