GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Koncesioni Orikum-Dukat/ Nuk mjaftuan 50 milionë euro, Balluku i fal Gjikurisë edhe 1.5 mln euro nga “gabimi” në llogaritje

12:20 - 15/10/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Koncesioni Orikum-Dukat/ Nuk mjaftuan 50 milionë euro, Balluku i fal Gjikurisë edhe 1.5 mln euro nga “gabimi” në llogaritje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe pse institucionet heshtin me urdhër të Ramës dhe Ballukut, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka nxjerrë zbuluar aferën e ministres me Florenc Gjikurinë për rrugën me koncesion në Vlorë.  Kontrata PPP quhet zyrtarisht “Ndërtimi dhe Mirëmbajtja e Segmentit Rrugor Porti i Jahteve – Bypass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës)”. Ky koncesion iu dha në nëntor të viti 2018 kompanisë “Gjikuria Shpk”, pa konkurrim dhe kontratat u nënshkrua për 13 vjet. Sipas dokumenteve kjo firmë do të merret me ndërtimin dhe më pas mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor për 13 vjet. Ndërsa më tutje janë përcaktuar edhe vlerat që do të marrë kompania për shërbimet që do të japë në vazhdim. Por, sa para i ka dhënë ministrja Gjikurisë? Më shumë se sa duhej! Pikërisht te llogaritja e fondit limit për këto shërbime KLSH ka evidentuar parregullsi dhe abuzim.

Konkretisht, KLSH ka treguar se në pikën për mbikëqyrje të punimeve, në kontratë janë bërë disa gabime në përllogaritje që kanë çuar në shtesë të fondit, më shumë nga normalja. Sipas dokumentit, për këtë shërbim është lënë në dispozicion fondi 232,197,510.15 lekë me TVSH, por sipas KLSH nga përllogaritjet në detaje të të gjithë zërave të këtij lloj shërbimi, kosto mund të arrinte në  vlerën 45,267,510.15 lekë me TVSH. Nga një përllogaritje e thjeshtë rezulton se pagesa e rimbursuar e këtyre shërbimeve është me shtesë 186,930,000 lekë. Ndërsa rregulli në procedurë kërkon që shtesa për këto shërbime të rimbursuara nuk duhet të jetë më shumë se  31,234,582 lekë. Në përfundim rezulton se vetëm për mbikëqyrjen e shërbimeve janë dhënë 155,695,418 lekë me TVSH më shumë nga sa nevojiten realisht.

Në këtë kuadër, KLSH kërkon që brenda këtij viti  Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, të marrë masa, të analizojë me grup pune të veçantë, shkaqet dhe arsyet e rritjes së shpenzimeve të rimbursueshme në vlerën 155,695,418 lekë me TVSH dhe të ndiqen të gjitha procedurat administrative. Si dhe të sigurojë sa më parë likuidimin e kësaj shume që po merret nga taksat e qytetarëve.

Fitues i paracaktuar

Ky koncesion është denoncuar më herët nga mediat për kontratën korruptive në shkelje të ligjit që po bënte Balluku me Gjikurinë, por ministrja arriti të manipulonte abuzimin. Këtë herë është KLSH që, gjithashtu vë në dukje se ky koncesion është dhe në mungesë të konkurrencës. Sipas audituesit, ministrja ka neglizhuar specifikimin e disa kritereve, duke bërë që ato të jenë të paqarta për operatorët, çka rrjedhimisht i ka skualifikuar ato nga gara. Në raport thuhet se, këto kritere janë lënë qëllimisht të paargumentuara për të cunguar konkurrencën, duke lënë vend për dyshim se fituesi ka qenë i paracaktuar.

“Komisioni ka hartuar dokumentet e procedurës konkurruese por nuk kanë argumentuar vendosjen e çdo kriteri për kualifikim. Gjithashtu nuk argumentohet ndarja e inxhinierëve, që disa inxhinierë duhet të jenë drejtues teknik në licencën e shoqërisë dhe pse 2 inxhinierë të jetë jashtë licencës së shoqërisë. -Në lidhje me pikën 2.3.11, ku kërkohet që për zbatimin e projektit ofertuesi duhet të këtë në pronësi ose me qira minimumi makinerive si në DPK, nuk argumentohet sasia e vendosjes së tyre, në lidhje me projekt idenë, pasi projekt-zbatimi nuk është i realizuar. Në listën e mjeteve me qira/ Huapërdorje/ furnizimi, kërkohet Gurëthyes stacionare”, thuhet në raport. Ndërsa, në mënyrë urgjente KLSH rekomandon që të marrë masa që çdo kriter kualifikues të jetë në përputhje me natyrën dhe përmasën e kontratës, në mënyrë që të stimulohet konkurrenca.

