GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Konflikti mes Armenisë e Azerbajxhanit, Putin udhëheq negociatat mes palëve

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Konflikti mes Armenisë e Azerbajxhanit, Putin udhëheq negociatat mes palëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kremlini konfirmoi të premten se presidenti rus Vladimir Putin do të presë ditën e hënë bisedimet në Soçi të Rusisë midis liderëve të Armenisë dhe Azerbajxhanit. “Me iniciativën e palës ruse, negociatat trepalëshe mes Putinit, presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe kryeministrit të Armenisë, Nikol Pashinyan, do të mbahen më 31 tetor në Soçi”, thuhet në një deklaratë të Kremlinit.

Në tre dekadat e fundit Armenia dhe Azerbajxhani kanë zhvilluar dy luftëra për rajonin e Nagorno-Karabakh. Përleshjet vdekjeprurëse të muajit shtator përgjatë kufirit mes dy vendeve kanë rritur frikën për një konflikt të ri. Rusia bëri të ditur se në takimin e së hënën do të diskutohet zbatimi i marrëveshjeve të arritura vitin e kaluar, si dhe “hapat e mëtejshëm për të forcuar stabilitetin dhe sigurinë” në Kaukaz.

“Do të diskutohen gjithashtu çështjet mbi rindërtimin dhe zhvillimin e lidhjeve tregtare dhe ekonomike si dhe ato të transportit,” shkruhet në deklaratë. Moska shtoi se Putin do të zhvillojë gjithashtu bisedime të veçanta me secilin prej liderëve. Udhëheqësi rus, i cili dërgoi trupa në Ukrainë në shkurt, i kishte ftuar ata për një takim në fillim të këtij muaji, por Kremlini nuk kishte dhënë një datë të saktë. Një luftë gjashtëjavore në vjeshtën e vitit 2020 mori jetën e më shumë se 6.500 trupave nga të dyja palët. Ajo përfundoi me një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia. Pashinyan dhe Aliyev u takuan për herë të fundit në Bruksel për bisedime nën ndërmjetësimin e Charles Michel pas përplasjeve në shtator. /Rel/

Etiketa: armeniAzrbajxhankonflikti

Lajme të lidhura

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta
Botë

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Para
Në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 53-vjeçari nga Vlora (EMRI)

Në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 53-vjeçari nga Vlora (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26

Detaje te reja mbi hetimet që lidhen me deputeten e Partisë Socialiste, Sara Mila. Sipas burimeve, agjentët kanë pasur në...

Lexo më shumë
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26
Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

21:30 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com