GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Konferenca gjermane e Islamit, nën hijen e luftës dhe antisemitizmit

12:16 - 21/11/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Konferenca gjermane e Islamit, nën hijen e luftës dhe antisemitizmit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Konferenca Gjermane e Islamit mblidhet nën hijen e terrorit dhe dhunës në Lindjen e Mesme, por edhe nën hijen e sulmeve të shumta ndaj hebrenjve në Gjermani.

Data e mbajtjes së konferencës ishte caktuar prej kohësh. Ndërsa tani mbahet 45 ditë pas sulmit terrorist të Hamasit në qytetet izraelite. Konferenca Islame Gjermane (DIK) mblidhet këtë të martë dhe ky është takimi i parë pas disa vitesh. Dy ditë do të bisedohet për temën “Paqja sociale dhe kohezioni demokratik: lufta kundër antisemitizmit dhe armiqësisë ndaj myslimanëve në kohë të ndarjeve shoqërore”.

Ministria federale e Brendshme, e drejtuar nga ministrja Nancy Faeser (SPD), po merr në konsideratë situatën e rënduar të javëve të fundit. Hebrenjtë në Gjermani po jetojnë përsëri në frikë. Prindërit janë të shqetësuar për fëmijët e tyre në shkolla, të moshuarit po shmangin shkuarjen në sinagoga.

Pati sulme kundër objekteve fetare hebreje në disa qytete. Ishin pikërisht demonstratat me mijëra pjesëmarrës që vunë në pikëpyetje ekzistencën e shtetit të Izraelit ose festuan terroristët e Hamasit si luftëtarë të lirisë, ato që përkeqësuan këto shqetësime. Nga ana tjetër, edhe komunitetet dhe shoqatat myslimane po raportojnë një numër në rritje drastike të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj institucioneve dhe besimtarëve të tyre.

Konferenca e parë Islame në Gjermani

Konferenca është konsideruar gjithmonë si një platformë qendrore e dialogut midis shtetit dhe myslimanëve, për të avancuar integrimin fetar dhe socio-politik të më shumë se pesë milionë myslimanëve, i cili është lënë pas dore prej kohësh në Gjermani. Deri tani çdo periudhë legjislative ka filluar me pritshmëri të mëdha dhe ka përfunduar me zhgënjim. Nëse pyeten njerëzit që kanë qenë në këtë Konferencë, ata do të thonë: “Po, kjo sjell diçka. Por njerëzit nuk janë të kënaqur me kaq”.

Nancy Faeser është ministrja e pestë federale e Brendshme, por socialdemokratja e parë, që kujdeset për këtë Konferencë. Që nga viti 2005 e deri në vitin 2017, politikanë meshkuj të Unionit kanë drejtuar gjithmonë ministrinë, e cila është përgjegjëse për fushën e fesë.

Një vit më parë, kur Faeser njoftoi vazhdimin e punës së Konferencës, ajo përmendi trajnimin më intensiv të imamëve në Gjermani dhe luftën kundër ndjenjave anti-myslimane si çështjet kryesore. Ndërsa tani tema e urrejtjes ndaj hebrenjve e lë nën hije agjendën e mëparshme.

Shoqatat myslimane kanë shkaktuar acarim masiv në javët e fundit. Përsëri dhe përsëri, del në pah kursi i shoqatës së ndikuar nga Turqia Ditib, në të cilën janë caktuar rreth 900 bashkësi në mbarë vendin. Shoqata varet nga autoriteti fetar turk Diyanet, i cili i dërgon imamët në Gjermani.

Ndërsa ata janë gjithmonë besnikë ndaj presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili ka tërhequr vëmendjen këto javë me urrejtjen e tij të hapur ndaj hebrenjve dhe sulmet verbale ndaj Izraelit, ndësa ka lavdëruar Hamasin si një “organizatë çlirimtare”.

Etiketa: GjermaniKonferenca e Islamit

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Përgjimet/ 931 kg kokainë e kapur në 4 shtete, SPAK sekuestron…

Përgjimet/ 931 kg kokainë e kapur në 4 shtete, SPAK sekuestron...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com