GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kontrata e lobimit të PD-së në SHBA, flet biznesmeni Seci: Ofrova mbështetjen time për një Shqipëri demokratike

09:22 - 02/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kontrata e lobimit të PD-së në SHBA, flet biznesmeni Seci: Ofrova mbështetjen time për një Shqipëri demokratike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Biznesmeni shqiptaro-amerikan, Nuredin Seci ka reaguar sërish për kontratën e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA. Seci thotë se mbështja financiare është marrë nga anëtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan.

Në reagimin e tij, per emisionin ‘Opinion’, Seci thekson se ‘ka vendosur të ofrojë mbështetjen e tij financiare për opozitën shqiptare, me bindjen e palëkundur se përfaqësimi dinjitoz dhe profesional në kryeqytetin amerikan është thelbësor për avancimin e interesave për një Shqipëri demokratike dhe të lirë’.

“Qëllimi im ka qenë dhe mbetet i qartë: të mbështes angazhimin e profesionistëve më të kualifikuar në fushën e marrëdhënieve me qeverinë amerikane, ata që e kuptojnë realisht thellësinë e lidhjes historike mes dy vendeve tona, që njohin mundësitë që lindin nga udhëheqja e fortë e Presidentit Trump, dhe që janë të gatshëm të avokojnë me integritet për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë”, shprehet Seci.

Mesazhi i plotë drejtuar gazetarit Fevziu:

Pershendetje z. Fevziu. Duke degjuar panelin tuaj sonte dhe ne vijim te spekulimeve e fake news pafund te prodhuara ne Shqiperi kete jave, dua te ndaj me ju live ne emision po mundet, nje qendrim timin per ceshtjen e shume diskutuar te lobimit te PD ne USA.

Si një biznesmen shqiptaro-amerikan me dashuri të thellë për Shqipërinë dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kam qenë dhe mbetem i përkushtuar ndaj forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Për këtë arsye vendosa të ofroj mbështetjen time financiare për opozitën shqiptare, me bindjen e palëkundur se përfaqësimi dinjitoz dhe profesional në kryeqytetin amerikan është thelbësor për avancimin e interesave për një Shqipëri demokratike dhe të lirë.

Mbështetja që kam filluar të marr nga anëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan është një dëshmi inkurajuese e ndjenjës sonë të përbashkët për ruajtjen e kësaj lidhjeje të veçantë mes dy vendeve tona. Nga ana tjetër, nuk jam i befasuar nga sulmet e pabazuara dhe përhapja e dezinformatave nga individë dhe grupe që kundërshtojnë Presidentin Trump, kundërshtojnë një Amerikë të fortë dhe nuk përkrahin një Shqipëri të vërtetë demokratike.

Qëllimi im ka qenë dhe mbetet i qartë: të mbështes angazhimin e profesionistëve më të kualifikuar në fushën e marrëdhënieve me qeverinë amerikane, ata që e kuptojnë realisht thellësinë e lidhjes historike mes dy vendeve tona, që njohin mundësitë që lindin nga udhëheqja e fortë e Presidentit Trump, dhe që janë të gatshëm të avokojnë me integritet për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.

Si një person privat, kam vendosur të mos bëj më deklarata të tjera publike, ashtu siç nuk kam bërë kurrë asnjë deklaratë për fondacionin tjetër që drejtoj, përmes të cilit ndihmojmë të paktën 44 familje me fëmijë të spektrit autik, në veri dhe jug të Shqipërisë, përkatësisht në Tropojë dhe Tepelenë, dy nga zonat më të varfra të atdheut tim.

Theksoj sërish dhe dua të siguroj këdo që e lexon këtë qëndrim timin, se përkushtimi im për të mbështetur Amerikën dhe Shqipërinë do të vazhdojë pa ndërprerje, sa herë që të kem mundësi të jap kontribut për këto dy vende.

Zoti e bekoftë Amerikën, Shqipërinë dhe miqësinë e dy vendeve tona!

Uroj qe ta publikoni mesazhin tim.

Me konsiderate,

Nuredin Seci
New Jersey

Etiketa: kontrateKryesore1seciSHBA

Lajme të lidhura

“Protothema” artikull për kryeministrin Rama: Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard
Breaking Views

“Protothema” artikull për kryeministrin Rama: Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard

23:34 - 02/02/26
Maltë/ Arrestohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg nga autoritetet belge
Aktualitet

Maltë/ Arrestohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg nga autoritetet belge

22:30 - 02/02/26
Skandal te “Komuna e Parisit”: Këshilltarja e Petrit Malajt i zapton banesën këngëtarit të njohur
Aktualitet

Skandal te “Komuna e Parisit”: Këshilltarja e Petrit Malajt i zapton banesën këngëtarit të njohur

22:08 - 02/02/26
Para
Zgjedhjet për kryetar dege të PD-së në Vlorë, në garë 4 kandidatë (Emrat)

Vidhet gjatë natës selia e PD-së në Cërrik, hajdutët marrin kompjuterin dhe...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Protothema” artikull për kryeministrin Rama: Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard
Breaking Views

“Protothema” artikull për kryeministrin Rama: Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard

23:34 - 02/02/26

Kryeministri shqiptar Edi Rama shkaktoi polemika disa ditë më parë kur foli në Knesset (Parlamenti Izraelit): “Unë jam katolik, gruaja...

Lexo më shumë
Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas

Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas

23:30 - 02/02/26
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham

Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham

23:16 - 02/02/26
Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig

Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig

23:00 - 02/02/26
Napoli përforcohet me Alisson Santos nga Sportingu

Napoli përforcohet me Alisson Santos nga Sportingu

22:45 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com