GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Konferencat ndërqeveritare për Shkupin e Tiranën/ Escobar: Një Evropë e lirë nuk është e plotë pa Ballkanin

18:25 - 03/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Konferencat ndërqeveritare për Shkupin e Tiranën/ Escobar: Një Evropë e lirë nuk është e plotë pa Ballkanin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar thotë se ideja e një Evrope të lirë dhe në paqe nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor. Në një intervistë për shërbimin maqedonas të Zërit të Amerikës pas Dialogut Strategjik SHBA-Maqedonia e Veriut, zoti Escobar shprehu mbështetjen amerikane për fillimin e konferencave ndërqeveritare me BE-në për Shkupin dhe Tiranën. Ai tha se shpreson që të tejkalohet me kompromis bllokimi që ka paraqitur Bullgaria.

Zoti Escobar tha se Dialogu Strategjik mes Uashingtonit dhe Shkupit është një mënyrë për të thelluar marrëdhëniet në të gjitha fushat.

“Si anëtarja më e re e NATO-s, Maqedonia e Veriut ka kontribuuar shumë, prandaj ne po përpiqemi të gjejmë mënyra që të punojmë së bashku për të ndihmuar në zgjidhjen e disa nga çështjeve të Ballkanit, disa prej çështjeve dypalëshe dhe disa nga çështjet globale”, tha ai.

Zoti Escobar tha se ky vend i ka bërë të gjitha reformat e nevojshme për të filluar konferencat ndërqeveritare me Bashkimin Evropian dhe se Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht procesin e anëtarësimit.

“Pra, nuk është çështja vetëm se Maqedonia e Veriut duhet të jetë në Bashkimin Evropian. Ne kemi nevojë për Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Evropian, kemi nevojë për të gjithë Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Evropian. Ideja që ne filluam në vitin 1989 për të krijuar një Evropë plotësisht të lirë dhe në paqe nuk është ende e plotë dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë për të”, tha ai.

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit shprehu shpresën që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, të cilët tha ai janë aleatë të mirë dhe anëtarë me vlera të NATO-s, të gjejnë një zgjidhje përmes kompromisit, dialogut dhe negociatave të vullnetit të mirë.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje për mundësinë e përshpejtimit të integrimit të Ukrainës në BE, zoti Escobar tha se si përfaqësues i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, ai është i përqendruar në këtë rajon.

“Mendoj se janë Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria që kanë radhën për të filluar procesin e Konferencave Ndërqeveritare. Ne kemi bashkëpunim shumë të ngushtë me BE-në kur bëhet fjalë për Ukrainën, por fatkeqësisht kjo nuk është fusha ime”, tha ai.

Zoti Escobar tha se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një perspektivë të madhe nga ana ekonomike dhe tregëtare.

“Ballkani Perëndimor është pjesa e Evropës me rritjen më të shpejtë. Ka potencialin të jetë një udhëheqës rajonal për Energjinë e ripërtëritshme, për Gazin Natyror të Lëngshëm, për transportin, për teknologjinë dhe pothuajse për çdo gjë tjetër në rajon”, tha ai.

Për këtë arsye, ai tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin çdo nismë bashkëpunimi mes vendeve të rajonit./VOA/

 

Etiketa: eskobarkonferencaShkupTirane

Lajme të lidhura

“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

19:20 - 31/01/26
Para
Konferencat ndërqeveritare për Shkupin e Tiranën/ Escobar: Një Evropë e lirë nuk është e plotë pa Ballkanin

Elvis Dedaj “lundronte” në pasuri miliona euro/ Kush ia përvetësoi pronat, shtëpitë dhe paratë cash? Dyshimet për...

Discussion about this post

TË FUNDIT

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis
Sport

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26

Kjo e shtunë e Kategorisë Superiore mund të konsiderohet si dita e barazimeve. Pas partizani-Elbasani dhe Vora-Flamurtari edhe ndeshja mes...

Lexo më shumë
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

19:47 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com