KPP bllokon tenderin 520 milionë lekë të Blendi Gonxhes për mobilje zyrash. Pazaret e kanë zvarritur këtë tender prej disa muajsh, ndërsa Ministri i Ekonomisë dhe Kulturës, Blendi Gonxhe vazhdon të këmbëngulë t’ia japë paratë kompanisë që e ka paracaktuar.
Mirëpo, vendimi i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara që administrohet nga Arlinda Pogaj, vartësja e Gonxhes, ka hasur rezistencë të fortë nga operatorët pjesëmarrës.
Në mbledhjen e datës 24 korrik 2025, KPP mori vendimin e përfundimtar të mos lejojë vazhdimin e tenderit “Loti 1: “Mobilje për përdorim zyre dhe ambjente të tjera” me fond limit 51,832,236.00 lekë pa TVSH. Tenderi është zhvilluar në datën 20 mars 2025, nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara.
Ky vendim pasonte atë të datës 10 korrik 2025, ku ishin pranuar kërkesat e kompanisë “Shaga” SHPK, “Muça” SHPK dhe “RO-AL” SHPK që kërkonin shfuqizimin e vlerësimit nga komisioni i OBP.

Dokumenti i mësipërm tregon denoncimin e bërë nga firma “SHAGA” me pronar Shemsi Zemanin. Ankesat e tyre u regjistruan në 30 prill 2025 dhe qysh prej asaj kohe tenderi rezultonte i pezulluar.

Dokumenti i mësipërm tregon denoncimin e bërë nga firma “SHAGA” me pronar Shemsi Zemanin. Ankesat e tyre u regjistruan në 30 prill 2025 dhe qysh prej asaj kohe tenderi rezultonte i pezulluar.

Ndërsa dokumenti i mësipërm tregon ankesën e bërë nga “Muça” shpk me pronar Genci Muçën. Ky i fundit, përveçse kundërshton skualifikimin nga komisioni, kërkon “Lënien të skualifikuar të operatorëve ekonomikë Ilir Kaso p.f, “Shaga” SHPK dhe “RO-AL” SHPK”.
KPP u dha të drejtë pjesërisht kompanive, por sidomos kërkoi që të kualifikohej “SHAGA” shpk.
Ndërkaq, më 17 korrik 2025, OBP njofton se ka zbatuar vendimin e datës 10 korrik 2025 të Komisionit të Prokurimit Publik. Në këtë korrespondencë bashkëngjitej edhe procesverbali i datës 15.07.2025 “Për rivlerësimin e ofertave të paraqitura në procedurën e prokurimit “Loti I: “Mobilje për përdorim zyre dhe ambjente të tjera.” Mirëpo, pas i këqyri dokumentet KPP, rezultoi se akoma aplikoheshin kriteret që skualifikonin kompaninë “SHAGA”.
Në këto kushte, KPP vendosi të mos lejojë autoritetin kontraktor për vijimin me hapat e mëtejshëm të procedurës së prokurimit.

Duket se Arlinda Pogaj ka inate të vjetra me kompaninë “SHAGA”, pasi kjo vazhdimisht ankohet për tenderat, gjë që nuk i pëlqen autoriteteve.
Përplasja më e fundit e Shemsi Zemanit me Pogën ka qenë në tetor 2024 për tenderin 5,1 miliardë lekë për orendi dhe pajisje zyrash i ndarë në 4 lote. Zemani kundërshtonte kualifikimin e kompanisë “Buna” shpk për Loti 1 me Nr. REF-15101-08-01-2024, me objekt: “Blerje orendish e pajisjesh për mobilim” për Drejtorinë e Përgjithshme e Doganave”, me fond limit të lotit 2,777,800 lekë pa TVSH.

Konkretisht. në ankesë ngrihej pretendimi se oferta e operatorit ekonomik “BUNA” SHPK është ofertë anomalisht e ulët dhe duhej të skualifikohej.
Vitin e kaluar, Operatori i Blerjeve të Përqendruara duke ndjekur trendin e drejtorëve dhe ministrave për mobilje të reja, u zhvilluan disa tendera me vlerë mbi kufirin e lartë monetar. Ajo që binte në sy ishte favorizimi i kompanisë “ERALD” shpk e Arjan Mujës.
Më 23 shtator 2024, kjo kompani mori nga OBP kontratën 131 milionë lekë për mobiljet e “Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, Tiranë. Tenderi u vlerësua me “Flamur të kuq” nga Open Data Albania. Kjo është shenja e riskut të korrupsionit. Nga i njëjti autoritet kontraktor, më 18 nëntor 2024, kompani mori tenderi 188 milionë lekë për moblijet e pavijonit “Pediatria e përgjithshme për qendrën spitalore univesitare Nënë Tereza”.
Tashmë të shohim se si do të shkojë pazari për tenderin e ri për mobilje, që është një trend i ri, por në vazhdën e vjetër të korrupsionit.
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.










Discussion about this post