GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Konflikti, mbi 28 mijë armenë janë larguar nga Karabaku

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Konflikti, mbi 28 mijë armenë janë larguar nga Karabaku
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mijëra armenë etnikë nxituan këtë të mërkurë të largoheshin nga rajoni i Nagorno Karabakut, pasi ushtria e Azerbajxhanit mori sërish nën kontroll të plotë rajonin e shkëputur. Qeveria e Shteteve të Bashkuara po shton përpjekjet diplomatike dhe ndihmën humanitare në ndihmë të atyre që po ikin.

Deri më tani 28 mijë nga 120 mijë armenë të Karabakut, një rajon që ndëkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit, kanë kaluar kufirin dhe kanë hyrë në Armeni, një vend me një popullsi prej 2.8 milionë banorësh.

Pasi Azerbajxhani detyroi separatistët e Nagorno Karabakut të dorëzonin armët javën e kaluar, premtoi se do të mbronte të drejtat e banorëve në territorin etnik armen, megithatë, mijëra prej tyre janë dyshues dhe kanë vendosur të largohen. Disa ndanë historitë e tyre ndërsa presin një të ardhme të pasigurt, në qytetin armen të Kornidzorit.

“Na u deshën rreth 24 orë për të ardhur këtu. Nuk kishim një fetë bukë t’ia jepnim fëmijës”, tregon Ahahit Grigoryan, refugjate nga Nagorno-Karabaku.

Kombet e Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar premtuan të martën një ndihmë humanitare prej 11. 5 milionë dollarësh.

“Ndihma do të përdoret për t’u mundësuar atyre gjithçka, nga ushqimi tek mbështetja fiziko-sociale, shumë prej tyre kanë plagë të mëdha psikologjike” , tha Samantha Power, administratore e USAID-it

Shumë njerëz që po përpiqeshin të largoheshin të hënën, u plagosën gjatë shpërthimit të një depoje karburanit në Nagorno- Karabak dhe po qëndrojnë ende në spital për të marrë mjekim.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matthew Miller tha se po bëhen përpjekje diplomatike në nivelet me të larta, me qeverinë e Azerbajxhanit, me qëllim qetësimin e situatës.

“Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken bisedoi sërish me presidentitn Ilham Aliyev sot dhe nënvizoi nevojën urgjente për të shmangur konfliktet e mëtejshme, që duhet të ketë mbrojtje të pakushtëzuar dhe liri lëvizjeje për civilët dhe të mos pengohet ndihma humanitare për Nagorno-Karabakun”. Qeverisë armene duhet të mobilizojë menjëherë burimet e saj për të ndihmuar të zhvendosurit, i tha Zërit të Amerikës Carey Cavanaugh, ish-bashkëkryetar i Grupit të Minskut në SHBA.

“Nuk është diçka e mirë për Armeninë të përpiqet të plotësojë nevojat e një numri të papritur prej më shumë se 100 mijë njerëzish përgjatë kufirit, ndërsa ka shqetësim me vetëm një numër të vogël që ka kaluar deri tani. Mendoj se tani gjendemi përballë një momenti kyç dhe nuk e dimë se si do të shkojnë gjërat në ditët në vazhdim”, shprehet ai.

Në të njëjtën kohë, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët tha se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për qeverinë armene, ndërsa bëri thirrje për mbrojtjen e civilëve në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar dhe ligjin për refugjatët./VOA

Etiketa: Karabaku

Lajme të lidhura

Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi
Aktualitet

Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi

17:08 - 06/10/26
Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman
Botë

Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

14:52 - 06/10/26
Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)
Aktualitet

Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)

12:07 - 06/10/26
Para
Thaçi rrëfehet nga Haga: Jam në izolim fizik por mendërisht jam…

Nuk harron Hashim Thaçi, shpreh ngushëllime për policin hero

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tym i bardhë? PDK-ja pranon Shiroka-Pulën për presidente, pritet votimi
Breaking Views

Tym i bardhë? PDK-ja pranon Shiroka-Pulën për presidente, pritet votimi

23:21 - 06/10/26

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se e pranojnë kandidaten e propozuar nga kryeminsitri Albin Kurti,...

Lexo më shumë
Fitore dramatike me San Marinon, dy golat e Asllanit i japin 3 pikët Shqipërisë dhe kreun e grupit

Fitore dramatike me San Marinon, dy golat e Asllanit i japin 3 pikët Shqipërisë dhe kreun e grupit

22:46 - 06/10/26
“Jep dorëheqjen! Arresto Ballukun!”, parullat në mbyllje të protestës së 129-të

“Jep dorëheqjen! Arresto Ballukun!”, parullat në mbyllje të protestës së 129-të

21:47 - 06/10/26
Liga e Kombeve/ Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me San Marinon

Liga e Kombeve/ Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me San Marinon

21:43 - 06/10/26
Zhbllokohet sfida me San Marinon, Kristjan Asllani kalon në avantazh kuqezinjtë me një supergol

Zhbllokohet sfida me San Marinon, Kristjan Asllani kalon në avantazh kuqezinjtë me një supergol

21:07 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com