GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Kontrata “skuqet” me shkelje/ Veliaj jep vulën, 2 mln euro shtesë për Piramidën, Fushës dhe Dulakut

16:27 - 05/10/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Kontrata “skuqet” me shkelje/ Veliaj jep vulën, 2 mln euro shtesë për Piramidën, Fushës dhe Dulakut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme Erion Veliaj ka vulosur shtesën prej 2 milionë eurosh për oligarkët Shkëlqim Fusha dhe vëllezërit Genci, Adrian dhe Artan Dulaku. Disa javë më parë Gijotina.com denoncoi se si Bashkia Tiranë kishte hapur tenderin  për “Rijetësimi i Piramidës se Tiranës”, për të cilin kishte vënë në dispozicion 2 milionë euro. Ky tender është një shtesë në kontratën fillestare për rikonstruksionin e Piramidës, pasi kontrata fillestare kapte vlerat 1.7 miliardë lekë.

Ky projekt iu dha në korrik të viti 2020 dy kompanive “Fusha shpk” dhe  “EDIL – AL – IT”, ku në kontratë theksohej se sipas ligjit shtesa bëhen vetëm në raste emergjence, apo nëse gjatë punimeve dalin investime të papritura. Ndërsa punimet vazhdojnë prej 2 vjetësh, në asnjë dokument të tenderit nuk shpjegohet se çfarë e papriture ka dalë gjatë punimeve. Në këtë mënyrë, pa garë, edhe shtesa prej 2 milionë eurosh e Veliaj xhirohet në llogaritë e Fushës dhe të Dulakëve.

Procedurë me negocim

Këtë tender, Open Data Albania e ka shënuar me 2 flamuj të kuq, pasi ka konstatuar një sërë shkeljesh që nga shpallja e tenderit e deri më tani. Ky prokurim është në kundërshti të hapur me ligjin pasi, në dokumentin e publikuar thuhet se është dhënë me negocim, të cilin për këtë rast, ligji nuk e lejon. Madje, vetëm pak muaj më parë ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, i cili në një konferencë për mediat ka deklaruar se do të ndalohen në mënyrë kategorike procedurat me negocim paraprak. Këto lloj kontratash zhvillohen pa garë dhe abuzohet me fondin limit, duke cenuar kështu të dhënat e projektit fillestar.

Tender pa garë

Por pavarësisht se kjo kontratë binte në kundërshtim me ligjin dhe u denoncua në media, kryebashkiaku Veliaj sërish vazhdoi planin e tij, duke shkelur një tjetër rregull. Tenderi iu është dhënë ditën e sotme pa garë dy kompanive “Fusha” dhe “EDIL – AL – IT” (kjo e fundit) 100 në pronësi të INER, me zotërues Vëllezërit Dulaku.

Sipas Open Data Albanian, ky tender nuk ka konkurrencë dhe kështu cenon tregun e lirë. Prokurimi zhvillohet me një konkurrent te vetëm që është një bashkim operatorësh, si në rastin konkret. Shpesh këto procedura më shume se mungese konkurrence ne treg shfaqin opsione te formulimit te kritereve dhe afateve për dorëzim dokumentesh në favor të një kompanie të paramenduar klienteliste. Këto tenderë meritojnë të konsiderohen të ekspozuara me risk korrupsioni dhe të merren nën hetim nga organet përgjegjëse.

Merren parat e qytetarëve

Faktet e mësipërme paralajmërojnë se Piramida para se të shndërrohet në qendrën “Tumo”,  do të kapë vlera marramendëse. Sigurisht, ky fond që do të shtohet, do t’u hiqet shërbimeve për qytetarët. Kjo  “ligjërohet” në kontratë, ku thuhet se,  “Për transformimin e piramidës do të përdoren të ardhurat nga Bashkia e Tiranës, fond i vënë në dispozicion nga buxheti në dispozicion të Ministrisë së Kulturës si dhe të ardhurat e Fondit shqiptaro-amerikan për Zhvillim vënë në dispozicion në kuadër të marrëveshjes të bashkëpunimit me Bashkinë e Tiranës për projektin “Rijetësimi i Piramidë”.

Kjo pikë është e mirë theksuar edhe në kontratën fillestare, por edhe në këtë kontratë për shtesë fondi. Çka bënë të qartë se 2 milionë euro do të hiqen nga investimet e nevojshme që qytetarët dhe do të hidhen mbi qendrën “Tumo”.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

 

 

Etiketa: abuzimErion VeliajGenc Dulakukontrate shtesekryesore2para shtesepiramidaqendr TumoShkelqim Fushatender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Amnistia fiskale, Gent Sejko ngre alarmin: Të shmanget pastrimi i parave të krimit

Amnistia fiskale, Gent Sejko ngre alarmin: Të shmanget pastrimi i parave të krimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com