GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Koncesionet me mbështetje buxhetore marrin kredi/ 140 mln euro për 4 kontrata,  “sekret” vlera për inceneratorët

08:10 - 09/08/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Koncesionet me mbështetje buxhetore marrin kredi/ 140 mln euro për 4 kontrata,  “sekret” vlera për inceneratorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Koncesionarët e mirë financuar nga qeveria jonë janë të pangopur me paratë që marrin nga buxheti i shtetit dhe kështu  aplikojnë për kredi, të cilat do të jenë një barrë shtesë për taksapaguesit shqiptarë. Plot 6 nga 13 kontrata koncesionare me mbështetje financiare nga Buxheti i Shtetit, rezultojnë të jenë financuar me shuma të konsiderueshme nga sektori bankar”. Të dhënat raportohen nga “Open Data Albania”, që thekson se vlera e kredisë për 4 prej kompanive mbajtëse të koncesioneve arrin në 16.8 miliardë Lekë apo rreth 140 milionë Euro.

Ndërkohë që, për 2 dy prej kontratave koncesionare, nuk ka informacion në lidhje me vlerën e kredisë. Bëhet fjalë për kontratat e nënshkruara për ndërtimin e inceneratorit të Fierit dhe atë të Elbasanit, ku sipas ODA-s, për të dyja ka Marrëveshje Sigurimi Kuotash të lidhura mes shoqërive koncesionare dhe Bankës së Nivelit të Dytë, por në këto marrëveshje nuk ka informacion në lidhje me vlerën e kredisë së marrë. Të dy këto kompani janë tashmë nën hetim nga Prokuroria Speciale SPAK. Ndërkaq, sa i takon kontratave të tjera, kredia më e madhe është dhënë për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, me vlerë 9.5 miliardë Lekë, ndërsa pas saj vjen kredia në vlerën rreth 3.77 miliardë Lekë apo 28.5 milionë Euro për koncesionin e rrugës së Kombit.

Sipas të dhënave, në vitin 2021, 3 banka tregtare kanë financuar një kredi të përbashkët prej 3.1 miliardë Lekë apo 25.6 milionë Euro për koncesionin e segmentit rrugor Porti i jahteve – Orikum – Dukat, ndërsa një tjetër shoqëri koncesionare e cila është financuar me kredi është zbatuesja e Kontratës Koncesionare Për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake. Vlera e kësaj kredie është 372.9 milionë Lekë apo rreth 3 milionë Euro.

Sipas, Open Data Albania, në të gjitha marrëveshjet e sigurimit të kompanive koncesionare dhe bankave vihet re se këto kompani kanë vendosur si garanci apo kolateral barrë siguruese mbi aksionet e tyre, si dhe mbi llogaritë bankare të arkëtimit të të ardhurave të këtyre shoqërive. Po ashtu, sipas ODA për sa kohë që shoqëritë kanë garanci kontraktore dhe të drejta të arkëtueshme në bazë të kontratave PPP nga Buxheti i Shtetit, kreditimi nga banka të nivelit të dytë paraqitet proces i garantuar.

Etiketa: koncesionekontratakredikryesore2

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Sherri me thika në Maliq që përfundoi në vrasje, flet vëllai i autorit: Më vjen turp, ata kanë qenë…

Sherri me thika në Maliq që përfundoi në vrasje, flet vëllai i autorit: Më vjen turp, ata kanë qenë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com