GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kompanitë pa licencë/ Shkelje ligjore në koncertin e Noizy-t, kërcënohet gazetari nga përgjegjësi i punimeve te ‘Liqeni’

22:13 - 30/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Kompanitë pa licencë/ Shkelje ligjore në koncertin e Noizy-t, kërcënohet gazetari nga përgjegjësi i punimeve te ‘Liqeni’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Ma jep kamerën të shoh xhirimet, ma jep kamerën këtu! Merre Policinë po deshe.”
Me këto fjalë iu drejtua grupit të xhirimit të “Piranjave” një i panjohur që u prezantua si përgjegjësi i punimeve në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës, aty ku po përgatitet terreni për koncertin e dy DJ-ve të huaj, event i organizuar nga reperi Noizy dhe Bashkia e Tiranës.

Një javë më parë, më datë 23 maj, emisioni “Piranjat” transmetoi me zë dhe figurë, me fakte dhe dëshmi, se si Parku i Liqenit të Tiranës po nis të shpyllëzohet. Konkretisht bëhet fjalë për rreth 43.000 m² që janë dhënë me leje subjektit Rigels Rajku, për “shfrytëzim të hapësirës publike”, firmosur më datë 30 prill 2025 nga znj. Jonida Halili, Sekretare e Përgjithshme (e deleguar) pranë Drejtorisë Juridike të Aseteve dhe Licensimit në Bashkinë e Tiranës. Kjo e fundit është bashkë-organizatore e eventit të dy DJ-ve të huaj, ku do të marrin pjesë mijëra fansa të muzikës elektronike.

Por përse duhet dhënë leje për plot 43.000 m² në Parkun e Liqenit të Tiranës, të priten bimët e pemët, kur Tirana ka dy sheshe me hapësira të konsiderueshme për të bërë evente të tilla?

Tashmë është e qartë: reperi Noizy ishte një element i rëndësishëm i fushatës së Partisë Socialiste në fushatën e zgjedhjeve të 11 majit. Mirëpo ai nuk është thjesht një figurë publike i angazhuar në politikë me artin e tij, por një artist me lidhje të ngushta me kryetarin e Partisë në pushtet, madje duke i dhuruar shqiptarëve këngën që shoqëroi rrugëtimin njëmujor të kësaj force, deri në ditën e zgjedhjeve. Teksa ishte në podium me kryeministrin në mbyllje të fushatës në Dibër, Noizy luajti rolin e një djali fshati që i digjet zemra për vendlindjen e paraardhësve, ndërsa Rama mori rolin e babagjyshit që i plotëson dëshirat pa një pa dy, pa një plan, pa një projekt, pa një konsultë me drejtuesit e pushtetit vendor, të cilët e dinë më mirë se askush ku duhet investuar.

“E kam dhe një kërkesë. Babai im ka lindur në një fshat aty, Lubalesh. Nga Ura e Shupenzës është vetëm 2 km pa shtruar o burri i dheut, ma shtroni dhe atë rrugë të shkoj të shoh gjyshin se e kam atje në Lubanesh,” tha Noizy.

Dhe sigurisht që z. Rama nuk mund të thoshte “jo”, pasi e gjitha ishte pjesë e një teatri mediatik me skenar të parashkruar. Pasi shtrimi i 2 km rrugë në fshatin Lubalesh nuk ishte shpërblim për Noizyn, por një skenar i propagandës elektorale. “Hallet” e reperit në fakt janë të tjera.

Disa ditë para mbylljes së fushatës elektorale, reperit të njohur i ishte bërë një qokë në shkelje të ligjit dhe në dëm të ambientit. Puna te Parku i Liqenit nisi më 15 maj, si fillim duke gërryer tokën, shkulur barin e pemët, më pas vendi u mbush me çakull e granit për të bërë sheshimin e hapësirës. Kjo hapësirë ka qenë tërësisht e pyllëzuar nëse bëjmë një vëzhgim të thjeshtë në Google Earth në përditësimin e datës 9 prill 2022, por në përditësimin e datës 21 tetor 2022, dy muaj pas koncertit “Sunny Hill” të Dua Lipës, vihet re se zona e ka humbur ngjyrën e gjelbërt. Në përditësimin e datës 7 tetor 2023 dhe në prill 2024, vihet re një ndryshim i vogël në kthimin e zonës në situatë fillestare, ndërsa sot, jemi në kushtet kur edhe ato pemë të mbjella pas koncertit të Dua Lipës me taskat e qytetarëve të Tiranës, janë shkulur për t’i lënë vend çakullit dhe zhavorrit, eskavatorëve, kamionëve, rrulave, me të cilët po bëhet gati terreni për montimin e skelave, njëkohësisht duke e gërryer zonën anës saj, pa marrë parasysh dëmtimin e florës dhe faunës.

