GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Konferenca me Von der Leyen, Rama: Na dha ndihmë të madhe gjatë tërmetit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Konferenca me Von der Leyen, Rama: Na dha ndihmë të madhe gjatë tërmetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas përurimit të shkollës “Korb Muça” dhe kopshtit “Europa”, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri Edi Rama dolën në një konferencë të përbashkët.

Gjatë fjalës së tij, Rama falenderoi Von der Leyen për angazhimin në mbështetje të Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit, ndërsa tha se rindërtimi po sjell një cilësitë re në jetën e qytetarëve.

“Sot mikpresim me një kënaqësi shumë të posaçme, Presidenten e KE, Ursula von der Leyen në një moment të rëndësishëm për ecurinë e Shqipërisë në BE, por edhe për sfidat e përbashkëta të njerëzimit dhe të vetë bashkësive brenda Europës, siç është lufta me pandeminë, beteja me ndryshimet klimaterike që kanë sjellë të reja të padëshiruara për ne në mjedisin ku jetojmë, çka e kemi parë me zjarret kërcënuese që janë shtuar në mënyrë të ndjeshme në të gjithë botën, posaçërisht edhe në këtë pjesë të Evropës. E ndërkohë, për faktin e lajmit të mirë brenda kësaj periudhe vështirësisë së posaçme që është lajmi i rindërtimit, transformimit rrënjësor të kushteve, të gjithë atyre familjeve që u goditën egërsisht nga tërmeti. Besoj që sot e shohin me sytë e tyre se rindërtimi po sjell një cilësi të re në jetën e tyre dhe jetën e fëmijëve të tyre, në një proces që vazhdon e ku hap pas hapi po mbyllen të gjitha plagët e asaj tragjedie të paharrueshme. Në këtë pikë dua të nënvizoj faktin që kjo nuk është vizita protokollare e një prej autoriteteve më të larta të Evropës, por është dhe vizita e një gruaje që është angazhuar personalisht me të gjithë zemër dhe energjitë e saj për ta vënë të gjithë kapacitetin e detyrës që mbulon në mbështetje të atyre familjeve, të atyre fëmijëve, të atyre që dolën shumë të goditur nga tërmeti”, tha Rama.

Më herët, Von der Leyen takoi presidentin Meta, ndërsa vizita e saj në Ballkan vjen përpara Samitit BE-BP që pritet të mbahet më 6 tetor. Ajo do të jetë në Ballkanin Perëndimor nga e marta deri të enjten, për të vizituar Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjën- Hercegovinën.

Etiketa: Rama

Lajme të lidhura

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?
Breaking Views

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet
Breaking Views

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

19:57 - 25/10/26
Vijon përleshja me policinë, protestuesit u hedhin molotovë automjeteve, tre të lënduar
Breaking Views

Vijon përleshja me policinë, protestuesit u hedhin molotovë automjeteve, tre të lënduar

19:41 - 25/10/26
Para
Rama: Von der Lyen, avokate e palëkundur e integrimit

Rama: Von der Lyen, avokate e palëkundur e integrimit

TË FUNDIT

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26

Prijësi i listës së Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, dhe Ardita Sinani njoftuan se, sipas rezultateve preliminare, koalicioni ka siguruar dy...

Lexo më shumë
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

21:48 - 25/10/26
Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

19:57 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com