GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Koncesioni PPP në dogana, vetëm 0,02% e skanimeve rezultuan të paligjshme më 2020

07:01 - 05/10/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Koncesioni PPP në dogana, vetëm 0,02% e skanimeve rezultuan të paligjshme më 2020
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria prej 6 vitesh po aplikon shërbimin e skanimit në dogana nëpërmjet një koncesioni PPP, i cili financohet prej pagesave direkte nga zhdoganimet e mallrave në dogana dhe financimeve nga buxheti i shtetit.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave gjatë vitit të kaluar shërbimi i skanimit në dogana bëri gjithsej 244,769 skanime, nga të cilat rezultuan problematike (transportin mallra në mënyrë jo të ligjshme) 71 raste ose 0,02% të totalit të skanimeve. Buxheti i shtetit kompensoi financimin e operatori S2 Albania  me rreth 1,1 miliardë lekë  duke shtyrë pagesat rreth 400 milionë lekë për një periudhe të të mëvonshme.

Referuar numrit të kontejnerëve  të skanuara ( mbi 244 mijë) shërbimet janë dhënë nga doganat Kapshticë, Morinë, Qafë Thanë dhe Kakavijë, ku skanohen të gjithë kontejnerët që kalojnë nëpërmjet këtyre pikave kufitare, ndërsa në Doganën e Durrësit skanimi i kontejnerëve bëhet mbi bazën e profileve të riskut- natyrës së mallit, origjinës etj.

Kohëzgjatja për çdo skanim është e përllogaritur në nivelet 4-6 minuta, në varësi të problematikës ose jo, të ngarkesës. Sipas Ministrisë së Financave, nëpërmjet këtij shërbimi janë evidentuar në kohë transportimi i lëndëve dhe substancave të ndaluara me ligj (lëndë narkotike, mbetje radioaktive etj.), kontrabanda e produkteve farmaceutike, mallrat kontrabandë, trafikimi i njerëzve, pastrimi i parave etj.

Për vitin 2020, nga skanimi në doganat e vendit janë evidentuar në total 71 raste të tilla, konkretisht në Durrës 47 raste; Kakavijë 4 raste; Kapshticë 15 raste dhe Qafë Thanë 5 raste.

Për vitin 2020 u rinegociua pagesa për shkak të Pandemisë Covid-19. Palët ranë dakord se shoqëria koncesionare do t’i lejojë qeverisë shtyrjen me 100% të pagesës së këstit mujor të tarifës së shërbimit të secilës pikë operimi për muajt Shtator, Tetor dhe Nëntor nga tarifa vjetore e shërbimeve të pikës së operimit për vitin 2020, si dhe të shtyjnë shlyerjen e detyrimit të mbetur nga kësti i muajit gusht për tarifën e shërbimit të një pike operimi.  Pagesa e shtyrë në masën 100% dhe kësti i prapambetur i gushtit do të shlyhen duke filluar nga data 1 Janar deri në 31 Dhjetor 2022.

Objekti i kësaj kontrate është financimi, ngritja dhe operimi i shërbimit të skanimit të kontejnerëve e. Kjo kontratë koncesioni është miratuar fillimisht me anë të Ligjit Nr.123/2013 dhe është ndryshuar më pas me Ligjin Nr.74/2015.

Ndryshimet e bëra konsistonin në ndryshimin e vlerës së tarifës së skanimit për deklaratat doganore. Nëse para ndryshimeve tarifa për çdo deklarate  doganore të skanuar ishte 39 Euro, tashmë me ndryshimin ligjor tarifa e skanimit u vendos të jetë 5 Euro për deklaratat doganore nën ose të barabarta me 1000 Euro dhe 22 Euro për deklaratat doganore mbi 1000 Euro.

Autoritet kontraktore ende nuk kanë bërë një analizë kosto përfitim të koncesionit të skanimit i cili ka një kosto vjetore në buxheti 10-12 milionë euro në vit, teksa milionë euro të tjera financohen direkt nga bizneset./Monitor

Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë
Etiketa: doganaligjistatistika

Lajme të lidhura

Tirana mbetet qyteti pa asnjë impiant për ujërat e ndotura, derdhen në lumin e Tiranës dhe Lanë
Aktualitet

Tirana mbetet qyteti pa asnjë impiant për ujërat e ndotura, derdhen në lumin e Tiranës dhe Lanë

12:15 - 31/12/25
Viti i Ri/ 8 traditat që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Aktualitet

Viti i Ri/ 8 traditat që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

09:07 - 31/12/25
Nga gjeli i detit te pijet, sa shtrenjtë kushton tryeza e Vitit të Ri për shqiptarët
Aktualitet

Nga gjeli i detit te pijet, sa shtrenjtë kushton tryeza e Vitit të Ri për shqiptarët

08:13 - 31/12/25
Para
Atentati në Elbasan, Çollaku dhe Bitri pjesë e grupeve kriminale, lidhja me Alibejt dhe Talo Çelën

Iu bë atentat në hyrje të qytetit të Elbasanit, ndërron jetë te Trauma Ardian Çollaku

TË FUNDIT

Meta uron Vitin e Ri nga qelia: Ta mirëpresim 2026 si vitin e bashkimit dhe të ringritjes së shpresës.
Aktualitet

Meta uron Vitin e Ri nga qelia: Ta mirëpresim 2026 si vitin e bashkimit dhe të ringritjes së shpresës.

20:12 - 31/12/25

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një mesazhi u ka uruar shqiptarëve Vitin e Ri 2026. Meta shkruan...

Lexo më shumë
Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri: Le të jetë viti 2026 një vit suksesi për ju dhe Kosovën tonë

Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri: Le të jetë viti 2026 një vit suksesi për ju dhe Kosovën tonë

19:38 - 31/12/25
Shqiptarët presin Vitin e Ri në errësirë, në shumë zona të vendit ndërpritet energjia

Shqiptarët presin Vitin e Ri në errësirë, në shumë zona të vendit ndërpritet energjia

19:08 - 31/12/25
Zakonet e Vitit të Ri nëpër botë! Nga ushqimet, te thyerja e pjatave e deri te zilet japoneze

Zakonet e Vitit të Ri nëpër botë! Nga ushqimet, te thyerja e pjatave e deri te zilet japoneze

19:01 - 31/12/25
Surrel/ Shpërthim i fuqishëm pranë banesës së kryeministrit Rama, njerëzit vrapojnë të alarmuar në rrugë

Surrel/ Shpërthim i fuqishëm pranë banesës së kryeministrit Rama, njerëzit vrapojnë të alarmuar në rrugë

18:37 - 31/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com