GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Kontratat e Gentian Gjylit të mirëmbajtjes, denoncohen 2 tendera 3.6 MLN euro: ARRSH favorizon disa firma

13:34 - 30/08/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Kontratat e Gentian Gjylit të mirëmbajtjes, denoncohen 2 tendera 3.6 MLN euro: ARRSH favorizon disa firma
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i ri i Autoritetit Rrugor Shqiptar po ecën me shpejtësi në shtigjet e korrupsionit që ia la hapur paraardhësi i tij Evis Berberi, i cili ndodhet në burg për vjedhjet me tenderët. Gijtoina.com ka raportuar disa herë kontratat me probleme të firmosura drejtori Gjyli. Ndërsa sot drejtuesit të ARRSH i kanë dalë zbuluar manovrat e bëra me kontratat e mirëmbajtjes së rrugëve. Janë 3 denoncime që janë dërguar pranë KPP nga pjesëmarrësit në tendera.

Në datën 27 gusht 2024, në këtë Komision u depozitua një ankesë për procedurën me objekt kontrate “Loti 6: Mirëmbajtje rutine me performancë rruga Tepelene – Gusmar – k/Kuç + rruga Brataj – Kuc (fshat) 57.3 km” me një fond limit rreth 1.7 milionë euro.

Gara për këtë tender është hapur më 25 qershor 2024 dhe pritej të mbyllej më 27 korrik 2024.

Me sa duket gjërat nuk shkuan siç i kishte bërë planet Gjyli. Sipas kontratës, kompania fituese do të paguhet me 1.7 milionë euro vetëm për të bërë rivlerësimin e punimeve që janë bërë në këtë aks rrugor. Nuk kuptohet pse kjo duhet të jetë një kontratë mirëmbajtjeje, por Gjyli duke pasur në dispozicion paratë nuk është lodhur t’i gjejë një emër tjetër tenderit. Një rrugë dhe dy punë: mbulohen punët e pabëra, “të qethura” nga Berberi, nga ana tjetër u gjendet vendi këtyre parave që janë nga thesi i mirëmbajtjes.

“Kontraktori duhet të bëjë një vlerësim të pavarur të punimeve rehabilitimit të cilat në pikëpamjen e tij janë të nevojshme për të sjellë rrugët në nivelet e kërkuara të shërbimit, dhe të përfshijë koston për ato punime”, thuhet në dokument.  Kështu, kompania e paracaktuar do përfitojë këtë kontratë për 4 vinte dhe do të marrë lekë nga buxheti i shteti për të “rivlerësuar punimet e rrugës”.

Ndërsa çudia vazhdon edhe më tej, ku shohim se objekti i ankesës lidhet me vendimmarrjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi skualifikimin e ofertës të paraqitur nga “ERAL CONSTRUCTION COMPANY SHPK & ARDMIR SHPK”, në procedurën e mësipërme të prokurimit.

“ERAL CONSTRUCTION COMPANY SHPK’ si ankimues pretendon se AK duhej ta njoftonte për këtë mungesë dokumentacioni dhe jo ta përjashtonte nga gara. Këtë gjë ia garanton edhe ligji mbi prokurimet. Por me sa duket Gjyli nuk ka patur shumë kohë të merret me shqyrtimin sepse fituesi ishte gjetur me kohë.

Dy denoncime të tjera

Kjo ishte vetëm ankesa e parë në lidhje me mirëmbajtjen e rrugëve. Në datë 29 gusht 2024 u regjistruan dy ankesa të tjera nga dy kompani të ndryshme për një tjetër lot të tenderit të mirëmbajtjes. Bëhet fjalë për procedurën me objekt kontrate “Loti 1: Mirëmbajtje me performancë Laç (degëzim Patokut) – K/Milot (Laç – Milot), Ura e Drojës (Mamurras) – Laç (degëzimi i Patokut), K/Milot – Ura e Matit (e Trenit) Pllane, Laç – Patok (Plazh) , Fushë Krujë – Krujë, Krujë (kryq. rr.Varosh) – Sarisall”.

Fondi limit për këtë procedurë është 194 milionë lekë apo rreth 1.9 milionë euro. Edhe për këtë procedurë sërish ankimimi është bërë për fazën e vlerësimit.

Nga shqyrtimi paraprak i ankesës, u konstatua se objekti i saj lidhet me kundërshtimin e vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, mbi skualifikimin e ofertës së operatorit ekonomik “2A Group” SHPK, si edhe me vendimmarrjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi kualifikimin e ofertës së paraqitur nga operatori ekonomik “KOMBEAS” sh.p.k.

Pra, edhe në këtë rast ankimuesi shprehet se është skualifikuar nga gara vetëm se nuk ka paraqitur dokumenti që vërteton se ka kryer punë të ngjashme në këto tre vitet e fundit,  kriter të cilin e cilëson burokratik.

Ndërsa më tutje shprehet se ata kanë përcaktuar në ofertën e dorëzuar se sa përqind të punimeve do të kryejë secili nga bashkëpunëtorët, prandaj pretendimi i komisionit nuk qëndron.

“Skualifikohet, pasi nuk përmbush kriteret e veçanta të kualifikimit të përcaktuara në dokumentet standarde te tenderit. Operatori ekonomik “2A GROUP” sh.p.k., i cili sipas kontratës se bashkëpunimit do të realizojë 20% të shërbimit, nuk përmbush kriterin 2.3.1. “Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për shërbimet e mëparshme të ngjashme, të kryera gjatë tre viteve të fundit nga data e shpalljes së njoftimit të kontratës, në një vlerë jo më të vogël se 30 % të vlerës së fondit të limit të lotit përkatës, realizuar me sukses gjatë tri viteve të fundit.

Nga operatori ekonomik “2A GROUP” sh.p.k, për kontratat e shërbimit, nuk janë bashkëlidhur kontratat e bashkëpunimit me BOE në mënyrë që të përcaktohet vlera e punimeve te realizuara nga Operatori ekonomik, sipas % se bashkëpunimit në këto kontrata shërbimi. Kriteri konsiderohet i papërmbushur nga operatori ekonomik”.

Të njëjtën pikë ankimon edhe firma “KOMBEAS” sh.p.k, që pretendon se vlerësimi i ofertave bëhet me burokraci dhe favorizohen disa kompani në veçanti.

Ndërkohë vlen të theksojmë se edhe në këtë rast, firma fituese do të gëzojë kontratën për 4 vjet dhe do të xhirojë 1.9 milionë euro. Ju kujtojmë këto miliona euro po shpenzohen për mirëmbajtjen e rrugëve që janë ndërtuar rishtazi dhe në gjendje mjaft të mirë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimankeseDenoncimGentian GjyliKPPred flagtendervendim

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga
Breaking Views

Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga

15:07 - 02/12/25
Para
U vra teksa pinte kafe/ Elis Rroshkodoli, emër i njohur jo vetëm për policinë shqiptare

U vra teksa pinte kafe/ Elis Rroshkodoli, emër i njohur jo vetëm për policinë shqiptare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

Qeveria prezanton një filtër të ri sigurie për investimet e huaja, duke vendosur kontroll të detajuar për kapitalin që prek...

Lexo më shumë
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com