“Nuk duhet të ndodhte kjo gjë, të prishej kjo hapësirë. Ky park duhej të ruhej në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë nuk e shoh të mundshme të kthehet në gjendjen fillestare. Unë shoh që ky shtrim që është bërë këtu është me qëllim afatgjatë ndoshta për ta kthyer këtë territor në një territor të pjesës urbane dhe të përjashtohet nga pjesa e Parkut të Liqenit. Ndoshta dikush ka menduar diçka, ndonjë investitor strategjik të bëjë diçka këtu,” u shpreh ambientalisti Lavdosh Ferruni.

Biletat për koncertin e organizuar nga Noizy dhe Bashkia e Tiranës kapin vlerën minimale 176$, ndërsa zona VIP kërkon plot 400$ për person. Nëse llogarisim një pjesëmarrje mesatare prej 7000 personash, dhe një vlerë bilete mesatarisht 300$, pa llogaritur shpenzimet e pijeve dhe ushqimit që do të konsumohen gjatë festës që do të zgjasë 10 orë, organizatorët përfitojnë plot 2 milionë dollarë. Me gjithë këto fitime të pritshme, a do të jetë vetë subjekti “Rigels Rajku” ai që do të mbulojë shpenzimet e punimeve që nuk ndalen asnjë ditë, dhe kush do të angazhohet financiarisht për rikthimin e parkut në gjendjen fillestare?

Për këtë, “Piranjat” u interesuan me një shkresë zyrtare pranë Bashkisë së Tiranës, duke shtuar gjithashtu shqetësimin e qytetarëve, ambientalistëve dhe disa përfaqësuesve të opozitës, të cilët hodhën dyshime se terreni po parapërgatitet për diçka më madhore se sa një koncert muzikor.

Përgjigjet zyrtare u vonuan, ndaj gazetari Freard Rista u përball dy herë në terren me znj. Halili, por ajo u largua pa dhënë asnjë shpjegim, madje rojet e Bashkisë ushtruan dhunë ndaj grupit të xhirimit.

Meqënëse “Piranjat” nuk morën përgjigje për dy shkresat e para zyrtare dhe as përgjigje nga dy takime në hyrje të Bashkisë me znj. Halili, u dërgua një shkresë e tretë, ku u vendos theksi te firmat e kontraktuara për përgatitjen e këtij eventi; cilat janë ato, kush i ka kontraktuar, Bashkia apo vetë Noizy; a kanë licensa aktive pranë QKB? Por nuk u dha asnjë përgjigje.

Ndaj u zhvillua një takim i tretë me znj. Halili, firmëtaren e lejes për shkatërrimin e 43 mijë m² në Parkun e Liqenit, e cila premtoi se do jepej përgjigje zyrtare brenda afatit. Një përgjigje e cunguar mbërriti pranë redaksisë së emisionit “Piranjat”, ku thuhej se subjekti Rigels Rajku ka paraqitur dokumentacionin e nevojshëm për përgjegjësinë civile dhe penale që do të mbajë në rast të dëmtimit të parkut, si dhe garantimin e rikthimit të territorit në situatën fillestare, por ky dokument nuk u vendos në dispozicion të emisionit investigues.

/Syri.net/

Etiketa: koncertNoizy

Lajme të lidhura

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi
Aktualitet

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Para
Rrumpalla në Bashkinë e Tiranës, drejtoresha rrit sipas qejfit taksat e biznesit

Rrumpalla në Bashkinë e Tiranës, drejtoresha rrit sipas qejfit taksat e biznesit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25

Një fluks i madh automjetesh ka bllokuar këtë të premte aksin Tiranë–Elbasan, duke shkaktuar kaos të plotë në qarkullim dhe...

Lexo më shumë
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com