GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Konfliktin rus në Ballkan e do dhe e kërkon edhe Josep Borrell, përveç Aleksandër Vuçiq

në OP-ED
Kohë leximi: 4 min
A A
Demokracia po shembet/ Pse mbrohet Orlando Rakipi dhe sulmohet Liri Berisha?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
NGA: ENVER BYTYÇI
Sot në Bruksel u takuan kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq. Në prani të Borrellit dhe Lajçakut. Në prapaskenë ishte edhe Gabriel Escobari. Në përfundim të takimeve nuk u arrit asnjë marrëveshje. Në fund zoti Borrell tha se „Të dyja palët do të jenë përgjegjëse për ndonjë eskalim të mundshëm”! Ndërkaq i ngarkuari për („ç’)siguri e Politikë të Jashtme (dhunë) në Europë“, Josep Borrell, në nisje të dialogut, e pyeti zotin Kurti ironikisht nëse e siguroi atë Stoltenberg se do të dërgojë trupa shtesë të NATO-s në Kosovë?! Ishte një start i paravendosur për fundin e bisedimeve kjo vërejtje e Borrell, me doza inati e armiqësie të tij me NATO-n. Pse? Sepse ajo zotohet të kryejë mandatin e saj për mbrojtjen e territorit të Kosovës.
Edhe fotot që dolën nga nisja e takimit dëshmuan qartë afrimitetin e jashtëzakonshëm të spanjollit me Aleksandër Vuçiqin dhe distancën e tij me Albin Kurtin. Të gjitha u bënë me regji pro-ruse. Dukej si një takim i sponsorizuar nga Rusia për t’i hapë rrugë luftës në rajon. Në të vërtetë unë jam kundër luftës, sepse do e vuajnë shqiptarët, se po të ishte se do e vuanin vetëm europianët, ata me këtë sjellje e këto qëndrime e meritojnë Hitlerin e Moskës ta kenë në zverk! Derisa kanë vënë dy negociatorë që nuk e duan Kosovën, nuk i duan shqiptarët dhe e urrejnë kryeministrin e tyre.
Joseph Borrell, në vend të balancës, dëshmoi në takimin e sotëm se i përket anës serbe e ruse të zgjidhjes së konfliktit me Kosovën. Këtë dëshmi po e japin çdo ditë e më shumë edhe pesë vendet që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës. Spanja, sipas deklarimeve të kryeministrit spanjoll në Beograd e në Tiranë, e përforcoi qëndrimin kundër. Madje u rikthye në pikën e nisjes. Çfarë ndodhi? Sepse para pak muajsh Spanja kishte një qëndrim më të butë e të arsyeshëm ndaj çështjes. A mos i kërkoi Vuçiqi ndarjen e Kosovës e për pasojë ndihmën e tij që ta forcojë qëndrimin kundër, me qëllim që t’i bëhej presion Prishtinës për këtë?! A është edhe Borrell një interlekutor që i vështirëson zgjidhjet qëllimisht që ta detyrojë kryeministrin e Kosovës të pranojë zgjidhjen serbe?!
Për mua ka shumë mundësi që “ariun rus” Serbia ta përdorë si presion ndaj Europës për ta ndarë Kosovën e për të korrigjuar kufijtë e Ballkanit, pra për të krijuar Serbinë e Madhe të Milosheviçit, pa Milosheviçin. Joseph Borrell ka marrë një rol të caktuar në këtë skenar ruso-serb. Edhe Kremlinit i intereson një zgjidhje e tillë, madje shumë, sepse legjitimon ndryshimin e kufijve të saj me Gjeorgjinë e Ukrainën, kufij të ndryshuar tashmë me dhunë në vitin 2008 e 2014.
Ironia e komisionarit për Siguri e Politikë të Jashtme për zotin Jens Stolttenberg, pse ky zotohet për të ruajtur paqen në Kosovë edhe me forcën e NATO-s, është një kambanë alarmi. Përpjekja për të fajësuar Kosovën për dështimin e radhës sot në Bruksel është gjithashtu një alarm për stabilitetin në rajon. Brukseli e di se më 1 shtator vendosen masat e reciprocitetit midis Kosovës e Serbisë. Ata e dinë se Beogradi ka mobilizuar gjithçka që të përgjigjet me dhunë. Dhuna do të prodhojë dhunë e më pas nuk do të ndalet, veçse në dyert e Brukselit.
Lajçak ndoshta e ndjen më mirë rrezikun e kësaj tragjedie, sepse e ka Rusinë në pragun e derës së vet. Po ashtu edhe Rumania. Por, është koha që këto dy shtete brenda pak ditësh ta njohin shtetësinë e Kosovës, me qëllim që të japin një kontribut modest të vonshëm për stabilitetin e Europës e të vetë këtyre dy vendeve. Sepse për Borrellin dhe vendin e tij në një qoshe mesdhetare të Europës nuk ka ndonjë shqetësim edhe nëse Rusia vjen në brigjet e Detit Adriatik.
Ajo që ndodhi sot në Bruksel është një turp. Është turpi i Europës. Në fakt dje Gabriel Escobar e paralajmëroi dështimin, kur tha se për ditën e sotme do të firmoseshin marrëveshje të rëndësishme, duke e mbyllur frazën me shprehjen „Le të shpresojmë“! Shpresa e tij me siguri ka qenë e rezervuar dhe e dyshimtë për shkak të qëndrimeve anti-NATO të një plaku matuf, të cilët nuk i ndahen këtij Komisionit Europian.
Të pesë shtetet europiane që nuk e njohin Kosovën duhet të vendosin sot nëse janë pro luftës apo kundër luftës. Nëse bashkëpunojnë me Vladimir Putinin përmes Aleksandër Vuçiqit ose direkt, apo janë në pajtim me interesin europian për të ruajtur paqen e sigurinë në kontinent. Nëse duan ta njohin realitetin e gjeopolitikës europiane, apo janë për ta shkatërruar atë. Athina, Madridi, Nikozia, Bratislava dhe Bukureshti kanë shansin që të japin kontributin që kërkohet në shërbim të stabilitetit dhe qëndrueshmërisë së Europës. Ndryshe këtë Europë në mos e drejtoftë, do ta diktojë Vladimir Putin, ashtu siç ai sot dikton Aleksandër Vuçiqin dhe Josep Borrellin.
Etiketa: kryesore2

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Rinia ose do ta rrëzojë neokomunizmin, ose vetë do të përfundojë me valixhe në dorë apo e përkulur para Piktorit

08:06 - 03/11/26
Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh
OP-ED

Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh

07:55 - 02/11/26
Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!
Opinion

Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!

16:01 - 28/10/26
Para
Në mes të krizës, KESH blen energji me çmim rekord 6 ditë pasi anuloi procedurën nga rritja e çmimeve

Në mes të krizës, KESH blen energji me çmim rekord 6 ditë pasi anuloi procedurën nga rritja e çmimeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Bum” ndërtimesh në Shqipëri/ Të parët në Europë, niveli 3 herë më i lartë se mesatarja e BE
Aktualitet

Tirana e vështirë për familjet e reja! Çmimet e apartamenteve në ‘stratosferë’, lindjet po bien me ritme të shpejta

08:36 - 11/11/26

Teksa kryeqyteti vijon të tërheqë popullsi nga qarqet e tjera të vendit, numri i lindjeve po bie me ritme të...

Lexo më shumë
Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

08:26 - 11/11/26
Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

08:16 - 11/11/26
Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

08:05 - 11/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 11 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:03 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com