GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Koncesioni 49 vjet/ Rama i jep park fotovoltaik në Ersekë pronarit të kullës prapa hotel Dajtit

në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Koncesioni 49 vjet/ Rama i jep park fotovoltaik në Ersekë pronarit të kullës prapa hotel Dajtit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në mbledhjen e ditës së sotme qeveria miratoi ndërtimin e një centrali fotovoltaik 30 MW në Ersekë.

Investimi pritet të realizohet brenda 36 muajve dhe centrali do të ketë një afat operimi 49-vjeçar.

Shoqëria “MET INVEST” sh.p.k., ka detyrimin të raportojë çdo tre muaj mbi ecurinë e punimeve, të respektojë kushtet mjedisore dhe të dorëzojë sigurimin e kontratës në masën 5% të investimit. Kompania është pronë e  Hauard Malos, që është gjithashtu pronar i Met Building, prapa hotel Dajtit. Këtë projekt e realizoi me kompaninë e Alban Pezës dhe ish-kryeministrit Vilson Ahmeti, “Albanian Investment Construction”.

Projekti arkitektonik është përgatitur dhe aplikuar nga studioja “Atelier 4”, përfaqësuar nga Alban Efthimi, që njihet për lidhjet e forta me kryeministrin Rama.

Malo është pronar i 7 kompanive (bashkë me vëllezërit dhe motrat) përfshirë një kazino.

Vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave:

V E N D I M PËR MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI, NË NJËSINË ADMINISTRATIVE QENDËR ERSEKË, BASHKIA KOLONJË, QARKU KORÇË, NGA SHOQËRIA “MET INVEST”, SH.P.K.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 49, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në njësinë administrative Qendër Ersekë, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë, nga shoqëria “MET INVEST”, sh.p.k., me elementet, si më poshtë vijon:

a) Emri i aplikuesit: Shoqëria “MET INVEST”, sh.p.k.;

b) NIPT/NUIS: L81310039M;

c) Tipi i centralit: Fotovoltaik;

ç)  Kapaciteti i instaluar: 30MW;

d)  Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;

dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: Në njësinë administrative Qendër Ersekë, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë;

e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;

ë)  Koordinatat e tokës dhe planvendosja sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;

f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe dokumentacionin e projektit;

g)  Shoqëria “MET INVEST”, sh.p.k., ka detyrimin që:

i. të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj) pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore informacion për ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik;

ii. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;

iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës ndërmjet shoqërisë “MET INVEST”, sh.p.k., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e saj;

iv. t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 (dy) % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit;

v. të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “MET INVEST”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

gijotina.com/

Etiketa: Edi RamaKryesore1

Lajme të lidhura

Shpërthimi në rafinerinë e ‘Motor Oil’ në Greqi, humb jetën shqiptari, në gjendje kritike bashkatdhetari i tij! Si ndodhi ngjarja
Aktualitet

Shpërthimi në rafinerinë e ‘Motor Oil’ në Greqi, humb jetën shqiptari, në gjendje kritike bashkatdhetari i tij! Si ndodhi ngjarja

17:24 - 09/10/26
Email-et kërcënuese në adresat qeveritare/ ‘Zgjohet’ AKSHI: Po marrim masat e nevojshme
Aktualitet

Email-et kërcënuese në adresat qeveritare/ ‘Zgjohet’ AKSHI: Po marrim masat e nevojshme

17:03 - 09/10/26
Aksidentohet autobusi në Korfuz, mes 30 pasagjerëve edhe shqiptarë
Aktualitet

Aksidentohet autobusi në Korfuz, mes 30 pasagjerëve edhe shqiptarë

16:11 - 09/10/26
Para
Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump i kërkon Erdoganit të ndalojë blerjen e naftës ruse

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump i kërkon Erdoganit të ndalojë blerjen e naftës ruse

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërthimi në rafinerinë e ‘Motor Oil’ në Greqi, humb jetën shqiptari, në gjendje kritike bashkatdhetari i tij! Si ndodhi ngjarja
Aktualitet

Shpërthimi në rafinerinë e ‘Motor Oil’ në Greqi, humb jetën shqiptari, në gjendje kritike bashkatdhetari i tij! Si ndodhi ngjarja

17:24 - 09/10/26

Ka ndërruar jetë 43-vjeçari shqiptar Robert Cakaj, i cili mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i fuqishëm në ambientet e...

Lexo më shumë
Email-et kërcënuese në adresat qeveritare/ ‘Zgjohet’ AKSHI: Po marrim masat e nevojshme

Email-et kërcënuese në adresat qeveritare/ ‘Zgjohet’ AKSHI: Po marrim masat e nevojshme

17:03 - 09/10/26
Edlir Tetova shpallet trajneri i muajit shtator në “Abissnet Superiore”

Edlir Tetova shpallet trajneri i muajit shtator në “Abissnet Superiore”

16:43 - 09/10/26
Aksidentohet autobusi në Korfuz, mes 30 pasagjerëve edhe shqiptarë

Aksidentohet autobusi në Korfuz, mes 30 pasagjerëve edhe shqiptarë

16:11 - 09/10/26
Sekuestrohen 36 kg kanabis në Janinë, dyshohet se transportohej nga Shqipëria

Sekuestrohen 36 kg kanabis në Janinë, dyshohet se transportohej nga Shqipëria

15:48 - 09/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com