Qeveria merr borxh për Gjikurinë

Përveç taksave të qytetarëve, në këto 8 vitet e fundit, Shqipëria ka shtuar dhe borxhet e marra nga institucionet ndërkombëtare për të financiar këto projekte me PPP.  Huamarrjet nga BERZH, Banka Botërore, CEB, IDB etj., duke u bërë dhe forma më e përdorur për financimin në infrastrukturë nga qeveritë e shkuara për shkak të normave të buta të interesit. Sipas dokumenteve të publikuara për çdo huamarrje, një interes prej 5% po paguhet për ndërtimin e rrugës Porti i Jahteve – Dukat-Orikum.

Gjikuria, si kompani fituese ka arritur që ta financojë ndërtimin e rrugës përmes një kredie me vlerë 25.6 milionë euro, të marrë në një marrëveshje me tri banka: “Intesa San Paolo”, “OTP” dhe “Tirana Bank”, kundrejt një interesi 6%. Për të balancuar shumën e interesit që do të paguajë nga kredia e marrë, kompania vendosi që të aplikojë për shtetin një tjetër interes prej 5% për 21.7 milionë eurot që do të financojë vetë në këtë segment, duke bërë që shteti të paguajë 17.2 milionë euro interesa për kontratën.  Kështu llogaritja gabim e fondit limit që cituam pak më sipër, ndikon edhe në interesit të lartë bankar që duhet të paguhet për këtë koncesion. I lumtë Belindës dhe Gjikurisë, përderisa SPAK-u akoma nuk është zgjuar!/ Esmeralda Hida/

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abzuimaudiytimFlorenc GjikuriaKLSHkompanikoncesionkryesorekryesore2rruga Oriku Dukattender

Lajme të lidhura

Një në tre dëme të papaguara është i SIGAL/ Raporti: Avni Ponari shton fitimet në kurriz të qytetarëve
Breaking Views

Një në tre dëme të papaguara është i SIGAL/ Raporti: Avni Ponari shton fitimet në kurriz të qytetarëve

18:57 - 10/07/25
Bosi i “Rafaelos” Mark Gjinaj përjashtohet nga tenderat, dokumenti si e mashtroi Josif Gorrean e Divjakës
Breaking Views

Bosi i “Rafaelos” Mark Gjinaj përjashtohet nga tenderat, dokumenti si e mashtroi Josif Gorrean e Divjakës

09:51 - 10/07/25
Anuela lë zjarrfikësit pa uniforma në mes të zjarreve, pazare me tenderin 378 MLN lekë, nuk pranon vendimet e KPP
Breaking Views

Anuela lë zjarrfikësit pa uniforma në mes të zjarreve, pazare me tenderin 378 MLN lekë, nuk pranon vendimet e KPP

09:38 - 09/07/25
Para
“Rama po shmang vëmendjen nga skandalet”, si e komenton Meta fjalimin e Ramës në KiE

Kërkesat e pedagogëve për rritje pagash, Meta: Të luftojmë korrupsionin e Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Thellohet lufta tregtare – Trump kërcënon Kanadanë me një tarifë prej 35% për mallrat e importit
Botë

Thellohet lufta tregtare – Trump kërcënon Kanadanë me një tarifë prej 35% për mallrat e importit

10:16 - 11/07/25

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar Kanadanë me një tarifë prej 35% për mallrat, duke përshkallëzuar edhe më tej luftën tregtare...

Lexo më shumë
Sulmet e Ramës, prokurorja Gjeli shkresë KLP-së: Më cënoi dinjitetin, të merren masa ndaj kryeministrit

Sulmet e Ramës, prokurorja Gjeli shkresë KLP-së: Më cënoi dinjitetin, të merren masa ndaj kryeministrit

10:03 - 11/07/25
Conference League, Vllaznia humb 0-1 ndeshjen e parë ndaj letonezëve të “BFC Daugavpils”

Conference League, Vllaznia humb 0-1 ndeshjen e parë ndaj letonezëve të “BFC Daugavpils”

09:39 - 11/07/25
Vizita në SHBA, Netanyahu do të takohet edhe me Kamala Harris

Netanyahu: Nëse negociatat me Hamasin dështojnë brenda 60 ditëve, do të përdorim forcën

09:16 - 11/07/25
“Fantazma” e Unazës/ Si Balluku favorizoi Arbër Abazin, miliona euro nga tenderi pa garë

“Fantazma” e Unazës/ Si Balluku favorizoi Arbër Abazin, miliona euro nga tenderi pa garë

08:59 - 11/07/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com