GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Koncesionet e shëndetësisë, KLSH: Autoritetet të rishikojnë kushtet e kontratës

12:13 - 17/02/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Koncesionet e shëndetësisë, KLSH: Autoritetet të rishikojnë kushtet e kontratës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Koncesionet aktive në shëndetësi duke nisur nga ai i kontrollit bazë (check up) e deri tek ai i pajisjeve kirurgjikalë shfaqin ende sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit problematika të cilat ndryshojnë nga rasti në rast.

Këto nisin nga kontrollet e pakryera por të faturuara, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar i aplikuar por që në shëndetësi nuk gjen zbatim sipas kuadrit ligjor në fuqi apo edhe tejkalimi i parashikimit të shpenzimeve në disa kontrata të cilat duhet të mbulohen nga buxheti.

Në një auditim pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) KLSH nënvizon disa nga gjetjet e tij për secilën prej kontratave duke rekomanduar që ndoshta Ministria dhe autoritetet e tjera përgjegjëse të shohin mundësinë e rishikimit të kontratave.

Gjetjet e KLSH

Nga auditimi mbi financimin e Kontratës së Koncesionit të Kontrollit Mjekësor Bazë (KMB/Check-up), ka rezultuar se në vitin 2023, referuar projeksionit janë kryer pagesa në shumën 876,083 mijë lekë për 475,000 kontrolle të planifikuara, në një kohë që shërbimi i kontrollit mjekësor është kryer për 467,664 raste.

– Referuar të dhënave lidhur me financimin dhe likuidimin e shpenzimeve për Kontratën e Koncesionit “PPP-Kontrolli Mjekësor Bazë” dhe “PPP-Sterilizimi i pajisjeve mjekësore”, 5 është likuiduar me TVSH vlera e shpenzimeve të kryera për dhënien e këtyre shërbimeve, sipas përcaktimeve kontraktore. Përcaktimi i mënyrës së pagesës, është në kundërshtim me Ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe PPP”, neni 27 “Përmbajtja e kontratës”, pika 1. Kryerja e pagesave sipas faturës së lëshuar nga koncesionari me TVSH, është në kundërshtim me Ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, Kreu VIII, neni 51, germa “c” dhe Udhëzimin nr. 6, datë 30.01.2015 “Për TVSH-në në Republikën e Shqipërisë” neni 38 “Furnizimet e barnave dhe shërbimeve shëndetësore”.

– Lidhur me financimin e Kontratës Koncesionare nr. 1503/44, datë 10.02.2016 “Për ofrimin e hemodializës”, edhe për vitin 2023 pagesa e koncesionarit vijon të mos bëhet për shërbim të kryer, por për shërbim të faturuar, i cili përfshin likuidimin e rasteve të pakryera ose nën projeksion vjetor, si dhe të rasteve të realizuara mbi projeksion mujor, të secilës qendër dialize, konkretisht për 9,241 raste nën projeksion dhe 1,557 raste mbi projeksion, në shumën 103,527 mijë lekë.

Sipas të dhënave të vendosura në dispozicion nga FSDKSH, në lidhje me financimin e kontratave PPP, ka rezultuar se në tre kontrata, vlera e financimit vjetor, si dhe parashikimet e financimit të tyre në PBA 2023-2025, janë përtej mbështetjes buxhetore të parashikuar për zbatimin e tyre” thuhet në raport.

Rekomandimet e KLSH

FSDKSH, në rolin e përfaqësuesit në lidhjen e Kontratave koncensionare në bashkëpunim me MSHMS në cilësinë e autoritetit kontraktor:

– të marrë masat për përgatitjen e një relacioni argumentues të detajuar për MSHMS, e cila në bashkëpunim me Shoqëritë Koncesionare të gjykojnë dhe vlerësojnë mbi mundësinë reale të rishikimit të kushteve të kontratës, me qëllim kjo eliminimin e pagesave për shërbim të pakryer, si dhe kthimin në ligjshmëri dhe ndërprerjen e pagesave të TVSH-së, për shërbime të përjashtuara nga ky lloj tatimi, duke synuar përdorimin e fondeve publike me efektivitet, eficencë dhe ekonomicitet.

– Të vlerësoj mundësinë e negocimit të kontratës koncesionare nr.1503/44, datë 10.02.2016 “Për shërbimin e hemodializës në pesë qendra pranë Spitaleve Rajonale të Vlorës, Shkodrës, Elbasanit, Korçës dhe Lezhës”, për rishikimin e projeksionit sipas rajoneve në bazë të historikut, që disponon MSHMS dhe FSDKSH.

FSDKSH në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të marrin masa duke ngritur grupe pune me qëllim kryerjen e rishikimeve të përmbajtjes së gjithë paketave (vizitat, ekzaminimet, trajtimet mjekësore si dhe rillogaritjen e çmimeve përkatëse) në kushtet e ndryshimeve të vazhdueshme prej vitit 2020 deri 2024 nga momenti i hartimit apo rishikimit të tyre, si dhe monitorimin e kontratave PPP, me qëllim ndjekjen dhe disiplinimin e shpenzimeve, përdorimin me efektivitet të fondeve, të cilat rezultojnë me tendencë në rritje nga viti në vit, jo vetëm si rezultat i rritjes së rasteve, por dhe si rezultat i rritjes së kostove të shërbimit për pacient, duke tejkaluar mbështetjen buxhetore të parashikuar në kontratat koncesionare.

Gjithashtu, nga FSDKSH dhe MSHMS, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, të merren masa për sigurimin e mbështetjes buxhetore për financimin e këtyre shërbimeve jetike për popullatën, në masën e duhur dhe në vijimësi.

/MONITOR

Etiketa: KLSHkoncesionekontrataKryesore1shendetesi

Lajme të lidhura

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)
Aktualitet

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Para
Prej 11 vitesh abuzonte me vajzën e partneres, pranga shqiptarit

“Më ka prezantuar edhe me meshkuj të tjerë”/ 38-vjeçari prej një viti abuzonte me të miturën, del në gjyq

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com