GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Konfliktet në Ballkan forcojnë Rusinë”, Bugajski komenton konfliktet në veri

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Konfliktet në Ballkan forcojnë Rusinë”, Bugajski komenton konfliktet në veri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti Janusz Bugajski ka publikuar së fundmi një analizë ku tregon se Serbia është peng i Rusisë na Ballkan.
Sipas analistit, ashtu si rusët, serbët portretizohen si viktima të shumëvuajtura, të cilat fuqitë armiqësore po komplotojnë për t’i eliminuar. Beogradi pretendon të drejtën për të mbrojtur serbët në Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Kroaci.
Mosmarrëveshja e fundit në kufirin Kosovë-Serbi për njohjen e targave duket si një provë për konfrontime më serioze. Zyrtarët rusë po inkurajojnë qeverinë e presidentit Aleksandar Vuçiç që ta transformojë Serbinë në fuqinë dominuese në Ballkanin Perëndimor dhe në këtë mënyrë të rrisë ndikimin e Rusisë me Uashingtonin dhe Brukselin.

Bugajski ka komentuar dhe situatën në veri, madje dhe ndërhyrjen e Rusisë për këtë konflikt. Më tej ai pohon se Moska ka vendosur gjithashtu një bateri të sistemeve kundërajrore me rreze të shkurtër Pantsir-S në Serbi dhe deklaroi se ishte gati të shesë sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore në Beograd. Rusia po mbron aleatin e saj kyç, i cili është Serbia.

Beogradi dhe Moska akuzojnë qeverinë e Kosovës se po kërcënon të drejtat dhe ekzistencën e pakicës serbe. Për Bugajskin, Rusia po udhëzon “vëllain e saj më të vogël” Serbinë për metodologjinë e dominimit rajonal dhe ndarjes territoriale.

“Ndërsa Vuçiç kërkon lavdinë si një bashkues i “tokave serbe”, Putini e manipulon atë për t’i shërbyer qëllimeve gjeopolitike të Rusisë. Vuçiq është borxhli i përhershëm ndaj Moskës për bllokimin e hyrjes së Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe varësia ekonomike e Serbisë nga Rusia po zgjerohet, veçanërisht në fushën e energjisë, ku së fundmi ajo iu bashkua lidhjes së re të gazit natyror rus përmes Bullgarisë dhe Turqisë”, shkruan analisti.
Serbia ka qenë e armatosur me një shumëllojshmëri armatimesh gjatë viteve të fundit, duke përfshirë avionë luftarakë, tanke, helikopterë dhe sisteme kundërajrore. Serbia po zhvillon gjithashtu lidhje të ngushta me Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) të kontrolluar nga Rusia, e synuar si një homologe shumëkombëshe e NATO-s.

“Mbështetja e Kremlinit për grupe të ndryshme nacionaliste në Serbi, ndikimi i tij i gjerë në hapësirën e informacionit të Serbisë, lidhjet e saj intime me Kishën Ortodokse Serbe dhe depërtimi i spiunazhit të tij në institucionet kryesore në Serbi kanë për qëllim të mbajnë Vuçiqin në linjë dhe ta pengojnë atë të afrohet më shumë në lidhje integruese me institucionet perëndimore”, pohon Buajski.

Serbia po i ofron mundësinë Putinit të nxisë konflikte në Ballkan e kjo gjë do të ndikonte në zgjerimin e Rusisë.

“Me BE-në pa timon dhe SHBA-në të fokusuar në Kinë dhe kriza të tjera ndërkombëtare, Kremlini mund të llogarisë se rreziku i zvogëluar i ndërhyrjes ushtarake perëndimore ia vlen të merret”, e përmbyll analizën e tij Janusz Bugajski.

Etiketa: Bugajskikonflikti me SerbineKosovaRusia

Lajme të lidhura

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste
Kosovë & Rajon

“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste

10:17 - 07/11/26
Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?
Kosovë & Rajon

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

14:58 - 06/11/26
Para
Lika: Kukësi bën lojën më të bukur në Superiore

Lika: Kukësi bën lojën më të bukur në Superiore

TË FUNDIT

Xhaferri: Shqipëria drejtohet nga një autokrat i çmendur që ka shkatërruar demokracinë
Aktualitet

Xhaferri: Rama shkatërroi mbi të gjitha familjen normale që donte të ndërtonte jetën në Shqipëri

10:04 - 10/11/26

Deputeti demokrat Besart Xhaferri, duke komentuar projektin e ri të ligjit për resortet që proklamohet nga qeveria Rama, tha se...

Lexo më shumë
Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari humb jetën

Aksident në punë, punëtori bie nga skela dhe dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

09:46 - 10/11/26
“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

09:23 - 10/11/26
Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

08:57 - 10/11/26
‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com