GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot në orën 09:00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, e cila pritet të shqyrtojë kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat lidhur me ish-kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenin.

Në kërkesën e depozituar në Kuvend, PD kërkon shqyrtimin e përgjegjësive institucionale që lidhen me emërimin, ushtrimin e detyrës, mbikëqyrjen dhe largimin e Hysenit nga drejtimi i SHISH. Demokratët kërkojnë gjithashtu informacion mbi masat e marra për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.

Në dokument përmenden informacionet e bëra publike lidhur me pretendimet se Hyseni, gjatë kohës që drejtonte SHISH, ka ndihmuar Ergys Agasin përmes furnizimit me të dhëna dhe informacione të klasifikuara. Agasi është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për disa vepra penale.

Në këtë kuadër, PD kërkon që Kuvendi të shqyrtojë procedurat dhe kriteret e ndjekura për përzgjedhjen dhe emërimin e Hysenit, përgjegjësitë e institucioneve të përfshira në këtë proces, si dhe funksionimin e mekanizmave të kontrollit, mbikëqyrjes dhe llogaridhënies gjatë ushtrimit të detyrës.

Një tjetër pikë e kërkesës lidhet me verifikimet për të përcaktuar nëse dhe në çfarë mase mund të jetë komprometuar informacioni i klasifikuar. Demokratët kërkojnë gjithashtu të bëhen të ditura masat e marra për garantimin e sigurisë së informacionit dhe mbrojtjen e personelit të SHISH.

Në dokument kërkohet edhe shqyrtimi i përgjegjësisë institucionale dhe politike të Kryeministrit dhe strukturave përkatëse shtetërore në procesin e përzgjedhjes, emërimit, mbikëqyrjes dhe largimit të drejtorit të SHISH.

Sipas PD-së, çështja ka rëndësi për ushtrimin e kontrollit parlamentar mbi institucionet e sigurisë kombëtare, ndaj kërkohet transparencë dhe llogaridhënie për mënyrën se si kanë funksionuar mekanizmat e verifikimit dhe mbikëqyrjes.

Në përfundim, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon që Konferenca e Kryetarëve të përcaktojë datën për zhvillimin e mocionit me debat në seancë plenare. Në kërkesë nënvizohet se shqyrtimi parlamentar duhet të zhvillohet duke respektuar pavarësinë e organeve të drejtësisë, prezumimin e pafajësisë dhe rregullat për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.

 

Etiketa: kerkesemocionSHISH

Lajme të lidhura

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit
Aktualitet

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë
Breaking Views

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët
Breaking Views

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26
Para
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares
Breaking Views

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, FSHF, bën me dije se kuqezinjtë do të zhvillojnë seancën zyrtare stërvitore paradite dhe...

Lexo më shumë
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com