GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përplasje fizike në GJKKO! Të pandehurit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen brenda kafazit të xhamit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Përplasje fizike në GJKKO! Të pandehurit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen brenda kafazit të xhamit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një incident ka ndodhur ditën e sotme në sallën brenda ambienteve të GJKKO-së, ku gjatë seacës gjyqësore të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës janë konfliktuar fizikisht. Sherri ka ndodhur mes të pandehurit Petrit Çakri dhe vëllezërve Aleksandër, Kristi dhe Fatjon Bushgjokaj.

Sipas burimeve, konflikti ka nisur pasi kishte filluar seanca, kur vëllezërit Bushgjokaj dyshohet se kanë sulmuar fizikisht Petrit Hoxhën, i njohur edhe me mbiemrin Çakri. Dyshimet paraprake janë se ata e akuzonin këtë të fundit se i kishte spiunuar dhe kishte bërë deklarime të rreme në dëm të tyre.

Mësohet se gjatë incidentit, Petrit Çakri është goditur me grushte dhe është përplasur pas murit, ndërsa ndërhyrja e forcave të sigurisë ka qenë e menjëhershme për të neutralizuar situatën.

Si pasojë e përplasjes fizike, raportohet se janë lënduar edhe tre efektivë të togës së shoqërimit të të burgosurve, të cilët ndërhynë për të ndalur konfliktin mes të pandehurve.

Ngjarja ka krijuar tension të lartë në sallën e gjyqit, e cila për disa momente është kthyer në një skenë kaosi, ndërsa autoritetet pritet të dokumentojnë incidentin dhe të marrin masat përkatëse ndaj personave të përfshirë.

Ata akuzohen për vrasjen dhe hedhjen në lumë të 23-vjeçarit Renis Dobra.

Si ndodhi krimi:

23-vjeçari nga Dibra, Renis Dobra u rrëmbye dhe u vra me litar mbrëmjen e 8 korrikut, ndërsa trupi i tij u gjet në liqenin e Shkopetit.

Vrasja e 23-vjeçarit u zbardh më 16 Korrik, ku u vendosën në pranga 2 prej autorëve të dyshuar, të cilët dhanë dëshmi kontradiktore para hetuesve, por janë kamerat e sigurisë në bizneset e aksit Burrel-Tiranë që i kanë tradhtuar.

E kaluara e errët në Gjermani, besohet të jetë bërë shkak i vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra në Shqipëri. Policia kriminale e Dibrës, ka zbuluar se Dobra ishte dënuar me disa vite burgim nga Drejtësia Gjermane për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Të tre vëllezërit Aleksandër, Fatjon dhe Kristi Bushgjokaj, personazhe të njohur për policinë, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit Dobra, të cilin pasi e vranë me litar e hodhën bashkë me makinën e tij buzë liqenit të Shkopetit. Dëshmitë dhe pamjet e kamerave të sigurisë çuan grupin hetimor në drejtim të tre vëllezërve nga Tropoja.

Eliminimi i 23-vjeçarit është realizuar pas një plani të mirëmenduar. Për të kryer vrasjen, vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakri kanë marrë disa makina me qira, në Rinas dhe Yzberisht, të ndryshme çdo ditë për të paktën 72 orë me radhë kur kanë survejuar lëvizjet e Dobrës. Përmes kësaj skeme shpresonin të ishin të vështirë për t’u zbuluar nga autoritetet. Madje, makinave kanë tentuar t’u heqin edhe GPS-in, por nuk kanë mundur. Pasi policia identifikoi auromjetet përmes pamjeve, kuptoi se ishin marrë me qira, dhe më pas, përmes gjurmimit të GPS-së u dokumentuan me prova të gjithë lëvizjet kriminale për eliminimin e 23-vjeçarit. Vëllai më i vogël, Aleksandër Bushgjokaj, dyshohet se në krim ka bashkëpunuar për nxjerrjen për në Kosovë të vëllait tjetër, po me makinë të marrë me qira.

Etiketa: GJKKOkonflikt

Lajme të lidhura

Ish-prokurori: Të nisë hetim penal i thelluar për vizitën e ministrit Gogu në burgun e Fierit për të takuar Veliajn
Aktualitet

Ish-prokurori: Të nisë hetim penal i thelluar për vizitën e ministrit Gogu në burgun e Fierit për të takuar Veliajn

21:35 - 02/11/26
Tragjedia në Gjilan, Prokuroria: 27-vjeçari dyshohet se vrau foshnjën, më pas u vra nga babai
Aktualitet

Tragjedia në Gjilan, Prokuroria: 27-vjeçari dyshohet se vrau foshnjën, më pas u vra nga babai

20:16 - 02/11/26
KLGJ propozon shtimin e 102 gjyqtarëve në sistem, synon të ulë stokun e dosjeve gjyqësore
Aktualitet

KLGJ propozon shtimin e 102 gjyqtarëve në sistem, synon të ulë stokun e dosjeve gjyqësore

20:10 - 02/11/26
Para
Deputetja e Shkodrës doli e pavarur në Parlament, Balla mbledh grupin e PS: Për Marjana Koçekun do të flasim kur…

Deputetja e Shkodrës doli e pavarur në Parlament, Balla mbledh grupin e PS: Për Marjana Koçekun do të flasim kur…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-prokurori: Të nisë hetim penal i thelluar për vizitën e ministrit Gogu në burgun e Fierit për të takuar Veliajn
Aktualitet

Ish-prokurori: Të nisë hetim penal i thelluar për vizitën e ministrit Gogu në burgun e Fierit për të takuar Veliajn

21:35 - 02/11/26

Ish-prokurori Eugen Beci, i ftuar në emisionin Prime në News24 komentoi vizitën e ministrit të Drejtësisë Toni Gogu në burgun...

Lexo më shumë
‘Dritë në fund të tunelit’ për Partizanin, trajneri Karoglan i gëzohet fitores së parë përballë Teutës pretendente

‘Dritë në fund të tunelit’ për Partizanin, trajneri Karoglan i gëzohet fitores së parë përballë Teutës pretendente

21:08 - 02/11/26
Përplasja Veliaj-Rama, reagon PD: Hetim urgjent për aktin e kryeministrit…

Përplasja Veliaj-Rama, reagon PD: Hetim urgjent për aktin e kryeministrit…

20:56 - 02/11/26
“Do kalbesh në burg”/ Veliaj i dërgon në GJKKO kërcënimet që mori nga Rama përmes Toni Gogut

“Do kalbesh në burg”/ Veliaj i dërgon në GJKKO kërcënimet që mori nga Rama përmes Toni Gogut

20:47 - 02/11/26
UEFA Nations League/ Programi i Kombëtares, trajneri Maran shpall listën dhe del në konferencë të shtunën, më 7 nëntor

UEFA Nations League/ Programi i Kombëtares, trajneri Maran shpall listën dhe del në konferencë të shtunën, më 7 nëntor

20:33 - 02/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com