GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Konfuzion për ilaçin anti-diabet që blihet për dobësim

12:16 - 13/03/23
në Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 4 min
A A
Konfuzion për ilaçin anti-diabet që blihet për dobësim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“A mund të humbi kilogramë në mënyrë të sigurt me këtë ilaç? Përgjigja është: Po.” Kjo është vetëm një nga videot e shumta në rrjetet sociale që e promovojnë “Ozempik” si mjet efikas për dobësim, duke mos theksuar se në fakt bëhet fjalë për ilaç të regjistruar për trajtimin e sëmundjes Diabeti i tipit 2.

Videoja tjetër “në mënyrë precize llogarit” se me “Ozempik” mundesh, në mënyrë të sigurt dhe me sukses, të biesh me 15 kilogramë çdo muaj.

 

TikTok në më shumë gjuhë

Në anglisht, frengjisht ose spanjisht…TikToku është i mbushur me dëshmi personale nga gra të cilat tashmë e përdorin. Me një pajisje si stilolaps plastik tregojnë si e aplikojnë në stomak ose në këmbë dhe më pas shpjegojnë sa kilogramë kanë humbur pas javës së parë, të dytë…të shtatë të përdorimit.

Edhe pse të paverifikuara, këto informacione tërheqin konsumues të rinj, të cilët në mënyra të ndryshme arrijnë deri te “Ozempik” me qëllim që ta realizojnë ëndrrën e tyre për figurë të bukur, pa mund, pa ushtrime dhe pa mos hequr dorë nga ushqimi.

Të rrallë janë ata që pranojnë se gjatë përdorimit kanë dhimbje koke, ose diarre, vjellje ose opstipacion. Pothuajse askush nuk e pranon se po përdor ilaç të regjistruar për diabetin, pa iu rekomanduar nga mjeku.

Dhe pothuajse askund në rrjetet sociale Tik-Tok, Instagram ose Facebook nuk do të hasni në sqarim zyrtar dhe profesional për atë si “Ozempik” vepron në organizëm dhe në cilat raste mund të ketë efekte anësore.

 

E vërtetë ose e gabuar?

Çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e rrejshme në gjithë situatën konfuze rreth “Ozempik”, ilaçi në të cilin miliona njerëz mbipeshë në botë, tani edhe në Ballkan, e shohin rrugëdaljen nga veshjet e ngushta? Lajmet e vërteta dhe të rrejshme përhapen me shpejtësinë e dritës, pranon mjeku Irfan Ahmeti, specialist endokrinolog, i punësuar në Klinikën Universitare të Endokrinologjisë në Shkup.

Ahmeti thotë se është e tmerrshme ajo që shkruhet se ilaçi shkakton karcinomë. Sipas tij, efektet më të shpeshta anësore nga “Ozempik” janë ulja e oreksit dhe vjellja. Megjithatë është kategorik që qytetarët ta konsumojnë vetëm me rekomandimin e mjekut.

Anketa në disa barnatore në Shkup na vërtetoi se “Ozempik” edhe në Maqedoninë e Veriut përdoret për dobësim, se blehet dhe shitet ndonjëherë edhe pa recetë nga mjeku, që tashmë ka shkaktuar mungesë të sasive të mjaftueshme për të sëmurët me diabet, të cilët vërtetë kanë nevojë për të. Për këtë arsye edhe farmacistët bëjnë thirrje që të shfrytëzohet vetëm me rekomandim të mjekut.

“Njerëzit e marrin për dobësim”. -A ka efekt?

Thonë që ka efekt.”

“Vetëm në konsultim me mjekun. Jo vetë.”

Në Maqedoninë e Veriut ka mbi 120 000 pacientë të regjistruar me diabet, prej tyre ….me tipin 2. Sipas të dhënave të Agjencisë së barnave “Malmed”, ku është i regjistruar para tre viteve, vitin e kaluar janë dhënë rreth 20.000 copë të ilaçit “Ozempik”, por për këtë vit është shumë herët që të dihet. U rekomandohet kryesisht pacientëve me sëmundjen e diabetit të cilët kanë probleme kardiovaskulare, por jo edhe personave që janë obezë dhe nuk kanë diabet.

