GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Konflikti intensiv mes Izraelit dhe Iranit vijon edhe gjatë natës, dhjetëra viktima

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Konflikti intensiv mes Izraelit dhe Iranit vijon edhe gjatë natës, dhjetëra viktima
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një natë e luftë intensive mes Izraelit dhe Iranit, me të dyja palët që kanë shkëmbyer sulme ajrore pas goditjeve të Izraelit ndaj objekteve bërthamore dhe bazave raketore iraniane të premten.

Gjatë natës, raketa balistike iraniane goditën pjesë të ndryshme të Izraelit, duke shkaktuar alarme dhe duke i detyruar civilët të strehohen. Fatkeqësisht, sulmet iraniane shkaktuan plagosjen e të paktën 34 personave në Tel Aviv, sipas shërbimit izraelit të urgjencës, Magen David Adom.

Ndërkohë, ambasadori i Iranit në OKB deklaroi se sulmet izraelite të premten vranë 78 persona dhe plagosën mbi 320 të tjerë në Iran, duke theksuar se shumica dërrmuese e viktimave ishin civilë.

Kjo shkëmbim zjarri vjen pas tensioneve të ngritura për programin bërthamor të Iranit. Izraeli kishte kërcënuar prej vitesh me sulme të tilla, duke shqetësuar administratat amerikane që kishin frikë nga një konflikt më i gjerë në Lindjen e Mesme.

Gjatë përplasjeve të ashpra, jehona e shpërthimeve u dëgjua në Jeruzalem, ndërsa tym i zi u ngrit mbi Tel Aviv. Më herët, IDF raportoi vrasjen e tre komandantëve ushtarakë iranianë, ndërsa Teherani konfirmoi humbjen e gjashtë shkencëtarëve të tij.

Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është zotuar se Izraeli do të ndëshkohet për këtë “krim të madh”. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ushtria e tij kishte planifikuar për muaj të “zmbrapsë kërcënimin iranian për mbijetesën e Izraelit”. Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore “përpara se të jetë tepër vonë”.

Sipas deklaratës së Netanyahu-t, Izraeli ka shkatërruar impiantin më të rëndësishëm të pasurimit të uraniumit të Iranit, një pjesë të madhe të arsenalit të raketave balistike, si dhe ka eliminuar komandantë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë iranianë.

Situata mbetet jashtëzakonisht e tensionuar dhe me rrezik të lartë për një përshkallëzim të mëtejshëm rajonal.

Etiketa: IranIzraelKryesore1

Lajme të lidhura

Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi
Botë

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Para
Hidhet nga lartësia, humb jetën i riu në “Qytetin Studenti”, vdes edhe 14-vjeçari që ra nga tarraca

Aksident në Fier-Lushnje, 7 të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin
Aktualitet

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin

18:29 - 01/10/26

Një aksident tragjik është shënuar në aksin rrugor Fushë-Krujë–Tiranë, në afërsi të fshatit Larushk, ku një 23-vjeçar me shtetësi egjiptiane...

Lexo më shumë
Në vend të Tajvanit do të ngrihet kullë, Rama miraton projektin pas konkursit

Në vend të Tajvanit do të ngrihet kullë, Rama miraton projektin pas konkursit

18:19 - 01/10/26
Presidenti grek Tasoulas, akuza në bllok ndaj popullsisë çame! Paralajmërime Shqipërisë për integrimin në BE

Presidenti grek Tasoulas, akuza në bllok ndaj popullsisë çame! Paralajmërime Shqipërisë për integrimin në BE

18:07 - 01/10/26
Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

16:11 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com