GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Konferenca para apelit për Gucatin dhe Haradinajn mbahet më 5 korrik

12:26 - 24/06/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Konferenca para apelit për Gucatin dhe Haradinajn mbahet më 5 korrik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është caktuar Paneli i Gjykatës së Apelit në rastin ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. Gjithashtu është vendosur që konferenca para apelit të mbahet më 5 korrik. Kjo datë është caktuar nga krye-gjykatësja e Panelit të Gjykatës së Apelit.

Ndërsa seanca do të jetë publike ku në bazë të rregullores së procedurës dhe provave, çdo personi të paraburgosur në pritje të apelit, i jepet mundësia të ngrejë çështje lidhur me apelin, përfshirë këtu edhe për gjendjen mendore dhe fizike të personit.

“Më 22 qershor, Kryegjykatësja në panelin e Gjykatës së Apelit, Mishelë Pikar, në pajtim me rregullën 178 të Rregullores, caktoi datën 5 korrik 2022, në orën 14:00 për konferencën para apelit në çështjen Gucati & Haradinaj”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Gucati e Haradinaj kishin paraqitur njoftimet e tyre për apel kundër aktgjykimit të shqiptuar më 18 maj 2022. Lidhur me këtë, dje përmes konferencës së rregullt që Dhomat e Specializuara e organizojnë një herë në javë përmes platformës “Zoom”, një zëdhënës dha informacionet e përditësuara.

“Të akuzuarit kërkojnë kapërcim të verdiktit të fajësisë së tyre ose ulje të dënimit në qoftë se verdiktet e fajësisë mbeten në fuqi. Në aktgjykim, trupi gjykues i shpalli dy të akuzuarit fajtorë për frikësim gjatë procedurës penale, shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare. Trupi gjykues i shpalli dy të akuzuarit të pafajshëm për akuzën e hakmarrjes të paraqitur në aktakuzë”, tha Michael Doyle.

Më 18 maj të këtij viti, trupi gjykues dënoi Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe nga 100 euro gjobë.

Ish-krerët e OVL-UÇK janë arrestuar më 23 shtator të vitit 2020. Arrestimi i tyre dhe hapja e procesit gjyqësor ishte bërë pasi disa dokumente kishin arritur në zyrat e OVL-UÇK, nga persona ende të panjohur, ndërsa këtë ngjarje atëherë krerët e organizatës e kishin bërë të ditur përmes konferencave për shtyp.

 

Etiketa: apelGjykateseance

Lajme të lidhura

Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE
Kosovë & Rajon

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Para
Deklaratat e Ramës, zv.kryeministrja bullgare: Fyese dhe të papranueshme!

Deklaratat e Ramës, zv.kryeministrja bullgare: Fyese dhe të papranueshme!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com