GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Kompanitë e sekuestruara nga SPAK vijojnë të marrin qindra mln lekë nga Shteti

13:26 - 29/08/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Inceneratori i Elbasanit, shtyhet procesi gjyqësor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë muajve të fundit, ka pasur një aktivitet të shtuar nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) për sekuestrimin e kompanive në pronësi të personave të lidhur me aktivitete penale, që nga grupe të strukturuara kriminale, përfshirje në trafiqe e deri tek korrupsioni e pastrimi i parave.

Megjithatë, përtej këtij penalizimi, një pjesë e mirë e tyre vijojnë të zhvillojnë aktivitetin tregtar pa asnjë shqetësim, madje edhe duke arkëtuar qindra milionë lekë nga Buxheti i Shtetit.

“Gijotina” ka identifikuar të paktën 4 prej tyre, të cilat, bashkërisht, kanë përfituar rreth 5 miliardë lekë të vjetra nga taksat e qytetarëve, ndërkohë që janë vendosur nën sekuestro.

 Inceneratori i Fierit

Kompania koncesionare e landfillit dhe inceneratorit të Fierit, “Integrated Technology Waste Treatment” është vendosur nën sekuestro me urdhër të SPAK-ut në Prill 2022, në kuadër të një hetimi masiv për korrupsion në nivele të larta, shpërdorim detyre e pastrim të produkteve të veprës penale.

Kompania koncesionare zotërohet në 70 përqind nga biznesmeni i shpallur në kërkim, Klodian Zoto.

Shoqëria private, pavarësisht se është nën sekuestro, vijon të marrë në mënyrë të pandërprerë fonde nga institucionet publike.

Diçitura: Vendimi i Gjykatës së Posaçme për masat e sigurimit për landfillin Fier, ku u vendos edhe sekuestri i kompanisë koncesionare

 Në 16 muajt e fundit që është nën sekuestro, “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” ka përfituar 384.411.180 lekë të reja.

Nga kjo shumë, rreth 376.385.112 lekë të reja i ka marrë nga 6 këste të paguara nga Ministria e Infrastrukturës, për përfundimin e punimeve të landfillit dhe inceneratorit, të cilat duhet të ishin mbyllur që në vitin 2021.

Ndërsa pjesa tjetër e pagesave për kompaninë koncesionare të plehrave të Fierit, diçka më shumë se 8 milionë lekë të reja, janë kryer nga bashkitë e Qarkut Fier për depozitimin e mbetjeve urbane në landfill.

Këto të dhëna janë përpunuar deri në gusht të vitit 2022, ndërkohë që ato pritet të vijojnë pa ndërprerje edhe për periudhën vijuese.

 Sharra i Elbasanit

Olta Sharra është bashkëshortja e Gentjan Sharra nga Elbasani, i cili dyshohet se është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në Elbasan.

Gentjan Sharra, tashmë i arrestuar, dyshohet për përfshirje në trafik narkotikësh, si edhe bashkëpunëtor me të shumë-kërkuarin Talo Çela, mbi të cilin rëndojnë akuzat për disa vrasje.

Një pjesë e pasurive të Gentjan Sharrës janë sekuestruar në mënyrë të dyfishtë, nga SPAK-u dhe nga Prokuroria e Elbasanit.

Diçitura: Vendimi i SPAK për sekuestrimin e pasurive të Gentian Sharra dhe familjarëve të tij

Në listën e pasurive e bizneseve të sekuestruara është edhe personi fizik “Olta Sharra”, e cila ka aktivitet në fushën e furnizimit me ushqime.

Në vitin 2020, “Olta Sharra” fitoi një tender me vlerë limit rreth 268 milionë lekë të reja. Po ashtu, i njëjti subjekt ka fituar edhe një tender të ngjashëm për furnizim me ushqime për Spitalin Psikiatrik, po në Elbasan.

Në Shkurt të vitit 2022, pasuritë e Gentjan Sharra dhe familjarëve të tij, u vunë nën sekuestro.

Pavarësisht kësaj, subjekti tregtar “Olta Sharra” ka vijuar të marrë pagesat pa ndërprerje nga institucionet spitalore shtetërore.

Prej vendosjen nën sekuestro e deri më tani, rezulton se personi fizik “Olta Sharra” ka përfituar 48.182.547 lekë të reja nga Spitali Rajonal i Elbasanit dhe Spitali Psikiatrik në të njëjtin qytet.

Inceneratori i Sharrës

Kompania koncesionare e landfillit të Sharrës, “Integrated Energy bv” është përfshirë së fundmi në listën e kompanive të vendosura nën sekuestro nga SPAK.

Në 1 gusht 2023, prokurorët e posaçëm urdhëruan kalimin e kompanisë nën administrim shtetëror, pas hetimeve për korrupsion të nivelit të larta dhe pastrim parash, ku, për momentin, të përfshirë janë vetëm pronarët de fakto, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Diçitura: Vendimi i Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e kompanisë koncesionare të Sharrës

Pavarësisht se kompania është nën sekuestro, pagesat publike për koncesionarin duket se nuk do të ndalen.

Vetëm pak ditë pas vendosjes nën sekuestro, për llogari të kompanisë koncesionare janë arkëtuar rreth 30 milionë lekë të reja nga Bashkia e Durrësit dhe Ministria e Kulturës, për depozitimin e mbetjeve urbane.

Kjo shifër do të vijojë të rritet, pasi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kontribuesi kryesor financiar për kompaninë e Zoto-Mërtirit, ka deklaruar se do të vijojë kryerjen e pagesave pa ndërprerje, megjithëse kompania nuk ofron shërbimin e plotë për të cilin është kontraktuar.

“Alesio” i Anton Gjinaj

Në Prill të vitit 2021, autoritetet malazeze arrestuan shtetasin shqiptar, Anton Gjinaj, i kërkuar nga autoritetet spanjolle, pasi duhet të vuante dënimin me mbi 8 vjet burgim për përfshirje në organizatë kriminale që kishte trafikuar narkotikë në vendin iberik.

Gjinaj kishte ngritur i pashqetësuar një perandori biznesi në Shqipëri, me në krye kompaninë e ndërtimit “Alesio 2014”.

Pasi u publikua lajmi i arrestimit të tij, Prokuroria e Posaçme nisi hetimin pasuror ndaj Anton Gjinaj. Në kuadër të këtij hetimi, në gusht të vitit 2022, SPAK vendosi nën sekuestro pasuritë dhe bizneset e Gjinajt dhe familjarëve të tij, përfshirë “Alesio 2014”.

Diçitura: Urdhri i SPAK për sekuestrimin e “Alesio 2014”

Kjo kompani kishte fituar tendera të shumtë në Tiranë, përfshirë edhe në procedurat e mbyllura të Rindërtimit, të iniciuara pas tërmetit të nëntorit 2019.

Pavarësisht se prej të paktën një viti kompania është nën sekuestro, ‘Alesio 2014” ka vijuar të përfitojë fondet publike. Nga gushti 2022 e deri më tani, në kompaninë e sekuestruar të Anton Gjinaj janë arkëtuar rreth 25.2 milionë lekë të reja.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

 

 

 

Etiketa: kompaniLekeSpak

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Hodhi armën dhe tentoi të largohej, prangoset 34 vjeçari në Shkodër

Hodhi armën dhe tentoi të largohej, prangoset 34 vjeçari në Shkodër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 13/03/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

07:49 - 13/03/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 13 Mars 2026

07:47 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com