GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kontrolli i KLSH zbulon skandalin e madh në Bashkinë e Vlorës

16:28 - 11/04/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Kontrolli i KLSH zbulon skandalin e madh në Bashkinë e Vlorës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak ditë më parë, nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit dolën në dritë një sërë problematikash në Qëndrën e Personave me Aftësi të Kufizuar, duke nisur që nga abuzimet e firmës që kishte kryer punimet dhe deri te problemet me ushqimin për fëmijët me aftësi të kufizuar. Në raportin e KLSH-së duket se është zbuluar një skandal akoma më i madh, ajo e tentativës për të zaptuar pronën dhe hequr atë fëmijëve të sëmurë, për tu kthyer më pas në një vënd ku të ndërtohen pallate. “Bashkia Vlorë, rezulton se nuk ka kryer asnjë procedurë për të vijuar me regjistrimin e objektit në favor të saj, në kundërshtim me nenin 18, të ligjit nr. 8744, datë 22.2.2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, i cili parashikon se të gjitha pronat, të cilat u kalohen në pronësi njësive të qeverisjes vendore sipas këtij ligji, do të regjistrohen në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, me pronar njësinë përkatëse të qeverisjes vendore, në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore për procedurat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme” thuhet ndër të tjera në raport.

Sipas raportit të KLSH-së ,lënia si tokë “Shtet” për vite me radhë ,ka bërë që sipërfaqja e qëndrës PAK të reduktohet ndjeshëm përgjatë viteve duke ju marrë një pjesë e konsiderueshme e sipërfaqes së saj . “Si pasojë e mos regjistrimit të truallit me nr. pasurie 24/1-T, kod unik 8602017041, në pronësi të bashkisë Vlorë dhe lënia për një kohë afërsisht 15-vjecare në pronësi “shtet”, mbi këtë truall kanë ndodhur ndryshimet si më poshtë, por jo vetëm:

–         Pas vitit 2007 rezulton se është hapur një rrugë, e cila shërben si rrugë kalimi për banorët të cilët banojnë pas truallit objekt auditimi.

–         Në vitin 2011 rezulton se një subjekt privat ka fituar të drejta pronësie mbi sipërfaqen 29 m2, me anë të procesit të legalizimit. Kjo sipërfaqe është certifikuar në favor të subjektit privat në vitin 2017.

–         Në vitin 2019 rezulton i lëshuar një vendim “Për kalimin në pronësi të objektit të ngritur para dt. 10.8.91 dhe të truallit të tij funksional”, me anë të së cilit janë fituar të drejta pronësie mbi truall.

Nisur nga kjo situatë e cila rrezikon tjetërsimin e kësaj prone të lakmuar në Lungomaren e Vlorës duke nxjerrë fëmijët e sëmurë në rrugë , KLSH ka urdhëruar marrjen e masave për nisjen e procedurave që kjo pronë ti shkojë bashkisë si aset, ashtu siç e parashikon ligji. “Bashkia Vlorë (drejtoria e pronave publike dhe menaxhimit të aseteve) të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për përditësimin, inventarizimin, transferimin dhe regjistrimin e ndërtesës  dhe truallit në pronësi të saj.

-Bashkia Vlorë (drejtoria juridike), pas përfundimit të procedurave të regjistrimit në pronësi të saj të truallit dhe ndërtesës , të marrë masa për nxjerrjen e një akti administrativ (vendim këshilli bashkiak) me qëllim kalimin e pasurisë në administrim të QZHPAK, për ushtrimin e funksionit për të cilën kjo pasuri është transferuar.

-Bashkia Vlorë në bashkëpunim me organet kompetente, të marrë masa për sistemin e kufijve të pasurisë truall dhe të rrugës së krijuar në përputhje me dokumentet e planifikimit të territorit.”

Edhe pse drejtoresha e ka mohuar që mosregjistrimi i pronës si aset i bashkisë apo degradimi i godinës si dhe një sërë shkeljesh të tjera kanë si qëllim favorizimin e individëve të ndryshëm për të ndërtuar në të, burime nga bashkia e Vlorës bëjnë të ditur që ka një interes të madh për ndërtimin e 4 kullave nga një ndërtues që ka punuar për një kohë të gjatë si drejtues institucioni. Kontrolli i Lartë i Shtetit , është e vetmja strukturë shtetërore që ka aktivizuar mekanizmat e saj për ruajtjen e kësaj prone ,si aset shtetëror në favor të fëmijëve me prapambetje mendore.

Etiketa: KLSHQPAKSkandalVlore

Lajme të lidhura

Blendi Gonxhe “hap thesin” për autoburgje: 640 milionë lek për bashkëshortin e Emiriana Sakos
Breaking Views

Blendi Gonxhe “hap thesin” për autoburgje: 640 milionë lek për bashkëshortin e Emiriana Sakos

23:09 - 18/02/26
Protesta e opozitës më 20 shkurt/ Ambasada e SHBA në Tiranë mesazh për qytetarët amerikanë: Shmangni demonstratën
Breaking Views

Protesta e opozitës më 20 shkurt/ Ambasada e SHBA në Tiranë mesazh për qytetarët amerikanë: Shmangni demonstratën

21:48 - 18/02/26
Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, humb jetën kalimtari
Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, humb jetën kalimtari

20:23 - 18/02/26
Para
Na keni marrë gjithçka. Mos na e merrni edhe iftarin

Na keni marrë gjithçka. Mos na e merrni edhe iftarin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 19 Shkurt 2026

07:29 - 19/02/26

Dashi Keni dëshirë të bëni gjëra të reja, por më parë do të ishte mirë të bëni një lloj bilanci...

Lexo më shumë
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026

07:26 - 19/02/26
Spektakël me 6 gola në Belgjikë, Atletico Madrid ndalet në ndeshjen e parë nga Club Brugge

Spektakël me 6 gola në Belgjikë, Atletico Madrid ndalet në ndeshjen e parë nga Club Brugge

00:00 - 19/02/26
Blendi Gonxhe “hap thesin” për autoburgje: 640 milionë lek për bashkëshortin e Emiriana Sakos

Blendi Gonxhe “hap thesin” për autoburgje: 640 milionë lek për bashkëshortin e Emiriana Sakos

23:09 - 18/02/26
Protesta e opozitës më 20 shkurt/ Ambasada e SHBA në Tiranë mesazh për qytetarët amerikanë: Shmangni demonstratën

Protesta e opozitës më 20 shkurt/ Ambasada e SHBA në Tiranë mesazh për qytetarët amerikanë: Shmangni demonstratën

21:48 - 18/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com