Një armë zjarri është gjendur ditën e sotme nga policia e Gjirokastrës pranë urës në qytet, rrugë që të çon në Njësinë Administrative të Lunxhërisë.
Sipas informacioneve të para, policia dyshon se arma e gjetur mund të jetë përdorur në ndonjë ngjarje të fundit kriminale në këtë qark.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ku është përdorur arma dhe kujt i përket.