GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Konflikti Sadushi-Llagami dërgohet për kompetencë në Gjykatën Kushtetuese

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Konflikti Sadushi-Llagami dërgohet për kompetencë në Gjykatën Kushtetuese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Konflikti gjyqësor ndërmjet Sokol Sadushit dhe Naureda Llagamit për emërimin e gjyqtarit kushtetues do të zhvendoset pikërisht para Gjykatës Kushtetuese.

Llagami, ish-kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, u shpall humbëse në votimin e kryer nga Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, pasi një votë vendimtare në favor të saj, u shpall e pavlefshme.

Naureda Llagami dorëzoi menjëherë një padi në Gjykatën Administrative të Apelit, ku kërkoi pezullimin e të gjithë procedurës së Mbledhjes dhe shqyrtimin e saj në themel, ku ajo pretendon se është shpallur humbëse padrejtësisht.

Padia e Llagamit u mor në shqyrtim mëngjesin e kësaj të Hëne (13 Tetor 2025) nga gjyqtarja Semiramis Hoxhalli.

Në përfundim të seancën paraprake, gjyqtarja konstatoi se padia nuk është kompetencë e Gjykatës Administrative të Apelit, por e Gjykatës Kushtetuese. Pra, pa marrë asnjë vendim mbi kërkimet e Naureda Llagamit, gjykata shpalli mos-kompetencën, duke ia përcjellë aktet Gjykatës Kushtetuese.

Gjyqtarja Hoxhalli ka konstatuar se vendimi i Mbledhjes së Gjyqtarëve për emërimin e një gjyqtari kushtetues nuk është akt juridiko-administrativ që shqyrtohet nga Gjykata Administrative e Apelit.

“Vendimi i Mbledhjes së Posaçme të Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë është një akt me natyrë juridiko-kushtetuese”, thotë në vendim gjyqtarja Hoxholli.

Ajo specifikon më tej se “vendimi i Mbledhjes së Posaçme përbën një funksion kushtetues të një organi që vepron në nivel të barabartë me Presidentin e Republikës dhe Kuvendin”.

Në këto kushte, gjykata Administrative e Apelit arrin në konkluzionin se “vetëm Gjykata Kushtetuese është kompetente për pazgjidhshmërinë e një gjyqtari të saj, papajtueshmërinë e mandatit apo vlefshmërinë e emërimit”.

Mbledhja e Posaçme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë emëroi pak ditë më parë Asim Vokshin si gjyqtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, i cili do të zëvendësojë anëtaren me mandat të përfunduar, Holta Zaçaj.

Vokshi mori 6 vota, ndërkohë që Llagami arriti të sigurojë tetë të tilla, por të pamjaftueshme për të siguruar kuorumin e nevojshëm. Në përfundim, Gjykata e Lartë vendosi që gjyqtari i ri kushtetues duhet të jetë Asim Vokshi, si kandidati i renditur i pari në listën e pikëzimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Etiketa: kushtetueseLlagamiVokshi

Lajme të lidhura

Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë, ndërron jetë një prej 6 të plagosurve
Aktualitet

Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë, ndërron jetë një prej 6 të plagosurve

16:09 - 10/09/26
Gjyqtarët ultimatum qeverisë: Zhbllokoni pagat, ndryshe kufizojmë veprimtarinë e gjykatave
Aktualitet

Gjyqtarët ultimatum qeverisë: Zhbllokoni pagat, ndryshe kufizojmë veprimtarinë e gjykatave

15:33 - 10/09/26
Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri
Aktualitet

Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri

14:08 - 10/09/26
Para
EMRAT/ Plotësohen vakancat, zgjidhen tre anëtarët e rinj të KLGJ-së

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, KLGJ me plan masash emergjente për gjykatat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë, ndërron jetë një prej 6 të plagosurve
Aktualitet

Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë, ndërron jetë një prej 6 të plagosurve

16:09 - 10/09/26

Ka ndërruar jetë njëri prej gjashtë personave që mbetën të plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi në fshatin Markatomaj...

Lexo më shumë
Gjyqtarët ultimatum qeverisë: Zhbllokoni pagat, ndryshe kufizojmë veprimtarinë e gjykatave

Gjyqtarët ultimatum qeverisë: Zhbllokoni pagat, ndryshe kufizojmë veprimtarinë e gjykatave

15:33 - 10/09/26
Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit

Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit

15:29 - 10/09/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

Premtimi i ri i Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit

15:05 - 10/09/26
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

Champions League rikthehet me duele të forta, Bayern nis rrugëtimin ndaj Bodo Glimt

14:44 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com