GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kontrasti/ Meloni me traget në Vlorë, Rama ‘fluturon’ me avione private

20:01 - 14/08/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kontrasti/ Meloni me traget në Vlorë, Rama ‘fluturon’ me avione private
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ka mbërritur sot në Vlorë, për të pushuar së bashku me familjen dhe miqtë e saj.

Ajo që ka rënë në sy është se Meloni ka udhëtuar nga Italia në Shqipëri me traget.

Emri i kryeministres italiane është në listën e pasagjerëve të tragetit Brindisi-Vlorë.

Giorgia Meloni u nis për në Shqipëri ditën e sotme (14 gusht) nga qyteti i Puglias.

Kryeministrja e Italisë është ftuar për të vizituar qytetin bregdetar nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Ndërkohë Rama njihet për udhëtimet e tij të shtrenjta me mijëra euro charter, edhe në rastet kur mund të përdorë diçka më të thjeshtë, njësoj si Meloni.

Për miq të veçantë, si ish-kryeministri Tony Blair, Rama përdori avionët e Forcave të Armatosura, që në fakt duhej të ishin përdorur për të neutralizuar zjarret në pyje.

Edi Rama është akuzuar disa herë për shpenzime tepër të mëdha në udhëtime, duke zgjedhur avionet charter, edhe në raste kur nuk është e nevojshme.

Në turin e takimeve që bëri në Rajon, në kuadër te Ballkanit të Hapur, Rama kishte në dispozicion avionin charter të Air Albania. Madje nga Tirana në Shkup, Rama udhëtoi me këtë avion, duke habitur edhe homologun e tij maqedonas. Por ky nuk është udhëtimi i vetëm i Ramës me avion personal, përfshi edhe kryeqytetet europiane me të cilat mund të përdoreshin linjat ajrore direkte nga aeroporti Nënë Tereza.

Lideri i opozitës Berisha ka akuzuar shpesh Ramën se është një gjakpirës i pamëshirë ndaj shqiptarëve, teksa ka shpenzuar 22 milionë euro vetëm për udhëtime.

Sali Berisha dhe opozita kanë kërkuar edhe dorëheqjen e Edi Ramës, teksa potenconin se kryeministri udhëton shumë më shtrenjtë edhe se liderët e vendeve që janë të pasura.

“Edi Rama duhet të japë dorëheqjen se është i vetmi kryeministër në Evropë dhe botë që ka realizuar  me charter 137 udhëtime, nuk ka kryeministër kund që të jetë realizuar me charter as gjysmën e udhëtimeve të Edi Ramës. 22 milionë euro udhëtime janë një abuzim I çmendur, I shfrenuar, janë më shumë se sa ka shpenzuar byroja e diktaturës, një gjakpirje pa mëshirë e pensionistëve, e arsimtarëve, e mjekëve, e pedagogëve të universitetit, të gjitha këto Edi Rama ka si shpjegim depresionalizmin e tij, të plotë, ku u thotë se ka shpenzuar 150 lekë të vjetra për udhëtimin kur u thotë shqiptarëve se charteri ‘Ismaili’ i Air Albania i është dhënë për promovim promocion të avionit. Edi Rama për të mbuluar këtë super skandal faktin se ai ka përdorur charter ndofta sa të gjithë kryeministrat e botës të marrë së bashku e detyron të flasë me gjuhën e një ordineri sikur ka traktin tretës në tru, por as me këto nuk e mbulon dot skandalin, ai duhet të largohet si kryeministër, ai është një armik i egër i shqiptarëve”, denonconte Berisha.

Etiketa: Kryesore1Meloni

Lajme të lidhura

“Shqipëria Bëhet” mblidhet para Kryeministrisë për protestën e rradhës: Edi Rama frikacak! Jep dorëheqje
Aktualitet

“Shqipëria Bëhet” mblidhet para Kryeministrisë për protestën e rradhës: Edi Rama frikacak! Jep dorëheqje

18:33 - 17/01/26
U mor i pandehur, Meta reagon sërish nga burgu: Të gjenden ata që kanë bërë veprime të paligjshme
Aktualitet

Meta: Tarallakëve që duan të ma bëjnë “malore” paraburgimin, ua kujtoj se unë në mal kam lindur

18:17 - 17/01/26
“Përballje me të keqen”, Bardh Spahia: Çfarë lind nga krimi gjeneron vetëm krim!
Aktualitet

‘Paketa e Maleve’, Spahia: Po përgatitet tjetërsimi i pronave në zonat turistike të Veriut

17:32 - 17/01/26
Para
Flet djali i Fredi Belerit: Sulm politik nga Rama, do fitonte edhe më thellë

Beleri reagon nga burgu: Jam i fortë, kaluan 3 muaj por…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gardiania angleze kryen marrëdhënie intime me të burgosurin shqiptar brenda në qeli
Aktualitet

Gardiania angleze kryen marrëdhënie intime me të burgosurin shqiptar brenda në qeli

19:07 - 17/01/26

Një punonjëse burgu në Angli është dënuar me burg pasi u kap duke kryer marrëdhënie seksuale me një të burgosur,...

Lexo më shumë
Largimi i moshave të reja, emigracioni i shkakton vendit 800 mln euro humbje në vit

Në një vit ikin mbi 40 mijë vetë! Çdo person i arsimuar i kushton vendit rreth 14 mijë euro

18:52 - 17/01/26
“Shqipëria Bëhet” mblidhet para Kryeministrisë për protestën e rradhës: Edi Rama frikacak! Jep dorëheqje

“Shqipëria Bëhet” mblidhet para Kryeministrisë për protestën e rradhës: Edi Rama frikacak! Jep dorëheqje

18:33 - 17/01/26
U mor i pandehur, Meta reagon sërish nga burgu: Të gjenden ata që kanë bërë veprime të paligjshme

Meta: Tarallakëve që duan të ma bëjnë “malore” paraburgimin, ua kujtoj se unë në mal kam lindur

18:17 - 17/01/26
SHBA/ Trump nënshkruan projektligjin, merr fund mbyllja e qeverisë amerikane

Përplasja për Groenlandën, Trump vendos tarifa doganore ndaj shteteve europiane

18:04 - 17/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com