GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Konjufca i drejtohet BE-së: Dënoni deklaratën e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë!

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Konjufca i drejtohet BE-së: Dënoni deklaratën e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, i ka kërkuar Bashkimit Evropian të reagojë publikisht ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviç, e cila deklaroi se, po të ishte në vend të ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviç, do të kryente spastrim etnik në Kosovë.

Në një letër drejtuar Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, Konjufca kërkon që Brukseli jo vetëm ta dënojë këtë deklaratë, por edhe ta trajtojë atë në kuadër të dialogut politik me Serbinë dhe procesit të anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian.

Në letrën e tij, kreu i diplomacisë kosovare paraqet tre kërkesa konkrete ndaj BE-së. Së pari, ai kërkon një dënim të qartë, të fortë dhe publik të deklaratës së ministres Paunoviç dhe të retorikës revizioniste që, sipas tij, ajo përfaqëson.

Së dyti, kërkon që autoriteteve serbe t’u rikujtohet zyrtarisht se deklarata të tilla janë të papranueshme dhe nuk përputhen me vlerat evropiane dhe kriteret e procesit të anëtarësimit.

Së treti, ai kërkon që kjo çështje të ngrihet në mënyrë të rregullt në dialogun politik mes BE-së dhe Serbisë, si edhe në procesin e negociatave për anëtarësim.

Sipas Konjufcës, deklarata e ministres serbe nuk mund të konsiderohet një gafë e rastësishme.

“Një deklaratë e tillë nga një ministre në detyrë s’mund të trajtohet si gafë. E gjithë intervista ishte e mbushur me përmbajtje thellësisht revizioniste dhe armiqësore, duke pasqyruar një model më të gjerë deklaratash që vazhdojnë ta minojnë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga BE-ja, si dhe ta gërryejnë besimin në këtë proces”, ka shkruar Konjufca në letrën e tij.

Reagimi i ministrit të Jashtëm të Kosovës vjen pasi deklarata e ministres serbe shkaktoi reagime të forta në Prishtinë, ndërsa autoritetet kosovare kërkojnë që Bashkimi Evropian të mbajë një qëndrim të qartë ndaj gjuhës që, sipas tyre, nxit urrejtje dhe bie ndesh me parimet mbi të cilat bazohet procesi i integrimit evropian.

Etiketa: deklaratekONJUFCAspastrim

Lajme të lidhura

Kurti flet nga SHBA për vendimin e Hagës: Lufta e UÇK nuk mund të njolloset në asnjë mënyrë!
Kosovë & Rajon

Kurti flet nga SHBA për vendimin e Hagës: Lufta e UÇK nuk mund të njolloset në asnjë mënyrë!

14:25 - 21/09/26
Veteranët e UÇK-së thërrasin protestë popullore nesër në Prishtinë: Asnjë gjykatë s’e zhbën luftën çlirimtare
Kosovë & Rajon

Pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, PDK çon në Kuvend kërkesën për ndryshimin e ligjit mbi Gjykatën Speciale në Hagë

12:11 - 21/09/26
Diaspora shqiptare në Austri proteston kundër dënimit të 4 ish-krerëve të UÇK-së: Nuk do të heshtim për dëshmorët tanë
Aktualitet

Diaspora shqiptare në Austri proteston kundër dënimit të 4 ish-krerëve të UÇK-së: Nuk do të heshtim për dëshmorët tanë

18:50 - 20/09/26
Para
Goditen 8 biznese për kontrabandë dhe evazion fiskal, nën hetim edhe administratorët

Goditen 8 biznese për kontrabandë dhe evazion fiskal, nën hetim edhe administratorët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit paralajmërojnë: Do rrethojmë Parlamentin për të kërkuar arrestimin e Ballukut
Breaking Views

Protestuesit paralajmërojnë: Do rrethojmë Parlamentin për të kërkuar arrestimin e Ballukut

23:24 - 21/09/26

Në vijim të fjalimeve në ditën e 114-të të protestës qytetare përpara godinës së Kryeministrisë, aktivisti Edison Lika u ndal...

Lexo më shumë
“Nesër më shumë”, mbyllet tubimi i 114-të, thirrjet e protestuesve: Ju erdhi fundi!

“Nesër më shumë”, mbyllet tubimi i 114-të, thirrjet e protestuesve: Ju erdhi fundi!

22:19 - 21/09/26
‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Arben Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos

‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Arben Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos

21:51 - 21/09/26
“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit pranë Bashkisë së Tiranës: Arrestoni Ramën! Arrestoni Ballukun!

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit pranë Bashkisë së Tiranës: Arrestoni Ramën! Arrestoni Ballukun!

21:29 - 21/09/26
Shfaqi probleme shëndetësore në një hotel në Jalë, humb jetën turistja britanike

Shfaqi probleme shëndetësore në një hotel në Jalë, humb jetën turistja britanike

21:25 - 21/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com