“Në vitin 2022 janë harxhuar 20.000 copë. Duke qenë se përpunimi i bazës për harxhimin e ilaçeve bëhet në nivel vjetor, ndërsa për vitin 2023 të dhënat do t’i kemi kur të përfundojë viti. Ju rikujtojmë se ky ilaç jepet vetëm me recetë” – thonë nga Malmed.

Në emër të së vërtetës dhe që të shmangen pasoja të padëshiruara më serioze në gjithë këtë situatë rreth “Ozempik” u përfshi edhe Shoqata e endokrinologëve dhe diabetologëve të Maqedonisë së Veriut dhe Komisioni Kombëtar për Diabet. Reagojnë posaçërisht për shkak të titujve dhe teksteve në portalet vendase të cilat shpërndajnë informacione të paverifikuara dhe shqetësim.

“E tmerrshme, ilaç për diabetikët zhduket nga barnatoret sepse njerëzit kanë lexuar në internet se është i mirë për dobësim” – thonë nga Shoqata e Endokrinologëve.

“Në emër të shoqatës reagojmë në lidhje me tekstet që u publikuan. U bëjmë thirrje gazetarëve të mos shpërndajnë informacione të paverifikuara dhe t’i shpërndajnë në mënyrë të pavarur sepse mund të shkaktojnë pasoja serioze shëndetësore.”

Para pak kohësh revista prestigjioze ndërkombëtare për mjekësi “Lanset” nën titullin “Rrjetet sociale dhe dezinformatat për diabetin dhe obezitetin” theksoi se preparati “Semaglutide”, me dozë tjetër nga “Ozempik” (emri komercial për produktin e kompanisë farmaceutike Novo Nordisk), i cili përdoret si injeksion, është miratuar nga organet rregullatore në disa shtete për trajtimin e problemit me mbipeshën, por me kushtin që pacienti të jetë me indeksin e masës trupore (BMI) në nivelin e mbipeshës ose obezitetit,ose të ketë komorbiditete që lidhen me mbipeshën. “Lanset” gjithashtu thekson se “Ozempik” rekomandohet vetëm për trajtimin e Diabetit tip 2.

Në gjithë këtë situatë konfuze dhe përhapje të dezinformatave nga njerëz joprofesionistë, për shkak të të cilave pasoja shëndetësore ndoshta dikush do të ketë shumë vonë, lajmi që jep shpresë është se farmacistët dhe mjekët në botë janë në rrugë të mirë për të krijuar ilaç për dobësim, me doza të vogla të substancave që i përmban terapia për diabetikë. Por, që të hynë në përdorim masiv, siç janë tani ilaçet për hipertension ose holesterol, njerëzit obezë do të duhet të presin të paktën deri në fund të kësaj dekade.

Tetova1

Etiketa: Ilaci kunder diabetitLifestyle

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Vuçiç flet para takimit me Lajçak: Do të shohim çfarë mund…

Vuçiç flet para takimit me Lajçak: Do të shohim çfarë mund...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri
Aktualitet

Arratisja e Altin Ndocit/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: U shkelën procedurat, pezullohet zinxhiri komandues

14:09 - 14/01/26

Pas arratisjes së Altin Ndoci nga Spitali Rajonal Durrës, ditën e djeshme (13 janar ), Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve...

Lexo më shumë
Sekuestrohen makina me vlerë 90 000 euro të vjedhura nga Zvicra dhe Italia

Sekuestrohen makina me vlerë 90 000 euro të vjedhura nga Zvicra dhe Italia

13:50 - 14/01/26
Sorensen në Prishtinë: Do të sigurohemi që Kosova e Serbia të zhvillojnë bisedime

Sorensen në Prishtinë: Do të sigurohemi që Kosova e Serbia të zhvillojnë bisedime

13:36 - 14/01/26
Berisha: Rama po shkatërron provat pa ndërprerje për Ballukun, të ngrihemi të gjithë më 24 Janar

Berisha: Rama po shkatërron provat pa ndërprerje për Ballukun, të ngrihemi të gjithë më 24 Janar

13:21 - 14/01/26
Ironia e plakut përballë Ballukut: Faleminderit për ujin që na sollët nëpër banesa, gruaja mësoi notin

Ironia e plakut përballë Ballukut: Faleminderit për ujin që na sollët nëpër banesa, gruaja mësoi notin

13:05 - 14/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com