GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Komunikimet e Veliajt me drejtorët e arrestuar në duart e SPAK”

22:48 - 28/03/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Komunikimet e Veliajt me drejtorët e arrestuar në duart e SPAK”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në aplikacionin që përdorej nga pesë drejtorë të Bashkisë Tiranë për të komunikuar për aferat korruptive, ka komunikuar edhe Erion Veliaj dhe këto komunikime i disponon SPAK, sepse janë sekuestruar në telefonin e një drejtori të arrestuar. Denoncimin e bëri ish-deputeti i PD Belind Këlliçi, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

Këlliçi tha se drejtorët kishin ngritur një kompani ku kishin bërë aksionerë familjarë të tyre dhe në institucionet që drejtonin, tenderat ia kalonin familjarëve.

“Mua gjatë fushatës më ka ardhur një informacion nga brenda Bashkisë Tiranë në lidhje me kompani që operonte përmes 5 drejtorëve në Bashkinë Tiranë, që në fillim nuk e kam besuar. Por, pasi ekipi që ka punuar me mua e shqyrtuan në detaje denoncimin dhe indiciet, rezultonte një skemë korrupsioni e ngritur në Bashki, me pesë drejtorët, Mariglen Qato, Redi Molla, Taulant Tusha, Erion Rrapaj dhe Elton Kacidhja. Diku del edhe një drejtor i gjashtë. Këta kishin ngritur një kompani ku kishin bërë aksionerë familjarë të tyre dhe në institucionet që drejtonin, tenderat ia kalonin familjarëve.

Me këto para kanë ndërtuar një nga hotelet më të shtrenjtë në Dhërmi. Po ndërtojnë tani një hotel të dytë. Kam denoncuar ndërtimin e një hoteli 15 milionë euro në Durrës. Nga punonjës të shtetit me rroga normale, përfunduan në aksionerë të hoteleve të mëdha miliona euro. Pasi bëmë analizë të 29 tenderave ku kanë qenë titullarë, këta ua jepnin tenderat familjarëve të tyre. Kam depozituar kallëzim në prill, kur isha kandidat pë Bashkinë”, tha Këlliçi, i cili ka depozituar në SPAK kallëzimin për dosjen “5 D”.

“Unë mund t’ju jap edhe përgjigjen që ka dhënë Veliaj në një media në atë kohë dhe ka deklaruar që është shpifje dhe isha paditur në gjykatë për shpifje dhe Mariglen Qato më paditi për shpifje, por nuk erdhi kurrë në gjyq.  Çfarë ka ndodhur? Unë e kam asistuar SPAK me materiale të detajuara, informacionet, ekstraktet. Në rastin e Mariglen Qatos kishte kunatën, vëllain… E gjithë familja punonte për këtë kompani. Nuk e kam besuar edhe unë, por rezultoi e vërtete. Ajo që kam mësuar gjatë hetimeve, është që këta për herë të parë kanë ngritur një aplikacion të enkriptuar që komunikonin të pestë, madje edhe me Erion Veliajn brenda. Aty ka nisur gjithçka. Është niveli i sofistikimit që po flasim. Prokuroria i ka hyrë në detaje dhe në këtë aplikacion që ka gjetur në një nga pajisjet e një personi që u arrestua, gjetën komunikime se si shpërndaheshin tenderat, parate, porositë. Është e vërtetë.

Shoqëruar edhe me një kallëzim për një drejtor tjetër. Ajo që ndodh në Bashki, është e paimagjinueshme. Mariglen Qato ka qenë drejtues i fushatës në disa njësi. E njëjta gjë me të tjerët. Taulant Tusha është bankomati personal i Erion Velisë. Ka patur denoncim që fabrika e asfaltit në Krrabë është vatër korrupsioni. Nuk kalojnë paratë me bankë dhe nuk faturohen, janë ndërmarrje korrupsioni. Asnjë reagim nga SPAK”, tha Këlliçi.

Pallati në Kinostudio

Anëtari i kryesisë së PD-së zbuloi planimetrinë e një kompleksi pallatesh afër ish-Kinostudios, për të cilën tha se është ndërtuar nga drejtori i IMT-së, Mariglen Qato, i arrestuar sot nga SPAK.

Sipas Këlliçit, Qato ishte personi që duhet t’i monitoronte ndërtimet, në një kohë kur ndërtonte me kompanitë e tija.

“Kjo është planimetria e një kompleksi pallatesh që ka ndërtuar Mariglen Qato. Është planimetria e pallateve të tij. Po ta keni parasysh është pranë Ora News dhe Klan Tv. Ajo pjesë, nëse e shihni, leja me firmën e Veliaj është dhënë për tetë kate në qendër dhe shtatë anash. Ju garantoj sot me përgjegjësi që ato zona që thonë 7 kate, janë nga një kat më shumë. Janë cuar të gjithë banorët dhe asksush nuk merrte përgjigje. Personi që duhet t’i monitoronte është vetë Mariglen Qato. Kompanitë janë të tijat, e dinë të gjithë që është pronar Mariglen Qato”, tha ai.

Etiketa: Bashkia TiraneBelind Kellicidosja 5 DErion VeliajKryesore1Mariglen QatoSpak

Lajme të lidhura

Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Para
Paç fatin e … kur*ës!

Paç fatin e ... kur*ës!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë deklarata të forta lidhur me institucionin e AKSH-it (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), duke...

Lexo më shumë
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com