GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kontestimet për votat e Greqisë, Celibashi: Nuk janë sjellë prova në KQZ

15:54 - 17/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kontestimet për votat e Greqisë, Celibashi: Nuk janë sjellë prova në KQZ
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryekomisioneri Ilirian Celibashi deklaroi se përsa i përket numërimt të votave nga Greqia, Partia Demokratike nuk ka sjellë prova në KQZ për parregullsi.

“Procesi nuk ka përfunduar. Nëse dikush ka pretendime të tjera shtesë, do të shqyrtohen dhe vlerësohen. KQZ-së nuk i është paraqitur asnjë provë në lidhje me pretendimet e bëra publike. Prova në KQZ nuk janë paraqitur, por koha për t‘i paraqitur nuk ka përfunduar. Subjekti zgjedhor që ka kontestuar për rezultatin, të paraqesë provat për shkeljet e ligjit dhe më tej do të vlerësohet nga instancat se sa këto shkelje të ligjit kanë ndikuar në rezultat”, tha Celibashi në një deklaratë për mediat.

“Shpresoj që deri nesër në darkë ta përfundojmë këtë proces. Edhe rezultatin për kandidatët e listës së hapur ta kemi deri nesër në darkë”, shtoi Celibashi.

Kryekomisioneri u shpreh më tej se nga numërimi i votave në rang vendi, kanë rezultuar 109 fletë votimi më shumë se numri qytetarëve që kanë votuar.

Celibashi sqaroi se KQZ ka nisur verifikimet lidhur me rastin, nëse ka pasur një gabim të atyre që kanë mbyllur procesverbalin nga qendrat e votimit, apo numëruesit kur kanë hedhur të dhënat. Ndër të tjera, ai tha se 9 kuti janë kontestuar si të parregullta, 7 të tilla janë shpallur që në momentin e dorëzimit, ndërsa 2 janë kontestuar të tilla nga KZAZ, pas marrjes së kutive në dorëzim.

Sa i përket votave të diasporës, ai tha se deri tani 159 921 vota janë të vlefshme, ndërsa 1666 vota të pavlefshme.

“Nga 1 462 352 fletë votimit të gjendura në kuti, 1 460 833 janë vota vë vlefshme dhe 55 519 janë të pavlefshme. Janë vetëm 9 kuti të parregullta që ka rezultuar nga procesi i vlerësimit, 7 të tilla janë shpallur që në momentin e dorëzimit, ndërsa 2 janë kontestuar të tilla, na KZAZ pasi marrjes së kutive në dorëzim”, tha Celibashi.

Etiketa: CelibashiIlirjan CelibashiKQZzgjedhje 2025

Lajme të lidhura

“Rama njoftoi bllokimin e arrestimit të Ballukut”/ Reagon PD: Akt puçist! Nesër t’i përgjigjemi me revolta të fuqishme
Breaking Views

“Rama njoftoi bllokimin e arrestimit të Ballukut”/ Reagon PD: Akt puçist! Nesër t’i përgjigjemi me revolta të fuqishme

14:04 - 21/12/25
Itali, 20-vjeçari shqiptar plagoset me armë nga karabinieria italiane, tentoi të arratisej
Aktualitet

Itali, 20-vjeçari shqiptar plagoset me armë nga karabinieria italiane, tentoi të arratisej

12:09 - 21/12/25
Pas hetimit të SPAK për tenderët e AKSHI-it, kushëriri i Ergys Agasit hoqi verën miliona euro nga kantina
Aktualitet

Pas hetimit të SPAK për tenderët e AKSHI-it, kushëriri i Ergys Agasit hoqi verën miliona euro nga kantina

12:00 - 21/12/25
Para

Bozdo: Enver Hoxha do t’i kishte zili rezultatet e PS në Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rama njoftoi bllokimin e arrestimit të Ballukut”/ Reagon PD: Akt puçist! Nesër t’i përgjigjemi me revolta të fuqishme
Breaking Views

“Rama njoftoi bllokimin e arrestimit të Ballukut”/ Reagon PD: Akt puçist! Nesër t’i përgjigjemi me revolta të fuqishme

14:04 - 21/12/25

Partia Demokratike ka bërë një reagim pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se nuk do ta shqyrtojnë kërkesën e SPAK,...

Lexo më shumë
Shtyhet sërish një ndeshje e kampionatit shqiptar, vendim zyrtar

Shtyhet sërish një ndeshje e kampionatit shqiptar, vendim zyrtar

13:49 - 21/12/25
Armand Duka për Ismet Bellovën: Do të të kujtoj me respekt dhe mall

Armand Duka për Ismet Bellovën: Do të të kujtoj me respekt dhe mall

12:21 - 21/12/25
Itali, 20-vjeçari shqiptar plagoset me armë nga karabinieria italiane, tentoi të arratisej

Itali, 20-vjeçari shqiptar plagoset me armë nga karabinieria italiane, tentoi të arratisej

12:09 - 21/12/25
Pas hetimit të SPAK për tenderët e AKSHI-it, kushëriri i Ergys Agasit hoqi verën miliona euro nga kantina

Pas hetimit të SPAK për tenderët e AKSHI-it, kushëriri i Ergys Agasit hoqi verën miliona euro nga kantina

12:00 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com