GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Koncesioni i djalit të Leskajt/ Hekurudha Vlorë-Ballsh jashtë shërbimit, por merr 561 mln lekë rimbursim

13:37 - 29/10/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 5 min
A A
Koncesioni i djalit të Leskajt/ Hekurudha Vlorë-Ballsh jashtë shërbimit, por merr 561 mln lekë rimbursim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Djali i Valentina Leskajt dhe ortakët e tij mashtrojnë me koncesionin e linjës hekurudhore Ballsh-Fier-Vlorë, duke mos kryer investimet e premtuara dhe fshehin të ardhurat. Në vitin 2016, Agjencia Prokurimit Publik shpalli fituese të garës për dhënien me koncesion 25 vjet të rrjetit hekurudhor në linjat Fier – Ballsh dhe Fier – Vlorë” kompaninë “Abrail”, bashkim i shoqërive “ALB-STAR” sh.p.k & “MATRIX KONSTRUKSION” dhe ARC. Dy kompaniët e fundit i përkasin Besnik Leskajt dhe Arjan Leskajt, djalit të ish-nënkryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Valentina Leskaj, ndërsa ALB STAR Shpk është pronë Sadik dhe Idajet Ismaliajt.

Vlera e investimit për rikostruksionin e hekurudhës, të premtuar në kontratë, ishte 2.4 miliardë lekë ose rreth 20 milionë USD. Qëllimi ishte që hekurudha të transportonte naftën nga rafineria e Ballshit dhe e Fierit, si dhe naftën bruto drejt parkut “Petrolifera” në Vlorë. Por gjithashtu koncesionari ka detyrimin të rivendosë transportin e udhëtarëve.

Sipas kontratës së koncesionarit sasia mesatare e transportuar e mallrave/mineraleve për vit kalendarik parashikohej të ishte 2.5 milionë tonë dhe numri i pasagjerëve 307 mijë në vit. Koha e zbatimit te punimeve ishte përcaktuar 46 muaj nga nënshkrimi i kontratës dhe vlera e investimit (pa TVSH) është 2,4 miliardë lekë.

Por edhe pas 6 vitesh, ky sistem hekurudhor nuk kryen shërbimet për të cilat detyrohet. Këtë ka konstatuar Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditimit të krye në Ministrinë e Infrastrukturës në lidhje me këtë projekt.  Në raport thuhet se, Kontrata e koncesionit “Rehabilitimi, operimi dhe transferimi (ROT) i rrjetit të transportit hekurudhor në linjat Fier-Ballsh dhe Fier –Vlorë” nuk është realizuar sipas afateve treguesit e performancës.

 

Gjetjet e KLSH

Së pari KLSH shprehet se punimet janë shtyrë disa herë pasi ka pasur një sërë ndryshimesh të anëtareve në Njësinë e Zbatimit të Projektit. Nuk janë dorëzuar raportet tremujorë për planet dhe ecurinë e punës. Gjithashtu, theksohet se koncesionari  nuk ka të dokumentuar vëzhgim të kujdesshëm i veprimtarive për kryerjen e rregullt të detyrës, të zbatimit të kontratës e detyrave të përcaktuara në të, udhëzimeve.

“Nuk është dokumentuar përgatitjen e raportit 3 mujor periodik brenda datës 20 të 3 mujorit për Ministrin, për ndjekjen dhe zbatimin e kontratës Koncesionare. Nuk është dokumentuar mbikëqyrje të zbatimit të projektit nga ana e saj sipas kërkesës së pikës 8- Njësia e Zbatimit të Projektit, të kontratës koncesionare”, thekson KLSH.

Qeveria i fal para koncesionarit

Në dokumentin e auditimit thuhet se, për periudhën 2017-2019, koncesionari nuk ka siguruar 70 % të vlerës së aseteve ekzistuese dhe atyre të investuara sipas përcaktimeve në kontratë. Ndërsa më tutje theksohet se “Sipas pasqyrave financiare të shoqërisë koncesionare “A.” SHPK për vitin 2020 të ardhurat nga aktiviteti i shfrytëzimit kanë qenë 353,059,123 lekë dhe tarifa duhej të ishte 7,767,301 lekë, pra edhe 35,240 lekë më shumë se ajo e kërkuar. Kjo për shkak se Nga ana e MIE në cilësinë e autoritetit kontraktor nuk është ushtruar e drejta e kërkesës për arkëtim të tarifës koncesionare për të ardhurat e vitit 2016 dhe 2017”.

