GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Konfiskohen pronat e Alket Hatisë – Lista

12:14 - 18/12/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush është Alket Hatija? SPAK kërkon konfiskimin e pasurisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa prej pasurive të Alket Hatisë, i njohur edhe si “Zotëria e Drogës”, një epitet të cilin e ka marrë nga mediat në Itali, janë konfiskuar.

Policia e Durrësit njoftoi këtë të mërkurë se në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pronave të Konfiskuara dhe Sekuestruara ka ekzekutuar vendimin e GJKKO për konfiskimin e disa pasurive të paluajtshme të cilat Hatija i kishte regjistruar në emër të vet dhe të familjarëve të tij.

Pasuritë që kalojnë në pronësi të shtetit janë 1 sipërfaqe toke truall, 1 garazh dhe 1 apartament në Durrës, si dhe 1 apartament në Kavajë.

“Shtetasi Alket Hatija, gjatë periudhës 2003-2004, ka kryer veprimtaritë kriminale të mbajtjes, shitjes dhe trafikimit të lëndës narkotike heroinë, nga Shqipëria në Itali. Ai ka trafikuar nga Shqipëria në Itali, me bashkëpunëtorët e tij, nëpërmjet automjeteve të transportit ndërkombëtar, sasi të mëdha droge (rreth 10 kg heroinë për çdo rast)”, njoftoi policia.

“Zotëria i Drogës”

Emri i Alket Hatisë u kthye në çështje gati 7 vite më parë, teksa mediat italiane njoftonin arrestimin e tij në Shqipëri duke e pagëzuar si “Zotëria i drogës”.

Sipas autoritete italiane, vetëm gjatë viteve 2003-2004, ai ka arritur të trafikojë në Milano 350 kg heroinë e 190 kg kokainë me vlerë rreth 40 milionë euro.

Për herë të parë, Hatija u arrestua në Shqipëri në vitin 2008 me kërkesë të autoriteteve italiane. Dosja u transferua në Shqipëri ku Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Hatinë me 10 vjet e 8 muaj burg në vitin 2010, duke konvertuar dënimin e autoriteteve gjyqësore italiane.

Ai rifitoi lirinë në 23 dhjetor 2014 pasi përfundoi vuajtjen e dënimit të dhënë në Shqipëri, për të njëjtin aktivitet kriminal për të cilin ishte dënuar nga gjykatat italiane me 20 vjet burgim.

Më pas, Hatija u arrestua sërish në 2017-ën, po me kërkesë të autoritete italiane me qëllim ekstradimi. Disa muaj më vonë, Gjykata e Durrësit refuzoi ekstradimin dhe i hoqi masën “arrest në burg”, vendim që u la në fuqi edhe nga Apeli.

Liri i tij solli polemika, teksa mbrojtja argumentoi se shpallja në kërkim e Hatijsë lidhej me dënimin e dhënë vite më parë nga drejtësisë italiane dhe që ishte kryer tashmë nga “Zoti i Drogës” në Shqipëri.

Megjithatë, në vijim, Gjykata e Lartë e riktheu edhe njëherë në Shkallë të Parë çështjen, e cila kësaj here bashkë më Apelin pranuan ekstradimin. Por, Alket Hatija nuk u dorëzua. Nga arratia dhe përmes mbrojtësve të tij, çështjen e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, e cila i dha përfundimisht fund kalvarit gjyqësor më 31 janar 2022, duke lënë në fuqi ekstradimin e tij përfundimtar drejt Milanos.

Arrestimi me qëllim ekstradimin u krye në gusht 2023 dhe më pas ai u ekstradua drejt shtetit italian. Megjithatë, gjykatat atje i rikthyen lirinë. Sipas raportimeve meditike, me një vendim më 18 2023, Apeli i Milanos pranoi kërkesën e mbrojtjes duke konstatuar se Hatija e kishte shlyer në Shqipëri dënimin me burg të dhëna nga autoritetet gjyqësore italiane.

Etiketa: Alket Hatijakonfiskim

Lajme të lidhura

“Mos mani gjo nëpër shpia”, Dosja e SPAK për Rrajat: Zbardhen bisedat në SKY ECC
Aktualitet

“Mos mani gjo nëpër shpia”, Dosja e SPAK për Rrajat: Zbardhen bisedat në SKY ECC

23:06 - 14/12/25
Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve
Aktualitet

Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve

22:35 - 14/12/25
Tiranë/ Aksident fatal në kantier, hidrauliku humb jetën pas rënies nga lartësia
Aktualitet

Tiranë/ Aksident fatal në kantier, hidrauliku humb jetën pas rënies nga lartësia

20:19 - 14/12/25
Para
Berisha: Vloi media për Parashqevinë, asnjë titull për 600 gratë që vdiqën se nuk punonin aparaturat…

Berisha: Vloi media për Parashqevinë, asnjë titull për 600 gratë që vdiqën se nuk punonin aparaturat...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mos mani gjo nëpër shpia”, Dosja e SPAK për Rrajat: Zbardhen bisedat në SKY ECC
Aktualitet

“Mos mani gjo nëpër shpia”, Dosja e SPAK për Rrajat: Zbardhen bisedat në SKY ECC

23:06 - 14/12/25

Dalin dokumente te dosjes voluminoze të SPAK për grupin kriminal “Rraja”, ku 14 persona akuzohen për trafik të lëndëve narkotike...

Lexo më shumë
Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit

Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit

22:48 - 14/12/25
Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve

Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve

22:35 - 14/12/25
Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt

Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt

22:10 - 14/12/25
(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues

(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues

21:19 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com