GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kongresi i PS, Alibeaj: Nuk belbëzoi dot një fjalë të vetme për skandalet e qeverisë së tij

15:57 - 09/04/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lëvizja e parë si kryetar i komanduar i PD, ku do të shkojë sot Alibeaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kongresin e sotëm të Partisë Socialiste, Enkelejd Alibeaj e ka quajtur një propagandë të radhës dhe një show të kushtueshëm në të cilin nuk u tha asnjë gjë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Alibeaj  se pas “8 vitesh mashtrimesh e dështimesh, krizash qeveritare e skamjeje në familjen shqiptare”, ky Kongres i sotëm i PS u përdor për të ndërtuar fasadën më të madhe të propagandës.

“Edi Rama, pas 8 vitesh mashtrimesh e dështimesh, krizash qeveritare dhe skamjeje te familjeve shqiptare, skandalesh korrupsioni dhe hajdutërie zgjedhjesh, zgjodhi Kongresin e PS, për të ndërtuar fasadën më të madhe të propagandës, duke tentuar ta fshehë realitetin e hidhur që ndjejnë në lëkurë shqiptarët që ende kanë mbetur në këtë vend. Me qëllimin e vetëm, që t’ia hedhë edhe kësaj dite si të tjerat, me mendjen se po i topit shqiptarët në përhumbjen e mjerimin e përditshëm ku i ka zhytur. Siç ka bërë çdo ditë të “medemek” qeverisjes së tij, Rama e përdori Kongresin e PS, për të vënë në skenë absurdin e Rilindjes, me një shoë të kushtueshëm ku shumë u fol e asgjë nuk u tha. Edi Rama nuk tha asgjë të re”, ka shkruar Alibeaj.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike solli në vëmendje që kreu i qeverisë foli për arkën me peshk të zv/ministres së tij, por shton se nuk guxoi “të përmende aferën e inceneratorëve, patronazhistëve dhe krimin e oligarkinë që kontrollojnë ekonominë e pushtetin e vendit.”

Edi Rama nuk i kurseu sot kritikat për SPAK-un, të cilit i kërkoi që të hetojë edhe Sali Berishën pasi është shpallur non grata nga SHBA, por Alibeajn kreu i qeverisë thjesht tregoi sesi dështimi mund të shitet si sukses.

“Po, ai tregoi se ka cinizmin dhe mungesën e skrupujve, të shesë një fasadë, ndërtuar me propagandën e pushteteve të kapura, administratës së patronazhistëve, mediave të blera dhe krimit e oligarkinë që kontrollojnë pushtetin dhe ekonominë e vendit. Rama foli për arkën me peshk të zëvendësministres së tij, por nuk guxoi ti thotë asnjë fjalë për vjedhjen 420 milion euro të inceneratorëve ku notojnë të përfshirë ministrat dhe njerëzit e tij më të afërt. Madje dhe vetë ai. Nuk belbëzoi dot një fjalë të vetme për skandalet e qeverisë së tij, ministrave e deputetëve të arrestuar, por ama na tregoi se si dështimi mund të shitet si sukses. Apo të paktën e tentoi. Por ama tregoi se pavarësisht të gjithave, frikën e ka! Lepuri në bark, e trimëroi teksa skërmiti dhëmbët edhe ndaj kësaj pak drejtësie që është bërë. E si masë të parë për të ruajtur veten, iu tha një fjalë zyrtarëve, që kapen në korrupsion: nëse kapeni, unë nuk ju njoh”, shkruan Alibeaj.

Etiketa: Enkelejd AlibeajKongresi i PSPD

Lajme të lidhura

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend
Breaking Views

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

16:09 - 03/04/26
Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…
Breaking Views

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

15:55 - 03/04/26
Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë
Breaking Views

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

15:26 - 03/04/26
Para
Kongresi/ Rama publikon emrat e rinj në PS, kush mori detyrat e reja

Kongresi/ Rama publikon emrat e rinj në PS, kush mori detyrat e reja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë
Aktualitet

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

16:16 - 03/04/26

Një rast i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Durrës, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën në ambientet e...

Lexo më shumë
A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

16:09 - 03/04/26
Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

15:55 - 03/04/26
Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

15:26 - 03/04/26
PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com