GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Mu sul si një nëpërkë!“ Analisti i njohur denoncon Linda dhe Edi Ramën: Udhëruan shoqërimin tim në polici

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Mu sul si një nëpërkë!“ Analisti i njohur denoncon Linda dhe Edi Ramën: Udhëruan shoqërimin tim në polici
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një incident ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Vuno, ku gazetari dhe publicisti Arjan Konomi është përplasur me truprojat dhe forcat e policisë që shoqëronin kryeministrin Edi Rama. Konomi është banor i Vunoit dhe shpeshherë ai ankohet në rrjetet sociale për sjelljen e policisë së shtetit që gjobit qytetarët për parkimin e automjeteve të tyre.

Pikërisht ka qenë kjo arsyeja që ka çuar në një përplasje me kryeministrin Rama. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Konomi ka treguar se si ka ndodhur e gjithë ngjarja. Ai thotë se në Vuno, kryeministri Edi Rama, kishte ndalur për të pirë kafe dhe se eskorta e tij kishte qëndruar në vendin ku ndalohet për qytetarët.

Më pas Konomi e ka filmuar me telefon këtë moment, ku më pas i janë “sulur” edhe truprojat e Ramës. Sipas rrëfimit që ai ka bërë në rrjetet sociale, Rama e ka thirrur për tu sqaruar, por është përballur me një sjellje agresive nga bashkëshortja e tij Linda Rama. Më pas Konomi thotë se është shoqëruar në komisariatin e policisë së Himarës ku është mbajtur disa orë.

“Gjithë Vunoi u zgjua sot me gjoba për makinat. Më vonë, pas orës 12:00, dola për të mbledhur fiq dhe, kur u ktheva, pashë familjen e kryeministrit dhe eskortën e tij. E gjithë eskorta kishte parkuar në zonën ku ndalohet parkimi, ndërsa policia rrinte aty. Unë nisa të bëja një video dhe i thashë policisë: Pse nuk e gjobitni edhe kryeministrin, siç keni gjobitur Vunoin para pak orësh? Në atë moment Rama më thirri dhe u afrova. Më tha: ‘Ulu’. I thashë: ‘Si do t’ia bëjmë ne për parkimin? Ky është shqetësimi im’. Nuk përdora fjalë ofenduese.

Ai më ftoi të ulesha, por nuk pati kohë, sepse zonja Linda Rama, me një arrogancë dhe histerizëm, më tha ta lija të qetë. Si një nëpërkë, m’u hodh në fyt, aq sa tronditi edhe djalin e saj me reagimin që pati. Unë mbeta dhe i thashë: ‘Po të jap disa fiq’. Por ajo m’u kthye duke më thënë: ‘E di ti se ku t’i fus ato fiq?’ Shyqyr që kisha mbledhur fiq, që janë të butë; imagjinoni sikur të kisha mbledhur dardha. Kur po mendoja këtë gjë, më hidhen nja katër bodyguardë, më rrëmbejnë telefonin, ndërsa Linda bërtiste në anën tjetër, në mes të fshatit. Videot m’i fshinë nga telefoni dhe më shoqëruan me një furgon policie, me ‘Shqiponjat’, në Komisariatin e Himarës”, tha Konomi.

 

 

 

Etiketa: KonomilindaRama

Lajme të lidhura

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Para
Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka paraqitur situatën politike në Shqipëri në mbledhjen e grupit të Partisë Popullore Europiane...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 10 Nëntor 2026

07:31 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com