Ndoshta për të fshehur këtë shkelje, MIE në cilësinë e Autoritetit Kontraktor nuk ka dërguar në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë pasqyrat financiare vjetore të vitit paraardhës për të gjithë periudhën e aktivitetit të kësaj shoqërie koncesionare, si dhe nuk është raportuar në lidhje me ecurinë e zbatimit të kësaj kontrate. “Për periudhën e aktivitetit të kësaj kontrate nga data 14.02.2016 deri më 31.12.2021, koncesionari nuk ka arritur treguesit e performancës, për sa i përket sasisë mesatare e mallrave të transportuara për vit kalendarik që ishte 130 2,591,509 ton; numrit mesatar të pasagjerëve prej 307.5 mijë në vit”.

Sipas KLSH, koncesionari ka vazhduar të abuzojë dhe çdo lloj punimi është kryer shumë më vonë se afatet e përcaktuara. “Sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion, konstatohet se punimet e rehabilitimit nuk kanë përfunduar në afat për 46 muaj, dhe vijohet me periudhë e rehabilitimit pa kaluar akoma në operim të plotë në kundërshtim me përcaktimet e pikës 6.3 të kontratës. Nga sa më sipër, AK nuk ka arritur t’i dorëzojë dhe koncesionari nuk ka arritur të marrë në dorëzim në afatin prej 28 muaj inventarin e aktiveve të hekurudhës, por vazhdon dhe pas mbi 60 muajve, gjë e cila nuk është në përputhje me pikën 14 të kontratës koncesionare”, theksohet në dokument.

Audituesi del në konkluzion se “Mungesa e arritjes së treguesve të performancës në rehabilitimin dhe operimin me një pjesë të aseteve hekurudhore pronë publike, sjell si pasojë degradimin e saj dhe krijimi i modeleve të gabuara në koncesionimin e infrastrukturës hekurudhore”

“Abrail” arkëton shumë të mëdha nga Tatimet

Megjithëse nuk i raporton të ardhurat dhe nuk paguan tarfiën e koncesionit, djali i Valentina Leskajt ka arkëtuar dy vitet e fundit 56,111,132.00 lekë nga Thesari i shtetit si pagesa të Tatimeve për rimbrusim të TVSH-së. E habitshme, që ky koncesionar nuk ka mbaruar investimet, nuk paguan tarifën e koncesionit dhe del me fitim! Fitimi i “Abrail” për vitin 2019, sipas pasqyrës financiare ishte 111,606,933 lekë të reja, ndërsa për vitin 2020 shënoi 78,454,989 lekë.

Dhe abuzimet nuk marrin fund, sepse edhe kontrata është bërë e tillë, që djali i Valentina Leskajt të marrë para nga shteti në formën e subvencionit.

“Të saktësohet pika 5.2 “detyrimet e përgjithshme të Autoritetit Kontraktor”, gërma o, për rastet e detyrimit të subvencionit të shërbimit publik”, thkesohet në vendimin e Autoritetit të konkurrencës për draft kontratën koncesionare.

Babë e birë, ortakët e Arjan Leskajt

Një nga kompanitë koncesionare është  Alb-Star Sh.p.k” me pronar babë e bir Sadik e Idajet Ismaliaj, të cilët janë klientë të favorizuar të pushtetit. Së fundmi ata kanë marrë tenderin me vlerë 1.4 milionë Euro për të furnizuar bashkitë me lëndë ndërtimi, ndërsa brenda muajit nëntor do të  marrin 2 Lotet e tjerë të vitit 2022.

Ndërkohë në prill të këtij viti, një tjetër perlë e bregdetit të Jugut i është shitur nga qeveria firmës ALB STAR. Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit ka miratuar projektin në kuadër të investitorit strategjik, ku kompania do të investojnë 28 MLN € në projektin me sipërfaqe 53,467 m². Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit ka disa muaj që ka miratuar ndryshimin e subjektit zhvillues për objektin “Resort Turistik 2, 3 dhe 4 kate me parkime nëntokë “Manastiri Resort”. Ata kanë marrë statusin investitor strategjik ( i privilegjuar) dhe do të vazhdojnë të kenë favore përderisa janë ortakë të djalit të ish-zyrtares së lartë të PS-së.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: 561 mln lekjweabuzimArjan leskajBesnik leskajHekurudha BALLSH VloreIdajet ismailajtkryesore2SadikISMAILAJValentina LeskajVjedhje

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
Ishte në kërkim nga policia, arrestohet vlonjati që shiste drogë

Sherri me 3 të plagosur në Përmet, arrestohet babai, në kërkim djali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com