GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kontrabanda e ilaçeve, në pranga oligarku i tenderave të shëndetësisë

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Kontrabanda e ilaçeve, në pranga oligarku i tenderave të shëndetësisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e sotme Sokol Topçiun, pronari i FarmaNet dhe një nga bizneset farmaceutike që ka përfituar miliona euro nga Ministria e Shëndetësisë dhe tenderët kanë qenë të paracaktuar për të.

Sokol Topçiu njihet si oligarku i ilaçeve në Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas policisë, në vijim të operacionit policor të koduar “Përfitimi”, 57 -vjeçari Topçiu ishte konstatuar më parë se shiste ilaçe për kontrabandë dhe prej ditësh ishte shpallur në kërkim.  Topçiu ka bashkëpunuar me personat e tjerë të arrestuar, ku shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë.

Ilaçet që shiteshin në treg me çmim shumë herë më të lartë se sa u blenë janë: ‘inhixa, clexane, favira, alphagan, cyrotex, aricept, medro, co aprovel.’ Dyshohet se këto ilaçe u sollën në Shqipëri me 20 dollarë dhe disa prej tyre u shitën deri në 500 mijë lekë të vjetra. Të njëjtat burime konfirmojnë se të gjitha medikamentet që futeshin pa u regjistruar kryesisht përdoreshin për trajtimin e Covid-19.

Hetimi ka zgjatur 1 vit, ndërsa prokuroria kërkoi ‘arrest me burg’, por Gjykata vendosi t’i lërë në arrest shtëpie personat e identifikuar si: Blerim Bitri, 40 vjeç, administrator i një farmacie; Florian Marku, 39 vjeç, administrator i një farmacie; Margarita Xhaxhiu, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë; Jani Papuli, 66 vjeç, i punësuar nga Margarita Xhaxhiu; Florian Lila, 40 vjeç, administrator i një farmacie; Bashkim Osmani, 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike.

Këta persona sot u lanë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Hetuesit kanë bërë blerje të kontrolluara në disa raste. Shitja e këtyre medikamenteve ka zgjatur përgjatë gjithë muajve.

Etiketa: arrestohetilacekontrabandeoligarku

Lajme të lidhura

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë
Breaking Views

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26
Para
Ju vra djali i vetëm, Preng Mena: Autori lëviz i lirë

Ju vra djali i vetëm, Preng Mena: Autori lëviz i lirë

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com