GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kongresi përplaset me R.F.Kennedy për qëndrimin kundër vaksinave dhe abortit

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kongresi përplaset me R.F.Kennedy për qëndrimin kundër vaksinave dhe abortit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari ri i shëndetësisë së administratës Trump, R.F.Kennedy u përball me një fushatë të gjerë opozicioni në Kongres për qëndrimin e tij kundër vaksinave dhe kundër abortit, si nga demokratë e republikanë ndërsa pati mbështetje për idetë e reduktimit të kimikateve të shtuara në ushqimet e përpunuara dhe për studimin e rritjes së numrit të sëmundjeve vitet e fundit, shkruan rrjeti vendas Kob.com

R.F. Kennedy është një figurë e njohur e lëvizjes anti-vaksina që prej kohës së Covid kur bënte fushatë kundër vaksinave të imponuara nga qeveritë, dhe ka folur në protesta të vende të ndryshme për padrejtësinë e vaksinimit të detyruar dhe kërcënimit me shkarkim nga puna në rast të refuzimit të gjilpërave të kompanive miliardere farmacuetike.

Dhe në fakt pohimet e tij duket se u mbështetën nga miliona efekte anësore në të gjithë botën te të vaksinuarit, apo dhe rritja shokuese e sëmundjeve të zemrës 3-4 vitet e fundit, si miokarditi, perikarditi, ataku kardiak dhe kanceri.

Zgjedhja surprizë e Donald Trump për departamentin e shëndetësisë kreu dje sesionin tre-orësh të pyetjeve në Senat, me mbështetje nga republikanët për detyrën e tij.

Kennedy u pyet gjithashtu sesi mendonte të reduktonte faturën prej 1.7 trilionë dollarë të departamentit që mbulon shëndetësinë për rreth 80 milionë amerikanë.

Por përgjigjet e tij mbi mangësitë agjencive të shëndetësisë sollën korrigjime nga shumë senatorë që kundërshtojnë pikëpamjet e tij.

Asnjë republikan nuk e pyeti atë mbi vaksinat ndërsa në lidhje me abortin e promovuar gjerësisht nga stabilimenti i kaluar liberal-demokrat, ai tha se “çdo abort është një tragjedi.”

Para senatit, Kennedy kishte zbutur disi qëndrimin ndaj vaksinave duke thënë se “Nuk është kundër dhe se ato luajnë një në kujdesin shëndetësor”.

Përfaqësuesit demorkatë menjëherë kundërshtuan duke përmendur thirrjet e tij te mëparshme kundër vaksinave dhe kjo solli replika të tensionuara dhe ndërhyrje nga audienca.

Kennedy ka qenë më parë përfaqësuesi më i lartë të atyre që pushteti quan “teori konspiracioni”, në lidhje me mjekësinë alternative apo mbi sigurinë dhe qëllimet e vërteta të vaksinave.

Senatori i Colorado, Michael Bennet pyeti me insistim Kennedy për pretendimet e kontestuara mbi COVID-19, mbi rolin e pesticideve në ushqim dhe mbi origjinën e virusit AIDS.

Kennedy pranoi disa prej deklaratave dhe mohoi disa të tjera, shkruan rrjeti Kob.com.

Senatori demokrat Bernie Sanders, tha se mbështeste sloganin e Kennedy, “Make America Healthy Again” (Ta bëjmë Amerikën përsëri të shëndetshme) por kundërshtonte pikëpamjet e tij mbi vaksinat të cilat shfaqen hapur në faqen e internetit të Kennedy “Children’s Health Defense” (Mbrojtja e shëndetit të fëmijëve)

Kennedy shtoi se Trump i kishte kërkuar të hetonte mbi sigurinë e mjekimeve në mbështetje të abortit, mbi shtesat kimike në ushqimet e përpunuara, dhe per asistencën ushqimore për të varfrit, mes te tjerave.

Etiketa: abortikennedy

Lajme të lidhura

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26
SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar
Botë

SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar

08:40 - 14/11/26
Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26
Para
Mister rreth plagosjes së 15-vjeçarit në Tiranë, i mituri shkoi në shtëpi pasi u qëllua me armë

Mister rreth plagosjes së 15-vjeçarit në Tiranë, i mituri shkoi në shtëpi pasi u qëllua me armë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!
Breaking Views

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26

Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta gjatë fjalës së saj në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku...

Lexo më shumë
Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

22:50 - 14/11/26
Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

22:48 - 14/11/26
E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

22:20 - 14/11/26
Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

22:00 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com