GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Koncert madhështor në 14 Gushtit, Noizy prezanton miqtë dhe bashkëpunëtorët (FOTO)

15:22 - 21/07/22
në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Koncert madhështor në 14 Gushtit, Noizy prezanton miqtë dhe bashkëpunëtorët (FOTO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në 14 Gusht, tek sheshi “Nënë Tereza” do të organizohet “Alpha Show” koncerti më i madh, që është organizuar ndonjëherë në Shqipëri, për muzikën HIP-HOP & RAP e me artistët më të mirë të kësaj rryme, të trojeve shqiptare e të Europës.

Ky koncert është ideuar dhe iniciuar nga Noizy (Rigels Rajku), artisti i shndërruar tashmë në fenomenin e muzikës Hip- Hop në Shqipëri, kantautori që ka shënuar rekorde suksesi kombëtare e ndërkombëtare.

Pas 16 vitesh të suksesshme në karrierën e tij muzikore Noizy është gati ta realizojë këtë projekt gjigand, të cilin pretendon ta kthejë në festival, si traditë të përvitshme të Tiranës e Shqipërisë.

Po pse pikërisht tani ky koncert? Pse e ka quajtur “Alpha Show”? Si ka mundur të mbledhë në një natë kaq shumë artistë On Top, si Loredana, Ylli Limani, Dhurata Dora, Kida, Ledri Vula, Xhensila Myrtezai, MC Kresha, Gue, Ghali, Sfera Basta, Krept & Konan, Raf Camora.

Për të prezantuar të gjitha detajet e këtij projekti Noizy mblodhi miqtë e bashkëpunëtorët e tij, të botës së muzikës e medias në një pre- party të “Alpha Show”-t.

“Do të jetë një koncert me përmasa e standarde ndërkombëtare, që po ndodh për herë të parë në Shqipëri e në një skenë gjigande rreth 450 metra katrorë. Vendosa ta organizoj si dedikim e shenjë falenderimi për të gjithë adhuruesit e muzikës sime “old school”-sat” dhe “new school”-sat, që e meritojnë këtë eksperiencë të jashtëzakonshme. E kam pasur si dëshirë të kahershme këtë koncert, që në fillimet e mia por atëherë nuk kisha as mundësi ekonomike, as kohë e as ekipin e duhur. Tani kam mundur t’i bëj bashkë të gjithë këta faktorët dhe jam shumë i lumtur për këtë fakt.

Vendosa ta quaj “Alpha” këtë koncert për të simbolizuar njerëzit, artistët që arrijnë të bëhen lider e jo boss-a, që nuk presin por e kërkojnë dhe e krijojnë vetë, me shumë mund e sakrificë rrugën e suksesit të tyre, ashtu siç kam bërë edhe unë, në 16 vitet e karrierës sime muzikore. Nuk do të jem vetëm në këtë koncert të madh por me ajkën e ansamblit të madh të artistëve që bëjnë HIP – HOP e rrap, e sigurisht me një pjesë të mirë të atyre që kam bashkëpunime.” është shprehur në fjalën e tij përshëndetëse Noizy, duke siguruar se suprizat, të cilat nuk mund t’i zbulojë tani, do të jenë marramendëse për të gjithë ata që do të jenë të pranishëm në koncert, në sheshin “Nënë Tereza” me 14 gusht.

Në fund Noizy theksoi se janë marrë të gjitha masat e sigurisë dhe mbarëvajtjes së këtij koncerti ku pjesëmarrja pritet të jetë jashtëzakonisht e madhe.

Hyrja e njerëzve që do të nisë që në orën 18.00 në mënyrë që gjithçka të jetë gati për nisjen e koncertit në orën 20.00. “Alpha Show” do të startojë këtë vit me qëllimin për t’u shndërruar në festivalin e përvitshëm të muzikës hip- hop në Shqipëri.

Etiketa: gushtkoncertNoizy

Lajme të lidhura

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Show Biz

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën
Show Biz

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën

23:42 - 07/02/26
Para
Meta drejt mbylljes së mandatit si President, Osmani e fton në Kosovë

Meta drejt mbylljes së mandatit si President, Osmani e fton në Kosovë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Me 1 milion euro në makinë drejt Kosovës, pezullohet polici i Tiranës
Aktualitet

Me 1 milion euro në makinë drejt Kosovës, pezullohet polici i Tiranës

16:38 - 25/02/26

Drejtoria e standardeve profesionale në policinë e shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra inspektorin Aurel Kaziu, me detyrë agjenti i...

Lexo më shumë
Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin

“Të pezullohen afatet e qëndrimit në paraburgim”, Meta bën rekurs në Gjykatën e Lartë

15:28 - 25/02/26
Raporti i BE-së “nxin” Shqipërinë – Kos lavdëron Ramën!

Komisioni Europian propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

14:53 - 25/02/26
Euro U-21 2027/ UEFA “zbarkon” në Shkodër, nisin inspektimet në stadiumin e Vllaznisë

Euro U-21 2027/ UEFA “zbarkon” në Shkodër, nisin inspektimet në stadiumin e Vllaznisë

14:37 - 25/02/26
Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

14:18 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com