GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Komunat me shumicë serbe, rritet kërkesa për pasaportën e Kosovës

14:15 - 31/10/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
BE pritet të mblidhet mbi liberalizimin e vizave për Kosovën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në komunat me shumicë serbe në Kosovë është rritur kërkesa për pasaportën e Kosovës, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Interesi është veçanërisht i dukshëm në komunat në veri të vendit.

Në periudhën nga 1 janari 2023 deri më 30 korrik 2023, numri i kërkesave për pasaportë të Kosovës është rritur për 97% në Leposaviq krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Më shumë se 50% më shumë interesim është shënuar në Mitrovicën e Veriut dhe Zubin Potok.

Pse është rritur interesimi?

Disa pjesëtarë të komunitetit serb në Kosovë, të cilët janë intervistuar nga ekipi i Radios Evropa e Lirë (REL), thonë se janë të interesuar të pajisen me pasaporta në mënyrë që nga 1 janari i vitit të ardhshëm të mund të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së që janë në zonën Shengen.

Një nga arsyet për një gjë të tillë, thonë ata, është se janë të përjashtuar nga regjimi pa viza i Serbisë, pra nuk munden dhe nuk do të mund të udhëtojnë në vendet e zonës Shengen me pasaportat e lëshuara nga Serbia.

Në prill të këtij viti, Parlamenti Evropian miratoi liberalizimin e vizave për Kosovën dhe kjo e rriti vlerën e pasaportës së Kosovës për disa pjesëtarë të komunitetit serb.

Serbët nga Kosova kanë të drejtën e pasaportës së Serbisë, e cila ka marrë liberalizimin e vizave në vitin 2009. Mirëpo, me kërkesë të BE-së, është dashur të formojnë një Administratë Koordinuese për lëshimin e pasaportave për ata që kanë adresë në Kosovë.

Regjimi pa viza nuk vlen për pasaportat e tilla, pra serbët nga Kosova me pasaportë serbe nuk mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa vizë.

Qeveria e Kosovës në fillim të tetorit ka nisur fushatën për liberalizimin e regjimit të vizave, në kuadër të së cilës qytetarët informohen se sa kohë mund të qëndrojnë në vendet e zonës Shengen, çfarë dokumentacioni u nevojitet, cilat janë pasojat nëse ata thyejnë rregullat, dhe të ngjashme.

Procesi i liberalizimit me Kosovën ka zgjatur më së shumti në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

 

Etiketa: KosovepasaportaSerbe

Lajme të lidhura

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Para
Aksioni opozitar/ Grupi i Berishës dhe Bardhit mblidhen në Kryesi

Aksioni opozitar/ Grupi i Berishës dhe Bardhit mblidhen në Kryesi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com