GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Konjufca: Kurti do e takojë Edi Ramën, por…

në Kosovë & Rajon, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Konjufca: Kurti do e takojë Edi Ramën, por…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka dhënë detaje për diskutimet e bëra në takimin me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Para gazetarëve Konjufca tha se me të biseduan për zhvillimet e fundit në Kosovë, derisa shtoi se ndihma e Shqipërisë është e pazëvendësushme për Kosovën, dhe se kryeministri Rama mund të bëjë shumë më shumë se sa që po bën aktualisht.

Kryeparlamentari theksoi se nga Rama ka kërkuar të mos e shoh Kosovën si fajtore, por si një vend që kërkon rend dhe ligj.

Ai shtoi se Kurti do ta takojë “së shpejti” Ramën, pasi sipas tij, kjo duhet të shihet nga pikëvështrimi i interesit mes dy vendeve.

“Kosova gjithmonë ka bërë hapa gjigantë në kauzën e vet, në çdo kohë, për sa kohë që Republika e Shqipërisë i ka qëndruar prapa. Mua më kujtohen vetëm 2-3 momente nga vitet e 90-ta, edhe gjatë kohës së presidentit Rugova, ku Shqipëria i ka dalë kundër Kosovës. Ato kanë qenë raste shumë të rralla”.

“Ne biseduam për zhvillimet në vend, për situatën politike, për ndihmën që e presim nga Qeveria Rama, për të gjitha këto procese të vështira që po kalojmë. I tregova që ndihma e Shqipërisë, është e pazëvendësueshme dhe Rama mund të na ndihmojë shumë më shumë se po e bën aktualisht, që republikën e Kosovës, në përpjekjet tona që janë shtetërore dhe kushtetuese, për të vendosur rend dhe ligj, të mos e shohin Kosovën fajtore, këtu nuk ka fajtor, këtu mund të ketë përgjegjësi”, u shpreh kryetari i Parlamentit të Kosovës.

Konjufca u shpreh se me Ramën është takuar sepse Kosova sipas tij nuk ka probleme shtetërore me Shqipërinë. Ai shtoi se problemet kanë ardhur nga Shqipëria, me anulimin e mbledhjes së dy qeverive, sipas tij pa ndonjë arsye.

“Rama ishte i shqetësuar sa i përket presionit ndërkombëtar, por mua ma la përshtypjen se ai po e përjeton presionin më shumë se ne. Ne nuk kemi probleme shtetërore me Shqipërinë. Problemi ka ardhur nga ana e Shqipërisë, ata pa kurrfarë arsye madhore e anuloi një mbledhje të shumëpritur, mbledhjen e dy qeverive. Nuk mendoj që është hakmarrje”, tha ai.

Ndërkaq, kryeministri Rama, nuk pranoi të flasë para mediave, kalimthi ai tha se “Nuk kam homolog, s’kam si të mbajë konferencë”.

Etiketa: kONJUFCAKosovaKryesore1Rama

Lajme të lidhura

‘Paniku i një pushteti në rënie’, Spahia: Po kërkohet rrugë shpëtimi për të korruptuarit
Aktualitet

‘Paniku i një pushteti në rënie’, Spahia: Po kërkohet rrugë shpëtimi për të korruptuarit

13:29 - 01/10/26
Arresti i Vlora Hysenit, Bardhi: Këtu është një sistem i kalbur, edhe Policia e Shtetit është në shërbim të krimit të organizuar
Aktualitet

Arresti i Vlora Hysenit, Bardhi: Këtu është një sistem i kalbur, edhe Policia e Shtetit është në shërbim të krimit të organizuar

11:52 - 01/10/26
Shtyhet seanca e radhës e Metës dhe Kryemadhit, gjykata vendos pezullim të afateve të paraburgimit
Aktualitet

Shtyhet seanca e radhës e Metës dhe Kryemadhit, gjykata vendos pezullim të afateve të paraburgimit

11:40 - 01/10/26
Para
U quajt tradhëtar sapo zbriti nga makina, ja reagimi i Edi Ramës në Prishtinë (VIDEO)

U quajt tradhëtar sapo zbriti nga makina, ja reagimi i Edi Ramës në Prishtinë (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Paniku i një pushteti në rënie’, Spahia: Po kërkohet rrugë shpëtimi për të korruptuarit
Aktualitet

‘Paniku i një pushteti në rënie’, Spahia: Po kërkohet rrugë shpëtimi për të korruptuarit

13:29 - 01/10/26

Deputeti i PD, Bardh Spahia, ka reaguar ndaj propozimit për të mos vuajtur dënimin me burg për veprat që dënohen...

Lexo më shumë
UEFA zgjedh irlandezin Rob Hennessy për të gjykuar Finlandë-Shqipëri

UEFA zgjedh irlandezin Rob Hennessy për të gjykuar Finlandë-Shqipëri

13:08 - 01/10/26
Tentoi të vriste të atin, dënohet me burg shqiptari në Itali

Tentoi të vriste të atin, dënohet me burg shqiptari në Itali

12:49 - 01/10/26
Dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, gjykata lë në burg mësuesin 60-vjeçar

Dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, gjykata lë në burg mësuesin 60-vjeçar

12:31 - 01/10/26
Videot intime/ Policia e Tiranës zgjeron hetimet, thirren për të dhënë deklarime personat në pamje

Videot intime/ Policia e Tiranës zgjeron hetimet, thirren për të dhënë deklarime personat në pamje

12:10 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com