GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Konfirmohet lajmi i “Gijotinës”,Sylvinho trajneri i ri i Kombëtares

18:04 - 02/01/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Konfirmohet lajmi i “Gijotinës”,Sylvinho trajneri i ri i Kombëtares
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ashtu siç gijotina.com bëri me dije para disa ditësh, Sylvinho është zgjedhur trajneri i ri i kombëtares sonë. Lajmin e bujshëm e ka konfirmuar Federata Shqiptare e Futbollit. Institucioni i rëndësishëm arriti të firmosë marrëveshjen me teknikun Sylvio Mendes Campos Junior, për të marrë drejtimin e kuqezinjve.

Sylvinho do të zëvendësojë në detyrë italianin Edoardo Reja, i cili ishtë në krye të pankinës për 3 vite e gjysmë.

Komunikata per shtyp – “Federata Shqiptare e Futbollit e falënderon Edi Rejan për kontributin e tij të çmuar në drejtimin e Kombëtares gjatë këtyre viteve dhe vlerëson maksimalisht përvojën e bashkëpunimin që ka ofruar në rritjen e mëtejshme të Kombëtares shqiptare.

Sylvio Mendes Campos Júnior, i njohur për publikun si Silvinjo, ka përzgjedhur si ndihmës të tij argjentinasin Pablo Javier Zabaleta Girod dhe brazilianin Dorival Guidoni Junior. Marrëveshja mes FSHF dhe stafit të ri drejtuar nga Silvinjo parashikon një kohëzgjatje 18-mujore deri në përfundim të Euro 2024 dhe aspekti financiar do të bazohet në rezultatet dhe arritjen e objektivave.

Marrëveshja ka në thelb të saj arritjen e objektivit të vetëm që ka Shqipëria në këto eliminatore, kualifikimi për në finalet e Euro 2024. Në rast të arritjes së objektivit është rënë dakord që trajneri dhe stafi i tij të përfitojnë bonuse të konsiderueshme. 48 vjeҫari Silvinjo, i cili vjen me një CV të pasur si lojtar dhe trajner, ka një eksperiencë të pasur si zëvendës trajner menjëherë pas lënies së futbollit dhe trajner më pas. Gjithçka nis në 2011 kur merr pozicionin e zëvendës trajnerit te Cruzeiro, për të kaluar më pas te Sport Recife, Nautico, Corinthias, Inter, zëvendës trajner i Brazilit për tre vite përpara se të merrte drejtimin e Olimpik Lionit në Francë dhe më pas Korinthiasit në kampionatin brazilian.

Në karrierën e tij të pasur si lojtar, Silvinjo është aktivizuar te Corinthias, Arsenal, Celta Vigo, Barcelona dhe Manchester City ku mbylli karrierën e tij Më datë 9 janar, Silvinjo dhe stafi i tij do të jenë në Tiranë për të hedhur firmat në kontratë dhe më pas për të bërë prezantimin e tyre në ora 11:00 në sallën e stadiumit “Air Albania”.

Etiketa: ShqiperiSylvinhotrajner

Lajme të lidhura

Klubi i fundit në kategorinë e tretë eliminon ekipin e Granit Xhakës dhe kap çerekfinalet e Kupës FA
Breaking Views

Klubi i fundit në kategorinë e tretë eliminon ekipin e Granit Xhakës dhe kap çerekfinalet e Kupës FA

09:10 - 09/03/26
VIDEO/ Momenti që ndezi derbin, Interi proteston për penallti në fund
Breaking Views

VIDEO/ Momenti që ndezi derbin, Interi proteston për penallti në fund

08:10 - 09/03/26
Milani fiton derbin e dytë të sezonit me Interin dhe rihap garën për titull
Breaking Views

Milani fiton derbin e dytë të sezonit me Interin dhe rihap garën për titull

22:50 - 08/03/26
Para
Tragjedi në Itali/ 17-vjeçarja mbyt nënën pas sherrit në shtëpi

Tragjedi në Itali/ 17-vjeçarja mbyt nënën pas sherrit në shtëpi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksidenti fatal, në pranga shoferi që përplasi makinën e 39-vjeçares
Aktualitet

Aksidenti fatal, në pranga shoferi që përplasi makinën e 39-vjeçares

14:10 - 09/03/26

57-vjeçari Pëllumb Muska, i cili drejtonte mjetin që aksidentoi një ditë më parë 39-vjeçaren Nertila Abazaj në aksin Levan-Tepelenë, është...

Lexo më shumë
Raporti i SPAK: Rriten kërcënimet ndaj prokurorëve, korrupsion në nivelet e larta

Raporti i SPAK: Rriten kërcënimet ndaj prokurorëve, korrupsion në nivelet e larta

14:01 - 09/03/26
Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS mori atributet e GJKKO, zbardhet raporti me 17 faqe

Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS mori atributet e GJKKO, zbardhet raporti me 17 faqe

13:31 - 09/03/26
“Rama bëri elegji”, Berisha: Lubia e paprekshme, SPAK-u zero me bisht!

“Rama bëri elegji”, Berisha: Lubia e paprekshme, SPAK-u zero me bisht!

13:00 - 09/03/26
Shtyhet seanca e parë në themel për Veliajn, avokatja kërkoi njohjen me dokumentet

Shtyhet seanca e parë në themel për Veliajn, avokatja kërkoi njohjen me dokumentet

12:49 - 09/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com