GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Konflikti i Nokës me bandën e Xhabaftëve në Vorë, KQZ revokon akreditimin për të gjithë vëzhguesit – Video

16:10 - 11/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Konflikti i Nokës me bandën e Xhabaftëve në Vorë, KQZ revokon akreditimin për të gjithë vëzhguesit – Video
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas konfliktit midis Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe disa personave, që Noka i cilësoi pjesë e bandës së Xhabaftëve, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka marrë një vendim.

Në mënyrë të menjëhershme, u është hequr akreditimi i të gjithë vëzhguesve për KZAZ-në nr. 27 në Bashkinë Vorë. Përjashtim bëjnë vëzhguesit ndërkombëtarë dhe mediat.

Vendimi

“Në mbështetje të neneve 6, 7, 19, pikat 1, shkronja “n”, dhe 2, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar dhe Vendimit nr. 23 date 1.2.2023, “Për procedurat dhe kriteret e akreditimit të vëzhguesve të subjekteve zgjedhore në komisionet e zonave të administrimit zgjedhor, komisionet e qendrave të votimit dhe vendet e numërimit të votave, në zgjedhje”,

VENDOS:

Revokimin e akreditimit të të gjithë vëzhguesve, për KZAZ-në nr. 27, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, të lëshuara për KZAZ-në, KQV-të dhe VNV-të, përveç vëzhguesve ndërkombëtar dhe mediave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Incidenti

Përplasja verbale mes Nokës dhe personave në fjalë, të cilët shprehën mbështetjen për Ramën, u filmua edhe nga kamera.

Opozita denoncoi se banda e Xhabaftëve po intimidon votuesit në Vorë për llogari të pushtetit.

Sipas PD, “e gjithë banda e Xhabaftëve e pajisur me bexhe të KQZ si vëzhgues janë instaluar tek shkollat dhe po kontrollojnë çdo gjë në procesin e votimit”.

Pas incidentit, Noka tha se personat me të cilët është përplasur janë “shoferi i Bert Xhabaftit dhe një shoqërues”. Noka deklaroi se këta persona “janë urdhëruar nga Rama të punojnë për Blendi Gonxhen”. Ai u bëri thirrje qytetarëve të votojnë masivisht dhe shtoi se sot është “dita e fundit e bandave”.

“Personi që u hoq si qytetar dhe që mediat dhe porthalet e regjimit e shesin si qytetar, është shoferi i Bert Xhabafti, ai tjetri shoqërues. E patë vetë, u filmua live, dy ushtarët e Bertit ishin brenda QV duke ushtruar presion. Bert Xhabafti është urdhëruar nga Rama të punojë me bandën e tij, për Blendi Gonxhen. Është denoncuar nga zonja Vokshi, sepse ka ngrënë dreka dhe darka me Blendi Gonxhen. Dua të denoncoj organizimin e kësaj bande në funksion të votave për Rilindjen. E imagjinoni të hyjë banditi si Bert Xhabafti? Ishte aty, e patë vetë. Keni parë ndonjë polic këtu?

Ku është policia? Ku është SPAK-u? SPAK duhet të ishte këtu, ka dy orë që ka ndodhur ngjarja. Në Bazë të ligjit, duhet të ishin këtu. Banda e Xhabaftëve, është pajisur me bexhet e KQZ. Patronazhistët janë pajisur me bexha të KQZ. Keni reagim? Celibashi thotë se nuk janë bexha të prodhuara nga ne dhe janë fallco. Asgjë! Ata kanë vetëm një shpresë, shpresa ësthë te bandat. U bëj thirrje qytetarëve, dilni në votime. Tmerri i bandave, është vota e lirë. Duhet rrëzuar ky pushtet horrash dhe banditësh. Po tregon atë që nuk e ka treguar as diktatura, që nuk imponohej me banda. Janë përpëlitjet e fundit të tyre. Askush nuk u trembet atyre. Dita e qytetarëve po vjen, sot merr fund dita e bandave. Nesër do gdhidhet dita e qytetarëve. Dilni masivisht në votime”, tha ndër të tjera Noka.

Etiketa: KQZKryesore1

Lajme të lidhura

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
Breaking Views

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”
Lajme

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë
Breaking Views

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25
Para
Korrupsion në zgjedhje, policia kallëzon në SPAK administratorin e Xibrës dhe një person nga Klosi

Korrupsion në zgjedhje, policia kallëzon në SPAK administratorin e Xibrës dhe një person nga Klosi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com